nehatbe
  *Kohet e namazit*
 
Bismilahirr-rrahmanirr-rrahim

Es selamu alejkum ve rahmetullah

Nje vella na eshte lajmeruar me e-mail duke propozuar qe ne faqe (kurandhesunet.net) te jene te paraqitura edhe Kohet e Namazit (per qytete te ndryshme). All-llahu (Subhanehu ve Teala) e shperblefte per propozimin e tij, shume me vend. Duke pasur pervojen nga disa faqe te cilat ofrojne nje sherbim te ketille, kam verejtur se kohet e dhena devijojne nga kohet e sakta te qyteteve perkatese. Kjo, sepse per llogaritjen e koheve te namazit ata perdorin algoritme te ndryshme, te cilat llogarisin kohet per vende te ndryshme ne baze te formulave dhe algoritmeve duke perdorur te dhenat long (Longitude) dhe lat te lokacioneve (qyteteve, vendeve) perkatese. Se keto te dhena nuk mjaftojne per llogaritjen e sakte te koheve te namazit deshmon edhe artikulli te cilin lexova para disa diteve, te cilin mund ta gjeni (gj. angleze) ketu:


Jam i mendimit se, nese do ti paraqesim kohet e namazit ne faqe, atehere ato kohe duhet te jene autentike.

Prandaj, mundesia e cila mbetet per ofrimin e te dhenave te sakta eshte ajo qe, te dhenat rreth koheve te Namazit te jipen nga vendasit e atij qyteti, te cilet posedojne te dhena autentike.

Per kete qellim, kam shtjelluar nje Baze te te Dhenave (Data Base) ne te cilen do te shenohen kohet e Namazit per vende te ndryshme. Pasi qe kohet e Namazit mbeten te njejta gjate vitit (vetem se emertimi i dites ndryshon, p.sh. vitin e kaluar 22.10.2003 ka qene e Merkure, ndersa 22.10.2004 eshte e Xhuma) keto te dhena do te jipen ne Bazen e te Dhenave vetem nje here.

Shenimi i te dhenave do te mundesohet edhe permes internetit, duke perdorur formulare. Shembull te perafersishem mund te merrni grafiken me poshte


Mundesia tjeter eshte edhe ajo qe, kohet e namazit te nje vendi te caktuar mund te me dergohen edhe permes e-mailit, te cilat une pastaj do ti vendos ne Bazen e te Dhenave. Me rast te perdorjes se menyres direkte (permes formularit te paraqitur me larte), do tu jipen te interesuarve per shenimin e te dhenave, infromacionet per kyqje (emri dhe fjalekalimi) ne lokacionin e formularit, ashtu qe te evitohet rreziku i keqperdorimit.

Ata te cilet jane te interesuar te bashkepunojne ne kete projekt, le te shkruajne ketu duke dhene komentet dhe propozimet e juaja.

Lus All-llahun (Subhanehu ve Teala) qe veprat tona te jene vetem per te arritur Meshiren dhe Kenaqesine e Tij (Subhanehu ve Teala).Amin

Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu




Comments on this page:
Comment posted by uquayxu( asufumormailsdfsdf.com ), 10/28/2015 at 4:54pm (UTC):
http://dapoxetinepriligy-buy.org/ - Dapoxetine Buy Online <a href="http://hyclatedoxycycline-buy.com/">Buying Doxycycline Online</a> http://lasix-onlinefurosemide.com/



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:

 
  Today, there have been 35 visitors (217 hits) on this page!  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=