nehatbe
  *Lajme Vip*
 

Dy kosovarë drejt tapetit të Oscar-it

     

Ai, një ish-i panjohur, do të pushtonte befas ekranet dhe shtypin me rolin e tij në filmin “Eduart”. E që nga ky moment Eshref Durmishi do të kthehej në personazhin më të shumëpërfolur. Por ne kemi shkuar përtej asaj famës që i solli roli i tij. Kemi zbuluar historinë e tij të dashurisë... 

 

 Image

 

Kur Eshref Durmishi filloi të mos humbiste asnjë ndeshje futbolli të skuadrës së nipit të tij, të gjithë e kuptuan që diçka fshihej pas entuziazmit të aktorit 27-vjeçar: Në të njëjtin fushë futbolli me Fadilin (nipin e Eshrefit), stërvitej skuadra e futbollit të femrave të përfaqësueses gjermane. Por Eshrefin nuk e hante shumë meraku për skuadrën sesa për një futbolliste në veçanti, që luante në pozicionin e mesfushores.  

Ajo ishte rreth të tetëmbëdhjetave, me flokë të gjatë dhe me tipare lehtësisht të dallueshme prej shqiptareje. Quhet Fatmira Bajramaj dhe është dashuria e madhe e Eshref Durmishit. Ai është aktori kosovar që i dha jetë personazhit të Eduartit në filmin me të njëjtin titull të regjisores greke Angeliki Antoniu. Por, nëse Eduarti është ende duke ngrysur netët pas hekurave të burgut, Eshrefi është duke përjetuar ndoshta momentin më të madh në jetën e tij, jo vetëm në karrierë, por edhe në dashuri. “Besoj se çdo njeri ka në mendjen e tij partnerin ideal; edhe unë e kam pasur një në mendjen time, - thotë Eshrefi, duke theksuar se partneren ideale ai e ka gjetur te Fatmira”. Lirën (kështu i thërret ai shkurt) ma ka dërguar Zoti si dhuratë, ashtu siç kam dashur gjithmonë ta kem një partnere”.

Nuk është fort e zakontë që ta takosh në një stadium futbolli një dhuratë të çmuar si ajo, ku në pjesën më të madhe rastis të takosh vetëm njerëz që ulërasin maskilitet. Për fatin e mirë të të dyve, vëllai i vogël i Fatmirës luante në të njëjtën skuadër futbolli me nipin e Eshrefit, në Borussia Mönchen Gladbach. “Kështu jemi njohur, duke parë një ndeshje futbolli”, pohon Eshrefi, të cilin këmbët e çonin gjithnjë e më shpesh drejt stadiumit.

E megjithëse shkëndizat e para mes tyre u ndezën ende pa u njohur mirë, Eshrefi u largua drejt vendlindjes, ndërsa Fatmira vazhdoi jetën e saj në Gjermani.

 

Dashuria në kohën e internetit

Eshrefi diti të përfitojë nga ky avantazh: “Ishim në kontakt të vazhdueshëm përmes telefonit dhe internetit. Nuk harroja kurrë që t’i tregoja se më pëlqente, se kishim shumë gjëra të përbashkëta”, nxiton të sqarojë Eshrefi.

Prandaj, edhe pse larg, një histori mes tyre dukej se kishte gjetur udhën e duhur.

Kur Eshrefi rikthehet në Gjermani (kësaj radhe jo vetëm për të afërmit), nuk pati kurrfarë ndroje t’i tregonte Lirës për ndjenjat e tij. “Pas një kohe të gjatë që ishim njohur, ne i kishim ruajtur kontaktet dhe dashuria kishte lindur njëkohësisht tek të dy”, kujton Eshrefi takimin e parë kur të dy e pranuan “zyrtarisht” dashurinë që kishte lindur gjatë kësaj kohe. Dhe duket se kjo lidhje, krahas gëzimeve që u solli në jetën private, ishte si një ogur i mirë dhe për karrierën profesionale. Fatmira Bajramaj, në vitin 2007 shpallet kampione bote me përfaqësuesen gjermane në futboll për femra.

Ai nuk është shpallur kampion bote, por debutimi i tij në filmin “Eduart” i dha famën e një kampioni dhe e ka shndërruar në një prej aktorëve më të mirë të rinj shqiptarë. Premiera e filmit “Eduart”, një bashkëprodhim greko-gjerman, u shfaq në 25 nëntor në orën 22.30 në Olympion Theatre. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ai u shpall filmi më i mirë grek për vitin 2006, çmim ky i FIPRESCI-it (Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit). Me këtë film, Greqia konkurron për Oskar në kategorinë e filmave të huaj.

Ndaj, sukseset që kanë korrur, secili në profilin e vet, i kanë bërë të ndihen edhe më shumë krenarë për njëri-tjetrin. “Jam shumë e lumtur që është një aktor që po ecën shumë mirë dhe po korr suksese”, thotë e kënaqur Fatmira, e cila talentin e partnerit e shijon përtej të qenit një spektatore e thjeshtë. “Si aktor, ai luan ndonjëherë edhe me mua. Gjithmonë më bën të qesh dhe më jep shumë kënaqësi, dashuri e ngrohtësi”. Por të qenit i suksesshëm kërkon mund, sakrifica dhe impenjime që shpeshherë të mbajnë larg njerëzve që do. “Pa dyshim që impenjimet na hanë shumë kohë, sepse shpesh jemi në udhëtime profesionale”, thotë Lira, e cila nuk harron të shtojë se këto vështirësi janë të kapërcyeshme “Ne e kuptojmë punën tonë, prandaj kuptojmë edhe situatat kur nuk kemi shumë kohë për njëri-tjetrin”, shton ajo.

E sigurisht kur dy njerëz janë të dashuruar, si ata, gjithmonë bëhet fjalë për një histori ndryshe, ku edhe “pickimet e vogla”, siç quajnë ndonjë sherr të vockël, kalon pa zarar.

Por, ndërsa ato “pickime” hyjnë në të folurit ledhatues mes dy të dashuruarve, kur bëhet fjalë për tradhtinë, gjuha e tyre merr tjetër ngjyrim. “Tradhtia? Është e vetmja arsye për të cilën mund të ndahemi”, përgjigjen thuajse njëzëri me një ton të ftohtë, që nuk të nxit të diskutosh më gjatë mbi këtë argument.

Por nuk e fshehin që lidhja e tyre ka pasur edhe momente xhelozie, jo për shkak të ndonjë tradhtie, por “kur e do dikë me të vërtetë, atëherë edhe xhelozon”, thotë Fatmira, ndërsa  Eshrefi dëshiron ta sqarojë njëherë e mirë se, kur bëhet fjalë për dashurinë e tyre, “ajo mbështetet te sinqeriteti, mirëkuptimi”.

Ndërsa në ato raste kur xhelozia ngre krye, bëhet fjalë për një xhelozi të pranueshme që nuk prish punë, madje ndonjëherë bëhet shkak që ata të rifreskojnë ndjenjat mes tyre.

Nëse ka diçka që Eshrefi nuk e duron te partnerja e tij e që gjen rastin t’ia thotë edhe publikisht, duket se, më tepër se kritikë, ngjan me një lutje: “Nuk më pëlqen shumë kur nuk kujdeset për veten në raste kur është e sëmurë apo e lënduar, por përsëri vazhdon të merret me sport”. Megjithatë kritikat e tij bien në vesh të shurdhët. Lira, duke qeshur,  hedh pas krahëve “kritikat e bëra me dashuri”, duke iu përgjigjur: “Ndërsa mua më pëlqen buzëqeshja jote, sytë dhe sidomos kur ngrihesh herët në mëngjes e më zgjon dhe mua”.  

Dhe në këto mëngjese të ftohta dimri, Lirës nuk i ka munguar buzëqeshja e Eshrefit, i cili  pret me padurim që ajo të zgjohet dhe më pas të gjerbin së bashku kafen e mëngjesit, të shkojnë për shopping, të drekojnë jashtë dhe të diskutojnë pa fund, sepse, siç thonë ata: “Kemi aq shumë gjëra për të thënë, sa nuk na del një jetë e tërë”.



Ne traditen e Irmes



Serish si autore e teksteve te kengeve te saj dhe me tinguj popullore, Irma Libohova eshte rikthyer ne tregun muzikor. Me te tjere tituj dhe me premtimin se se shpejti do t’i perkushtohet ashtu sic duhet edhe muzikes se lehte



Ditet qe ndryshuan Ciljeten



Me nje album te ri e mbi te gjitha, me nje tjeter imazh, Ciljeta Xhilaga premton t’u rikthehet ekraneve muzikore. Si gjithmone seksi, por kete here me pak ekstravagante dhe me me shume klas. E mbi te gjitha me nje dashuri te re, per te cilen ka cfare te tregoje



Mekati i Rovenes - Ne kerkim te fames, per te shpetuar nga provincen



Nje konviktore qe behet menjehere e njohur ne rrethet artistike te Tiranes. Qe arrin te marre dhe cmime ne festivale. Por qe nuk u mjaftua kurre me kaq. Rovena Stefa donte te pushtonte tregun me kenget dhe albumet e saj. Ndaj perdori gjithe marifetet e mundshme.



       
MUZIKA

James Blunt me koncert në Tiranë?      
 
 

Këngëtari i njohur britanik James Blunt do të mbaj koncert në stadiumin e futbollit Qemal Stafa më 17 qershor të këtij viti.

 

 
Read more...
 
Flori injoron Sonin      
  
 

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Flori, pasi është ndarë me Sonin ka filluar ta injorojë atë në mënyrë ekstreme.

 

 
Read more...
 
Rikthehet Bleona      
 
 

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti është rikthyer në Shqipëri për koncertin që kryeministri Berisha kishte organizuar në Pallatin e Kongreseve fundjavën e kaluar.

 

 
Read more...
 
Shfajësohet Albani      
   
 

Këngëtari Alban Skenderaj ndihet shumë mirë që këngëtarja Olta Boka ka prekur finalen e “Eurovision”, dhe ashtu siç ka menduar më parë thotë se qëndrimi i tij ishte i drejtë.

 
Read more...
 
Skillz marrin tre yje në “Video Festin Muzikor 2008”      
  
 

Video-klipi “Ah femrat” i hip-hop grupit “Skillz”, është shpallur më i miri i ceremonisë së gjashtë të ndarjes së shpërblimeve video muzikore mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

 

 
Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 Next > End >>
 
 

 

 


       
   
 

 

 

 
  Today, there have been 38 visitors (67 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free