nehatbe
  *Mjekësi*
 

Truri vendos më shpejt se sa mendon

Flisni për të menduarit e shpejtë? Në fakt truri i merr disa vendime deri në 10 sekonda para se këto vendime së pari të mendohen mirë, thonë studimet e reja.Në këtë studim, 14 meshkuj dhe femra të moshës nga 21-30 qëndruan para kompjuterit dhe përcollën shkronja të rastit të cilat janë shfaqur në ekran, një nga një. Kur ata e shihnin shkronjën e shfaqur, shtypnin njërin nga dy tastet në kompjuter dhe tregonin shkronjën e cila ishte në kompjuter, pasi që merrnin vendimin.

Në ndërkohë, ata i janë nënshtruar disa skenimeve trunore duke shfrytëzuar pasqyrimin me rezonancë magnetike, e cila tregon aktivitetin e trurit që është i lidhur me këto vendime.

Këto skenime të trurit kanë treguar aktivitet në dy regjione në pjesën frontale dhe parietale të korteksit të trurit, të cilët janë aktivizuar shumë më herët, madje deri në 10 sekonda, krahasuar me vendimin e vetëdijshëm, për të shtypur njërën prej tasteve të kompjuterit.

“Kjo tregon se kur vendimet rreth subjektit kanë pranuar informacionet e duhura, ky vendim veçse është ndikuar nga një aktivitet i pavetëdijshëm i trurit, për rreth 10 sekonda më herët”, kanë thënë studiuesit.

Këto të arritura janë publikuar në edicionin e muajit prill të revistës “Nature Neuroscience”.

 

Ushqimi para shtatzënisë

Dihet mirë se ushqimi i shtatzënave është shumë specifik, mirëpo rrallë kush mendon për ushqimin paraprak. Nga fillimi i shtatzënisë, fetusi merr energjinë dhe përbërësit ushqimor të domosdoshëm për zhvillimin e tij. Për këtë arsye, nevojat e shtatzënës për jod, acid folik dhe hekur rriten shumë shpejt.Që të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre materieve të nevojshme, është më mirë që shtatzënia të fillohet me rezerva të tyre. Mirëpo duhet të kihet parasysh se nevojitet një kohë prej 3-4 muajsh që të krijohen sasi të mjaftueshme të rezervave. Për këtë arsye është me rëndësi që prej momentit kur të vendosni të keni fëmijë, të filloni me regjim të veçantë të ushqimit.Njëkohësisht ky është momenti i përmirësimit të gabimeve të deriatëhershme në ushqim, kështu do të kufizoni sasinë e yndyrave, do të rritni sasinë konsumimit të lëngjeve, do të krijoni rezerva të nevojshme të përbërësve ushqimorë, dhe nuk do të hani dy herë më shumë, por dy herë më mirë. Që organizmi të ketë sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve, do të ishte ideale që të mendoni për to para shtatzënisë.Më i rëndësishëm nga vitaminat është B9 (acidi folik). Mungesa e kësaj vitamine mund të pengojë zhvillimin normal të frytit. Nga momenti i shtatzënisë nevojat për acidin folik rriten për 300-500 mg në ditë. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë marrjen e preparateve shtesë sapo të kuptohet për shtatzëni. Meqenëse mund të ndodh që shumë vonë të kuptohet shtatzënia, është më së miri që acidi folik të fillojë të merret nga momenti i dëshirës për të lindur fëmijë. Ushqimet të cilat përmbajnë B9, janë sallata e gjelbër, spinaqi, llojet e djathit, vezët etj.Njëri nga problemet më të shpeshta te shtatzënat është mungesa e hekurit, nevojat për të cilin rriten që nga dita e parë e shtatzënisë. Hekuri është i nevojshëm për funksionimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe siguron fetusin me oksigjen. Fryti nuk ka rrezik nga mungesa e hekurit, mirëpo nëna e ardhshme rrezikohet nga anemia.Jodi është njëri nga mineralet që shpesh harrohet, mirëpo është shumë i rëndësishëm që nga fillimi i shtatzënisë, pasi që ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e neuroneve të fetusit. Në mungesë të jodit, foshnja do të lind me peshë të vogël si dhe me çrregullime në zhvillimin intelektual.

 

Shtatzënat duhet të hanë më shumë peshq

Edhe pse është një nga ushqimet më të rëndësishme të dietës mesdhetare, fatkeqësisht peshku nuk është pjesë e dietës sonë ushqimore, që do të mund ta bënte një aleat të çmuar për shëndetin.Studimi më i fundit vjen nga "Harvard Medical School" në Boston, ku sapo ka përfunduar një kërkim që tregon se si fëmijët e nënave që kanë konsumuar shumë peshk gjatë shtatzënisë, ishin më inteligjentë dhe më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre.Grupi i shkencëtarëve amerikanë arriti të testonte 341 fëmijë me moshë tre vjeç së bashku me nënat e tyre. Grave që iu ishte bërë një analizë gjaku në tremujorin e tretë të shtatzënisë, iu ishte dhënë edhe një pyetësor për të shënuar llojin e dietës dhe sasinë e peshkut të konsumuar. Kur fëmijët e tyre mbushën tre vjeç iu nënshtruan një testi mbi analizën e të folurit, koordininim motor dhe atë hapësirë-kohë.Rezultatet përfundimtare treguam se fëmijët e grave që kishin konsumuar peshk të paktën dy herë në javë arrinin pikët maksimale në test. Por pavarësisht kësaj, duhet treguar gjithmonë kujdes në llojin e peshkut që vendosni të konsumoni, sepse studimi tregoi edhe se fëmijët e grave që në analizat e gjakut rezultuan se kishin një përqendrim më të lartë të merkurit, arrinin rezultatet më të dobëta konjektive. Era e peshkut të freskët është si era e detit.Për këtë arsye, studiuesit paralajmërojnë se duhet konsumuar të paktën dy herë në javë dhe nga ai lloj që është shumë i pasur me yndyra omega-3 dhe i varfër me merkur. Këto substanca luajnë një rol kyç në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Më i miri është pa diskutim merluci, që përmban pak yndyra omega-3, por edhe përqendrimin më të ulët të merkurit.

 

Mos i rrihni fëmijët bythëve!

Një hulumtim i bërë para pak kohe, ka zbuluar pasojat negative të goditjes së fëmijëve në prapanicë të cilën e ushtrojnë disa prindër. Në fakt, fëmijët e tillë një ditë nuk do të bëhen vrasës serikë, plaçkitës të bankave apo grabitës, mirëpo do të mund të bëheshin persona me sjellje devijuese dhe me sjellje të rrezikshme gjatë seksit.Një dënim i tillë fizik i fëmijëve përgjithësisht ua rrit gjasat prindërve që një ditë të kuptojnë se fëmija i tyre, si person i rritur, praktikon seks pa mbrojtje apo luan lojërat sado-mazokiste, pohojnë shkencëtarët. Shumë adhurues të goditjeve në prapanicë sigurisht nuk do të pajtohen se sjellja e tyre është devijuese apo e rrezikshme, ndërsa nuk është e njëjtë sikur të pëlqeni goditje të lehta apo ndjenjë të dhimbjes së madhe, sikur edhe nëse jeni mazokisht, sadist apo që të dyja. Mirëpo është fakt se ka disa adhurues të lojërave sado-mazo të cilët në fëmijëri nuk janë rrahur bythëve, apo janë rrahur shumë rrallë.Sidoqoftë, nëse e rrihni në prapanicë, gjasat janë më të mëdha që fëmija juaj një ditë t’i dëshirojë lojërat sado-mazo. Qysh moti dihet se ushtrimi i dhunës fizike nuk është e preferuar, sepse mëson mënyrën e dhunshme të zgjidhjes së problemeve.

 

Si ta qetësoni fëmijën pas një ëndrre të keqe

Ëndrrat e këqija janë diçka e zakonshme të cilat fëmijët i shohin shpesh. Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj zgjohet në mes të natës pas një ëndrre të keqe. Si fillim duhet të dini si ta parandaloni një ëndërr të keqe. Duhet që fëmija para se të flejë, t’i lexoni ndonjë libër apo përrallë me qëllim që ndjehet i sigurt.

Shmangni detajet e ëndrrës

Fëmijën duhet ta qetësoni duke e përqafuar. Mos kërkoni nga ai t’ua tregojë të gjitha detajet e ëndrrës, sepse duke i treguar ato, fëmija do ta përforcojë frikën të cilën e ka ndjerë. Bisedën për ëndrrën duhet ta lini për në mëngjes.

Flisni për ëndrrën sikur të jetë film

Nëse fëmija ka ëndërruar se e ka ndjekur një tigër, atëherë pyeteni atë se çfarë ka dashur të bëje që ta zmbraps bishën. Duke menduar për një fund pozitiv të ëndrrës fëmija merr kontrollin mbi atë që e ka ëndërruar.

Lini dritën ndezur

Në dhomën e fëmijës duhet që të rrijë drita ndezur ose dera çelë. Kështu ai do të ketë një lidhshmëri me dhomat tjera dhe do të mendojë se ju jeni gjithmonë pranë tij.


Inkurajojeni të qëndrojë në shtrati e vet

Mos e lejoni fëmijën që si “mbrojtje” ta ketë krevatin tuaj, sepse nuk do të mund ta bindni më që të flejë në krevatin e vet. Në vend se ta merrni në dhomën tuaj, qëndroni pranë tij deri sa të flejë dhe pastaj largohuni.

Thoni fjalët e duhura

Qetësojeni frikën e fëmijës duke i shpjeguar: Ajo ka qenë vetëm ëndërr, nuk është e vërtetë. Gjithçka është në rregull, këtu më ke mua, asgjë e keqe s’mund të ndodhë...

 

Kripa e tepërt rrezikon shëndetin e fëmijës

Ngrënia e ushqimeve me sasi të madhe të kripës shkakton etje dhe në këtë mënyrë rritet nevoja për lëngje, të cilën e plotësojmë duke pirë pije të cilat përmbajnë sheqer. Disa shkencëtarë britanik kanë treguar se e njëjta gjë ndodh edhe te fëmijët të cilët hanë ushqime të cilat përmbajnë sasi më të madhe të kripës, dhe kështu janë të detyruar të pinë lëngje të cilat i trashin ato.

Nëse fëmijët konsumojnë rregullisht ushqime të kripura dhe i përcjellin ato me lëngje të cilat përmbajnë kalori të larta, do të thotë se shëndeti i tyre është i rrezikuar në mënyrë të dyfishtë. P.sh. në Angli, çdo i pesti fëmijë ka mbipeshë dhe një gjë e tillë e ka shtuar frikën, për rritjen e prirjes për trashje në moshën madhorë, pastaj për sëmundje të zemrës, si dhe për goditje në tru në vitet pasuese.

Sasia e madhe e kripës mund ta dëmtojë shëndetin e fëmijës, dhe për këtë arsye prodhuesit e ushqimeve duhet ta zvogëlojnë sasinë e kripës në bukë dhe në ushqimet tjera, të cilat janë burimi kryesor i ushqimit të fëmijëve. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm gjatë përgatitjes së ushqimit për fëmijët e tyre dhe duhet të mundohen që ushqimi të ketë sasi sa më të vogël ose të mos ketë fare kripë. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet rreziku nga prirja për trashje dhe pasi të rriten, si dhe do ta reduktojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe për sulm në tru.

Sipas vlerësimit të studiuesve, nëse fëmijët përdorin gjysmën e sasisë së kripës te cilën e përdorin aktualisht (një reduktim mesatar prej tri gramësh në ditë), atëherë do të zvogëlohet edhe konsumimi i pijeve të cilat përmbajnë sheqer (rreth 250 kalori në javë). Zvogëlimi i sasisë së kripës në 10-20 %, nuk e ndryshon fare shijen, ndërsa ndihmon në reduktimin e dukshëm të nevojës për lëngje.

blog counter

 
  Today, there have been 32 visitors (66 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free