nehatbe
  *Nene per here te pare*
 

Nënë për here të parë

Nuk ka dyshim se një nga cilësitë më të cmueshme që ia ka dhënë All-llahu i madhëruar femrës është të qënit "NËNË".

 

Dhe gjëja më e cmueshme që mund ti japë nëna fëmijës së saj është dashuria. Shfaqja e dashurisë nuk përmblidhet vetëm në ngrohtësinë që mund ti japë nëna fëmijës, por cdo mund që bën për ti shërbyer fëmijës si: kujdesin e tij shëndetësor e ushqimor. Fëmija lind i dobët nuk posedon vetëm se ankesën me lot e gëzimin me buzëqeshje. Sepse bota e fëmijës është bota e ndjenjave, nëse fëmija jot ndjehet i qetë e e interesuar për të , atëherë ai do të ndjejë se kjo është dashuri.
 

Prandaj do tu paraqes disa këshilla në mënyrë që fëmija jot të ndjehet sa më i lumtur insha'All-llah.  

 

Pastërtia e fëmijës
 

Duhet që patjetër të kujdesesh për pastërtinë e lëkurës së fëmijës sepse ajo është shumë e ndjeshme, ajo ka nevojë për shumë kujdes, në mënyrë që të mos preket nga asgjë që i shkakton infeksion. Prandaj duhet që cdo ditë të lahet ta supozosh këtë si e drejta jote dhe e tij, fëmija e ndjen interesimin dhe kujdesin që i bëhet gjatë të larit.

Ja disa pika të cilat duhen të kihen parasysh para dhe mbas të larit:

  • Sigurohu se dhoma është e ngrohtë e nuk bën korent (me nje fjalë nuk ka hapur derën dhe dritaren)

  • Sigurohu se thonjtë i ke të shkurtuara, e unazat të hequra.

  • Sigurohu se temperature e ujit është e përshtatshme për fëmijën - 37 gradë

  • Mbaji afër cdo gjë që të duhet gjatë të larit si:
    1. Dy peshqirë të pastër.
    2. Ndërresa të pastërta.
    3. Sapun të vecantë për fëmijën dhe sfungjer të butë i vecantë për fëmijë.
    4. Shampo  të vecantë për fëmijën.
    5. Lodra të cilat futen në ujë.

  • -Vishe fëmijën menjëherë mbas larjes.   

Zhvillimi i dhëmbëve të fëmijës
 

Zhvillimi i dhëmbëve normalë tek fëmijët është si më poshtë:

Formimi i dhëmbëve  të fëmijës poshtë mishit të tyre  fillojnë qysh para lindjes. Fillojne që ti dalin nga mosha 6 muajsh e deri në 10 muajsh. I plotësohen atij 20 në moshën 36 muaj, është mirë përdorim i indonjë mjeti plastike i vecantë për këtë punë në mënyrë që fëmija ta shtrëngojë me mishin e dhëmbëve, e kjo e ndihmon procesin e daljes së dhëmbëve.

 

Numri i orëve të gjumit të fëmijës tënde
 

Javën e parë: 8 orë ditën e 8 orë e gjys natën.

1 muaj: 7 orë ditën e 10 orë natën.

3 muaj: 5 orë ditëne 10 orë natën.

6 muaj: 2 orë e gjys ditën e 12 orë natën.

9 muaj: 3 orë ditën e 11 orë e gjys natën.

12 muaj: 2 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

18 muaj: 2 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

2 vjet: 1 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

3 vjet: 1 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.

4 vjet: 1 orë ditën e 11 orë e gjys natën.

5 vjet: 1 orë ditën e 11 orë natën.

6 vjet: 1 orë ditën e 10 orë e gjys natën.

 

Vini re:

 

Ji e kujdeshme ndaj vaksinimit të fëmijës kundra sëmundjeve ngjitse, gjithashtu edhe ato të përsëriturat në kohën e tyre të caktuar, në mënyrë që ta mbrosh fëmijën nga sëmundjet, me lejen e All-llahut të madhëruar.

 

Dhe së fundi lus All-llahun e madhëruar që ta ruajë e ta mbrojë nga cdo e keqe, u rrittë në kënaqësinë e dashurisë dhë ngrohtësisë tënde, e bëftë All-llahu prej pasardhësve të khajrit (mines-salihin) e gjithë mundin dhe kujdesjen tënde ndaj tij All-llahu ta vëntë në peshojën e veprave të mira..

 

 
  Today, there have been 54 visitors (109 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free