nehatbe
  *Pasojat e mekatit*
 

Pasojat e Mëkatit

Në qoftë se ke pyetur ndonjëhere veten se çfarë pasoje mund të ketë kryerja e mëkatit, atëherë lexo më poshtë.

Mëkati dhe mosbindja kanë ndikim negativ të madh në jetën, shpirtin, dhe zemrën e njeriut. Mëkati dhe vetëm mëkati ishte ai që shkaktoi nxjerrjen e Ademit dhe Havasë nga Xhenneti, ku ato jetonin të lumtur dhe në begati të pafundme.

Mosbindja dhe mëkati bënë që djalli i mallkuar të dalë nga lumturia në mjerim dhe dënim të përjetshëm. Mëkatet e tij shndërruan afrimin që kishte te Allahu (xh sh) në largim, mëshiren në mallkim, bukurinë në neveri, dhe Xhennetin (Parajsën) në Xhehennem (Ferr).

Për shkak të mëkateve dhe mosbindjes, Allahu (xh sh) fundosi popullin e Nuhit (a s), duke mbytur token deri në pikën më të lartë.

Mëkatet kanë qenë edhe shkaku për shkatërrimin e popullit të Adid, kur atyre u erdh një erë e fortë nga Allahu (xh sh) dhe i la ato të vdekur si trungje pemësh për tokë. Gjithashtu edhe populli i Themudit gjeti vdekjen për shkak të mëkatit, kur atyre u erdhi një fatkeqsi e tmerrshme, ulërimë e cila u plasi zemrat.

Po për popullin e Lutit, të cilët qenë zhytur në homoseksualizëm? Allahu (xh sh) e përmbysi vendin e tyre, duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë dhe mbi ta hodhi gurë nga qielli pa ia ndarë derisa u shkatërruan të gjithë. Ky ishte dënimi që me të vërtete ato meritun nga ky immoralitet që edhe kafshët nuk i afrohen.

Çfarë tjetër përveç mëkateve bënë që populli i Shuajbit të goditet nga një tërmet i fortë, duke i lënë të vdekur në banesat e tyre? Mëkatet shkaktuan mbytjen e Faraonit dhe popullit të tij në det, kështu ata gjetën dënimin e Allahut (xh sh) në këtë botë dhe në botën tjetër, ku aty do të vuajnë dënimin përgjithmonë.

Ata (mëkatet) qenë shkak edhe për shkatërrimin dhe zhdukjen e Karunit, pasurisë, banesës, dhe familjes së tij.

I dërguari i Allahut (saws) ka thënë: "Njeriu mund të privohet nga rizku për shkak të mëkatit" (Ahmed)

Në lidhje me këtë, Safija (r a) ka thënë "gjatë kohës së Omerit (r a), Medineja u trondit (nga nje tërmet). Pas kësaj ngjarje Omeri tha 'O, njerëz! Cfarë është kjo? Sa shpejt që bëtë mëkat! Në qoftë se kjo ndodh përsëri unë nuk do të bonoj kurre më ne mesin tuaj.'"(Ahmed)

Gjithashtu Ibn Omeri (r a) ka thënë, "Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (saws) duke thënë: 'Në qoftëse njerzit bëhen dorështrënguar dhe nuk japin asnjë dinar apo derhem ,merren me Riba (fajde dhe interes), jepen pas jetës së kësaj bote, braktisin xhihadin në rrugën e Allahut (xh sh), Allahu (xh sh) do ti sprovojë me fatkeqësi deri sa të kthehen te feja e tyre (Islami)."

Xheriri transemeton se Profeti (saws) ka thënë, "Në qoftë se kryhen mëkate nga njerzit ­edhe në qoftë se numri I atyre qe nuk kryejnë mëkate është me i madh se numri i atyre që kryejnë ­ dhe ato nuk bëjnë gjë për tu larguar dhe pastruar nga këta mëkate, si pasojë të gjithë do të vuajnë nga dënimi."(Ahmed)

Së fundi, njeriu duhet të jetë hollësisht në dijeni për pasojat e mosbindjes dhe kryerjes së mëkatëve. Shume prej njerzve nuk janë në dijeni për pasojat e mëkatit, dhe kështu nuk i kushtojnë rëndësi, sikur ska ndodhur gjë fare. I madhëruar është Allahu, sa njerëz janë shkatërruar dhe kanë përfunduar të humbur për këtë arsye? Sa fatkeqsi the dënime sjell (mëkati), dhe sa të mira dhe begati largon?

Mëkati shtie në errësire shumë njerëz, sidomos ato që nuk kanë dijeni. Shume njerëz, vazhdojnë të bëjnë mëkate pa e vrarë mendjen dhe pa marrë parasysh koston e lartë të mëkatit. Nje ditë ato vertetë do ta kuptojnë sa e lartë është kjo kosto dhe se duhet të shlyhet patjetër

 
  Today, there have been 138 visitors (168 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free