nehatbe
  *Programi ditor per gruan muslimane*
 

Program ditor për gruan muslimane në Ramazan

Në ditët e Ramazanit shohim se disa musliman dhe muslimane, i kalojnë ditët pa ndonjë shtesë të madhe të adhurimit, angazhohen në gjëra të kota, me gjëra të cilat nuk u sjellin të mira as në dynja e as në ahiret, por angazhohen me gjëra të ndaluara, andaj e pash të arsyeshme që të paraqesim një program ditor, sipas të cilit do ta kalon ditën me gjëra që i ban dobi dhe e ngritë në shkallët e xhennetit. Program i cili fillon nga syfyri në syfyr.

 

Një: Para agimit të mëngjesit.

Është sunnet për muslimanin që të ha fysyr, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar këtë vepër, duke thënë:

( تسحروا فإن في السحور بركة ) متفق عليه

“Hani syfyr se në syfyr ka bereqet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Syfyri realizohet me ushqimin e pranishëm, nëse ska tjetër gjë, edhe vetëm me hurma. E nëse nuk ka hurma, së paku të pin një gllënkë ujë.

Është e pëlqyeshme për muslimanen që ta vonoj sa ma shumë syfyrin, përderisa nuk frikohet se ka aguar mëngjesi.

Enes ibn Zejd ibn Thabiti thotë:

( تسحرنا مع النبي صلى الله عليه وسلم ثم قام إلى الصلاة , قلت : كم كان بين الأذان والسحور ؟ قال : قدر خمسين آية ) متفق علية .

“Ngrënëm syfyr me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pastaj u ngrit ta fal namazin. I thash: sa kishte mes ezanit dhe syfyrit? Tha: sa të lexosh pesëdhjet ajete”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e vononin syfyrin dhe e nxitonin iftarin, siç tregon Amr ibn Mejmuni.

Ndoshta prej urtësive të syfyrit janë këto:

- Me syfyr njeriu forochet për agjërimin e ditës, andaj vonimi është më i dobishëm për te.

- Njeriu nëse ha syfyr herët natën, ndoshta flen dhe nuk e fal namazin e sabahut.

 

Dy: Ezani i Sabahut

Muslimaneja obligohet që kur të vërtetohet hyrja e kohës së namazit të sabahut, ta ndal ushqimin, dhe kur ta dëgjon muezinin duke thirrur ezanin, të përsërit fjalët që i thotë muezini, e pastaj ta thotë lutjen:

( اللهم رب هذه الدعوة التامة والصلاة القائمة , آت محمداً الوسيلة والفضيلة , وابعثه مقاماً محموداً الذي وعدته )

“O All-llahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit i cili do të falet, jepi Muhammedit ndërmjetësimin dhe nderi-min dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar; (Buhariu)

Për të fituar shefatin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pastaj e fal sunnetin e sabahut, duke lexuar në rekatin e parë: kul ja ejuhel-kafirun dhe në rekatin e dytë: kul huvall-llahu ehad. Duhet të kujdeset për faljen e sunneteve të sabahut, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk i linte as në vend e as në udhëtim.

Gjat farzeve të sabahut duhet lexuar ma shumë Kur'an, nëse ke mundësi, përndryshe aq sa ke mundësi.

Pasi që e përfundon faljen e namazit të sabahut, kujdesu për dhikret të cilat thuhen pas namazeve.

Këto dhikre mund ti lexoni nga libri “Fjala e bukur”, ose “mburoja e muslimanit”.

Pas këtyre dhikrve, lexon dhikrin e mëngjesit, të cilat të mbrojnë nga shejtani dhe të bëjnë mburojë të fuqishme nga çdo e keqe.

Është sunnet për çdo musliman dhe muslimane që të qëndrojë në vendin ku e fal namazin e sabahut deri në lindjen e diellit dhe derisa të ngritet dielli një shtizë, duke e përmendur All-llahun, pastaj ngritet e i fal dy rekate, që me këtë vepër të fiton shpërblimin e umres dhe haxhit të plotë, siç na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithe të vërteta.

Gjatë këtij qëndrimi duhet të lexojë Kur'an, ta përsërit hifzin, nëse është hafize, e nëse nuk di të lexojë Kur'an, atëhere le të dëgjonë ndonjë kasetë, ose të angazhohet me dhikre. Prej dhikreve janë edhe këto:

( لا إله إلا الله وحده لا شريك له , له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير ) مائة مرة

“Ska hyjni tjetër përveç All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak, Atij i takon mbretëria dhe falënderimi dhe Ai ka mundësi të bëjë çdo gjë”. Një qind herë.

Ose:

( سبحان الله وبحمده ) مائة مرة .

“I lavdëruar dhe i falënderuar qoftë All-llahu”. Një qind herë.

Për të fituar shpërblimin që e ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në hadithe të ndryshme, se është mburojë nga shejtani dhe se i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.

Ose

(لا حول ولا قوة إلا بالله )

“Ska mundësi dhe fuqi përveç se me All-llahun”. Sepse kjo është një thesar nga thesaret e xhennetit. Me këtë e ka porositur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem Ebu Musa Eshariun.

Pa dyshim se njeriu më së miri e kalon kohën duke i përmendur fjalët më të dashura te All-llahu:

سبحان الله ، والحمد الله ، ولا إله إلا الله والله أكبر

“I lavdëruar qoftë All-llahu, i falënderuar qoftë All-llahu, ska hyjni tjetër përveç Tij, All-llahu është më i Madhi”.

E shume dhikre dhe lutje të ndryshme, që mund të bëhen në këto kohëra.

Pasiqë të ngritet dielli sa një shtizë, agjërueseja i fal dy rekate, ose sa të dëshiron, e pastaj mund të pushon ose të flen.

Kur të bjer në gjumë mos të harojë të bëjë dhikrin e gjumit, siç është leximi i ajetul-Kursisë, suren el-ihlas, el-felek dhe en-nas, pastaj të frynë në duar dhe me ato duar të fërkon tërë trupin, sepse kështu ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Të thotë lutjen:

((باسمك اللهم أحيا وأموت )) .

“Me emrin tënd ngjallem dhe vdes”.

Lutjen:

الحمد الله الذي أطعمنا وسقانا ، وكفانا ، وآوانا ، فكم ممن لا كافي له ولا مؤوى )).

“All-llahun e falënderoj që më dha ushqim dhe pije, më mjaftoi dhe më dha strehim, se sa njerëz ka që skanë gjëra të mjaftueshme e as strehim”. E shumë lutje tjera që mund të thuhen në këso raste.

Kujdesu që këto lutje tua mësosh edhe fëmijëve tu, që kur të bien në gjumi, ti thuan këto lutje, sepse kjo është edukim i tyre dhe thirrje në fenë e Zotit. Pastaj kjo sjell kujdesin e Zotit mbi ta dhe i ruan nga shejtani.

 

Tre: Namazi i drekës

Motër e nderuar.

Nëse nuk ke obligime të shkollës ose punës, zgjohu më herët, që të kesh mundësi të falish namazin duha, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shumë sahabe i ka porositur që të kujdesen për këtë namaz.

Kur të thërret ezani i drekës, dëgjoje ezanin dhe përsërite ate që e thot muezini, e pastaj bëre lutjen që e përmendëm në namazin e sabahut.

Fale namazin e sunnetin e drekës, katër rekate, pastaj fale farzin e drekës dhe pas tyre fali edhe dy rekate, ose nëse dëshiron katër rekate, kjo është edhe më mirë. Mos haro dhikret pas namazeve dhe të lexosh Kur'an sa ke mundësi.

 

Shtëpitë e agjërueseve

 

Ramazani është muaji i Kur'anit, All-llahu, subhanehu ve te’ala, në këtë muaj e ka zbritur Kur'anin.

{شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ } .

“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)….”. (El-Bekare: 185).

E ka urdhëruar muslimanin ta lexoje ate dhe e ka stimuluar që shtëpis t’ja bëjë një hise nga leximi i Kur'anit.

Agjërueseja duhet të caktoj një hise të përditshme nga Kur'ani, të cilën do ta lexoj gjatë ditës ose gjat natës dhe në kohën e lirë që së paku ta përfundon leximin e tërë Kur'anit, ashtu siç ka urdhëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Abdull-llah ibn Amr ibn Asin. E nëse e lexon për gjymsë muaj, ose për një javë ose për tre ditë, kjo është edhe më mirë. Abdull-llah ibn Amri dhe temim Dariu, e përfundonin leximin e Kur'ant për tre ditë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka sqaruar se shtëpia në të cilën lexohet Kur'ani, nuk i afrohet shejtani. Leximi i Kur'anit ndikon në fëmijët dhe të vegjlit, kur dëgjojnë ajete të Kur'anit duke u lexuar. Leximi i Kur'anit është shkak i zbritjes së mëshirës së All-llahut mbi ju.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( إن البيت الذي تقرأ فيه سورة البقرة لا يدخله الشيطان )) .

“Shtëpia në të cilën lexohet sureja el-Bekare, nuk hyn shejtani”. (Muslimi).

Në këtë kohë kemi dhunti të mëdha, kemi audio kaseta me lexues të ndryshëm të Kur'anit, ligjerata të ndryshme, andaj muslimaneja mund të dëgjon kur të dëshiron ajetet e Kur'anit dhe çdo të mirë, kur do që dëshiron.

Andaj ato motra që smund të lexojnë Kur'an nga Mus’hafi, mund ta kompenzojnë duke i dëgjuar këto kaseta të dobishme, e të fitosh shpërblime duke i dëgjuar. Me këto mjete shtëpia duhet të mbushet me lexim të Kur'anit, në vend se të dëgjohet muzikë.

Shtëpitë e sahabeve ishin përplot me dhikr dhe lexim të Kur'anit, së paku të kujdesemi që të jemi si ata.

 

Katër: Namazi i iqindisë

Kur të thërret ezani i iqindisë, të themi ashtu si thot muezini, e në fund ta bëjmë lutjen si treguam më herët. Ti falim katër rekate sunnete të iqindisë, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( رحم الله امرءاً صلى قبل العصر أربعاً ))

“All-llahu e mëshiroftë njeriun që fal pra iqindisë katër rekate”. (hasen, Ebu Davudi).

Pastaj fal farzin dhe mos haro pas farzit dhikrin e namazit.

Pas kësja nisë aktivitet e përgaditjes së ushqimit të iftarit, duke mos e tepruar me gjëra dhe duke mos harxhuar ma shumë se sa duhet.

Gjatë përgaditjes së ushqimit mos haro të kesh nijet se këtë je duke e bërë për të fituar shpërblimin e All-llahu, sepse me këtë vepër je duke i shërbyer agjëruesve. Fiton shpërblim të madh me këtë vepër. Gjat kryerjes së këtyre punëve mund të dëgjosh edhe ndonjë ligjeratë të dobishme, ose lexim të Kur'anit.

 

Pesë: Gëzimi i agjërueses

Para akshamit, agjërueseja e pret ezanin. Tërë ditën është larguar nga ushqimi dhe pija, duke iu përgjigjur kërkesës së Zotit të vet. Andaj këtë kohë shfrytëzoje duke bërë lutje, sepse është kohë kur lutja pranohet, siç është treguar në hadithe të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Kur të thërret ezani është e pëlqyeshme nxitimi me iftar, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( لا يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر وأخروا السحور ))

“Edhe më tej njerëzit janë në të mirë, përderisa e nxitojnë iftarin dhe vonojnë syfyrin”. (Buhariu dhe Muslimi).

Mos haro bismilahin në fillim të ushqimit, fillo iftarin me hurmë, e nëse ske hurmë, atehërë me ujë, ose me ate që e ke të pranishëm. Pastaj përsërit ezani dhe lutu me lutjen e duhur pas ezanit.

 

Vërejtje:

Vërehet se shumë shtpëi para iftarit vëndojnë sofra të mëdha dhe me llojlloj ushqimesh, kjo shkakton vonimin e namazit të akshamit, mos faljen e namazit të akshamit me xhemat, apo mosfaljen e akshamit tërësisht. Kjo nuk lejohet jashta Ramazanit e mos të flasim për në Ramazan.

Motër e nderuar ndihmoji famlijes tënde në adhurime ndaj All-llahut, ofroju ushqim, i cili ua largon urinë, kurse punët tjera bëni pasi ta falish namazin e akshamit, sepse lënia e namazit është mëkat shumë i madh dhe rezik për besimin tënd.

Ta përkujtoj që mos të harosh dhikrin pas iftarit:

(( ذهب الظمأ ، وابتلت العروق ، وثبت الأجر إن شاء الله تعالى ))

“Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi, inshaAll-llah”. (hasen, Ebu Davudi).

(( الحمد لله الذي أطعمنا وسقانا ، وجعلنا مسلمين ))

“All-llahun e falënderojmë që na ka ushqyer dhe na ka dhënë pije, e na ka bërë musliman”.

Pas namazit të akshamit mos haro dhikrin pas namazit dhe dhikrin e mbrëmjes.

Fal sunnetet e akshamit, kurse në kohën e mbetur deri në jaci, vazhdo me pjesën e mbetur të darkës së iftarit, ose duke lexuar Kur'an, ose duke treguar ndonjë tregim interesant nga koha e sahabeve, ose duke treguar ndonjë betejë.

Ali ibn Husjeni, radijall-llahu anhu,thotë:

كانوا يعلموننا المغازي والسير ، كما يعلموننا السورة من القرآن .

“Na i mësonin betejat dhe ndodhitë ashtu sikurse na i mësonin suret e Kur'anit”.

Kur të thërret namazi i jacisë, dëgjo ezanin dhe përsërite ate që e thot muezini, pastaj fale namazin e jacisë dhe sunnetet pas tij.

 

Gjashtë: namazi i teravisë

Prej gjërave me të cilat dallohet Ramazani është edhe namazi i teravisë. Për vlerën e këtij namazi ka shumë hadithe. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( من قام رمضان إيماناً واحتساباً غُفر له ما تقدم من ذنبه ))

“Kush e fal namazin e teravisë me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).

Duke besuar në All-llahun, premtimit të All-llahut për shpërblim për ata që e bëjnë këtë vepër. Duke shpresuar, domethënë duke kërkuar shpërblimin e All-llahut, duke treguar se këtë vepër nuk e ka bërë për syefaqe ose për ndonjë qëllim tjetër.

Është sunnet që gruaja teravinë ta fal namazin e teravisë në shtëpi dhe kjo është më mirë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( لا تمنعوا إماء الله مساجد الله وبيوتهن خير لهن )) .

“Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut nga xhamiat, edhe pse shtëpiat e tyre janë më mirë për to”.

Falen njëmbëdhjet rekate. Jepet selam në çdo dy rekate. Është sunnet që sa ma gjat të lexohet Kur'an në në këtë namaz.

Gruas i takon ta fal namazin edhe në xhami, mirëpo nëse del për ta fal namazin në xhami duhet pasur kujdes që të falet pas imamit, i cili kur lexon Kur'an ndikohet nga leximi që të ndikojë edh ete xhemati. All-llahu, subhanehu ve teala thotë:

{وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آياتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانَاً وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ }

“… të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”. (El-Enfal: 2).

{إِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آيَاتُ الرَّحْمَنِ خَرُّوا سُجَّداً وَبُكِيّاً}

“…kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin”. (Merjem: 58).

Nuk largohet nga namazi derisa ta përfundon imami namazin, se kështu i shkruhet shpërblim sikur të ketë falur namaz tërë natës. E kur imami të jep selam nga vitri, duhet të thotë:

سُبْحَانَ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ.

Subhane Melikil-Kuddus

(I Madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër (nga çdo e metë). Këtë e thotë tri herë, kurse herën e tretë e thotë me zë dhe këtë duke e zgjatur zërin. Pastaj thotë:

] رَبِّ الْمَلائِكَةِ وَالرُّوحِ. [

[Rabbil-Melaiketi ver-Ruh].

(Zoti i Melaikeve dhe i Xhibrilit). (sahih, Nesaiu).

Gruaja kur të del në namaz me xhemat, mos të parfymoset, mos të lakuriqoset, sepse kjo shkakton pasoja të mëdha negative.

 

Shtatë: Pas teravisë deri në syfyr

Shumë agjërues dhe agjëruese rrin të zgjuar tërë natën. Dikush në vepra të lejuara e dikush në haram. Kjo shkakton që ta kalojnë pjesën më të madhe të ditës në gjumë, e me këtë u kalojnë shumë vepra të mira që mund ti bëjnë.

Disa i kalojnë netët në mëkate dhe gabime, duke i shoqëruar ndejat e tyre me përgojim dhe bartje të fjalëve, me përbuzje dhe nënçmim të njerëzve. Ose duke ndejtur para televizionit dhe para programeve të ndryshme të padobishme ose me përmbajtje negative. Ose duke lexuar revista të pamoralshme, të cilat nuk sjellin të mira as në dynja e as në ahiret. Ose duke e harxhuar kohën në gjëra të padobishme.

Këtyre njerëzve u themi: ku jeni ju nga sjellja e muslimanëve të parë, të cilët shumicën e kohës e kalonin në adhurime, një pjesë të vogël flenin dhe pushonin, me qëllim që të focohen për vepra të mira dhe për të bërë gara në adhurime.

Keni frikën All-llahut në Ramazan, e mos e kaloni kohën në gjëra boshe dhe të padobishme, në gjëra të cilat nuk jan shkak për të fituar faljen e All-llahut, subhanehu ve teala. Largohuni prej mëkateve, qofshin të vogla ose të mëdha.

 

Disa vepra, me të cilat mundet ta mbushë kohën gruaja në Ramazan

 

1- vizta e farefisit, kujdesi për farefisin, duke e shoqëruar këtë vizitë edhe këshilla dhe porosia, dhurimi i ndonjë kasete me lexim të Kur'anit, ose me ndonjë ligjeratë të dobishme, ose ndonjë broshurë ose libërth.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( الرحم معلقة بالعرش تقول : من وصلني وصله الله ، ومن قطعني قطعة الله )) [ رواه البخاري ومسلم ].

“Farefisnia është e lidhur për Arshi e thotë: kush kujdeset për mua, All-llahu kujdeset për te, e kush nuk kujdeset për mua, All-llahu nuk kujdeset për te”. (Buhariu dhe Muslimi).

(( من سره أن يبسط الله في رزقه ، وأن ينسأ له في أثره ؛ فليصل رحمه )) [ رواه البخاري ومسلم ].

“Kush dëshiron t’i zgjërohet rizku dhe ti zgjatet ymri, le të kujdeset për farefisin”. (Buhariu dhe Muslimi).

2- Vizita e fqinjëve, jo për ta humbur kohën, por për të zbatuar hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(( لا يزال جبريل يوصيني بالجار حتى ظننت أنه سيورثه )) .

“Aq shumë më porositi Xhibrili për kojshinë, saqë mendova se do të më trashëgon”. (Buhariu).

Edhe kjo vizitë të shoqërohet me këshillë, porosi dhe dhuratë.

3- Tentimi për të mësuar përmendsh nga Kur'ani, për të qenë më i miri i këtij ummeti.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( خيركم من تعلم القرآن و علمه )).

“Më i miri prej jush është ai që mëson Kur'an dhe ua meson të tjerëve”. (Buhariu).

Ose duke mësuar disa hadithe të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përmendsh.

4- Bashkëpunim me motrat për të caktuar ders mes tyre, të cilin do ta mbajnë në netët e Ramazanit, që ti mbulojnë melaqet, ti kaplon mëshira dhe të zbret mbi ta qetësia, e ti përmend All-llahu te ata që gjinden tek Ai.

5- Prania në derse dhe ligjerata të cilat mbahen në xhamia, nëse ka mundësi, për ta shtuar diturinë, sepse ata janë njerëzit, kush ulet me ta, nuk vuan.

6- Dëgjimi i kasetave, tentimi për tu bërë rezyme dhe për të përfituar nga to.

7- Caktimi i një programit për të lexuar disa libra të dobishme, hulumtimi i disa çeshtjeve shkencore, edhe pse më mirë është të angazhon kohën me lexim të Kur'anit.

8- Nëse është e aftë në mësimleximin e Kur'anit, preferohet të nis ndonjë grup për tua mësuar leximin e Kur'anit. Anëtarëve të shtëpisë ose fqinjëve.

9- Ndeja me fëmijët ose me vëllezërit dhe motrat për ti edukuar në dashuri ndaj All-llahut, subhanehu ve teala dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dashurisë ndaj veprave të mira, edukatës dhe moralit, ose për tua mësuar disa lutje, dhikre, tregime islame, etj.

Shumë motra mendojnë se edukimi i fëmijëve ndodh duke u përgaditur ushqime dhe duke ua pastruar rrobat, e harojnë edukimin e zemrës dhe shpirtit, e kjo pa dyshim se është injorim i edukatës së vërtetë.

 
  Today, there have been 39 visitors (50 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free