nehatbe
  *Rreth ëndrrave*
 

Ëndrrat


Fjalor i komentimit te tyre
Shkarko fjalorin e enderrave (ketu)

Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve dhe nga libra të ndryshëm



Rreth kësaj teme kanë folur shumë njerëz me dije apo pa dije. Këtu do të shpjegojmë disa rregulla, dispozita që kanë të bëjnë me ëndërrat. Të gjithë ata që nuk i përkasin pasuesve të sunetit dhe xhematit, kanë pasur kuptime dhe interpretime të ndryshme për to. Ëndrra është një lloj kuptimi për diçka e cila mund të jetë ose prej engjëllit ose prej shejtanit.

Ato janë disa pamje që shfaqen tek personi që është në gjumë, munden që të jenë foto të qarta ose simbole të ndonjë kuptimi. Gjithashtu, një lloj tjetër që njeriu i shikon në ëndërr janë çështjet që e shqetësojnë atë gjatë ditës.

Argument për këtë është hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ka thënë:

“Ëndrrat ndahen në tri lloje: ëndërr prej Allahut, ëndërr si rezultat i shqetësimit gjatë ditë dhe ëndërr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

Ëndrrat mund të jenë të vërteta ose mund të jenë simbole me kuptime të caktuara. Llojin e parë e dërgon Allahu i Madhëruar përmes engjëllit. Lloji i dytë është ëndërr prej shejtanit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një hadith ka thënë:

“Kush shikon ndonjë ëndërr të mirë, e cila e gëzon le të falenderojë Allahun, sepse ajo është prej Allahut, dërguar përmes enjgjëllit; ndërsa kush shikon ndonjë ëndërr, e cila e trishton, le të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo është prej tij.”

Ëndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe përgëzuese. Është transmetuar në një hadith se një sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për Fjalën e Allahut: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepen myzhde në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër . Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh." se cilat janë ato përgëzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgjigj se ato përgëzime janë: “Ëndërrat e mira që i shikon besimtari.”

Në hadithin e vërtetë të transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ka shkuar pejgamberllëku, por kanë mbetur përgëzimet.”

Është pyetur se cilat janë përgëzimet? Ka thënë: “Ëndrrat e mira.”

Ky hadith tregon se ëndërra është një pjesë e shpalljes. Ekziston edhe një hadith tjetër ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“Ëndrra e mirë është një pjesë nga 46 pjesë të shpalljes.”

Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ëndërr dhe në realitet vetëm se ka ndodhur ashtu siç e ka parë. Ky është një lloj frymëzimi që Allahu e lëshon te disa robër të cilët i do. Pra ëndërra e mirë është një pjesë e shpalljes dhe është shpresë përgëzuese.

Janë të përmendura në hadithe disa herë si ëndrra të mira e disa herë si ëndërra të sinqerta. Disa dijetarë kanë thënë se këto janë të njëjta e disa të tjerë kanë bërë dallime kur kanë thënë se ëndrra e vërtetë është ajo që ndodh ashtu si e ka parë ëndërruesi në gjumë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka parë ëndrra të vërteta, sepse kanë qenë shpallje prej Allahut. Transmetohet nga Aishja, e cila thotë se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ëndrra të vërteta dhe nuk ka parë ëndërr të vërtetë vetëm se ajo ka ndodhur në realitet ashtu si e ka parë. Kjo lloj ëndrre nuk ka nevojë për komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ëndërruesi. Kjo gjë ndodh edhe tek disa njerëz të tjerë, të cilët Allahu i Madhëruar dëshiron që t’ju tregojë disa gjëra para se të ndodhin. Për ta vërtetuar këtë ju mundëson që disa njerëz ta shohin ëndrrën e njëjtë.

Është transmetuar në një hadith të vërtetë se një grup prej sahabëve kanë parë në ëndërr se nata e kadrit do të ndodhë në shtatë netët e fundit të Ramazanit, pastaj kanë shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i kanë treguar për ëndrrat që i kishin pare. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu ka thënë se ëndrrat tuaja po përputhen dhe ka porositur që natën e kadrit ta kërkojnë në shtatë netët e fundit të Ramazanit.



Pyetje:


Me intereson diç ma tepër rreth komentit të ëndërrave në islam. E kam librin e Ibën Sirinit, mbi komentin e ëndërrave, por më intereson diç më tepër rreth kësaj teme.


Përgjigje:


Falënderimi i takon All-llahut.


Biseda rreth ëndërrës mund të përmblidhet në këto pika:


1- Ëndërr e vërtetë: Kjo është një pjesë e pejgamberllëkut, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra e vërtetë është një pjesë prej katërdhjetë e gjashtë pjesëve të pejgamberllëkut” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Pastaj ëndërra është fillimi i shpalljes. Shiko: Sahihul Buhari nr.3 dhe Sahihul Muslim nr. 231.


2- Vërtetësia e ëndërrës varet nga vërtetësia e atij që e ka parë ëndërrën, kurse njeriu me ëndërra më të vërteta është ai që flet më së shumti drejt, siç transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij.


3- Aq sa më tepër që i afrohemi ahër zamanit (kohës para kijametit) aq më të vogla janë shansat e mosrealizimit të ëndërrave, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo ndodhë nga shkaku i largimit nga koha e Pejgamberllëkut dhe nga gjurmët e saja, andaj ëndërrat për besimtarët janë një lloj kompenzimi ku përgëzohen, u jepet durim, ose nxiten të përqëndrojnë në fe (shiko: Buhari, nr. 6499 dhe Muslim, nr. 4200).


4- Ëndërrat janë tre llojesh nga All-llahu, nga vetveteja dhe nga shejtani. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra është tre llojesh: ëndërr nga All-llahu, ëndërr mërzie nga shejtani dhe ëndërr nga ajo që njeriu ka menduar gjatë ditës, e të njëjtën e sheh në ëndërr” (Buhariu dhe Muslimi).


5- Ëndërra e pejgamberëve është shpallje dhe është e mbrojtur nga shejtani. Në këtë mendim janë të pajtuar të gjithë dijetarët e ummetit. Kjo ishte shkak që e shtyri Ibrahimin [alejhis-selam] ta realizojë urdhërin e All-llahut për ta therë djalin e tij Ismailin, gjë të cilën e pa në ëndërr.


6- Sa u përket ëndërrave të njerëzve tjerë, ato i eksponohen shpalljes së qartë; nëse përputhet me shpallje veprohet sipas asaj ëndërre, përndryshe jo. Kjo është një çështje shumë e rezikshme, ngase shumë bidatçi, qofshin ata sufi ose tjerë, kanë devijuar shkaku i kësaj gjëje.


7- Ai që dëshiron që ëndërra e tij të jetë e vërtetë, le të mundohet maksimalisht të jetë i drejtë, të hajë nga hallalli, t’i realizojë urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të largohet nga ndalesat, të flejë me pastërti të plotë, i kthyer nga kibleja, duke përmendur All-llahun derisa t’i vjen gjumi. Ëndërra e këtij njeriu në përgjithësi do të jetë e vërtetë.


8- Ëndërra më e vërtetë është ëndërra që shihet para agimit të mëngjesit, sepse është koha kur All-llahu zbret në qiellin e parë të dunjasë, afrohet mëshira dhe falja, kurse qetësohet lëvizja e djajve. E kundërt me këtë është ëndërra e mbrëmjes, atëherë kur përhapen shejtanët dhe shpirtërat e këqinj (Shiko më gjërësisht rreth kësaj në librin “Medarixhus-salikin”, 1/50-51).


9- Hafidh ibën Haxheri [rahimehull-llah] thotë se të gjitha ëndërrat ndahen në dy grupe:


- Ëndërr e vërtetë - këto janë ëndërrat e pejgamberëve dhe burrave të mirë që i pasojnë pejgamberët. Këto ëndërra u ndodhin edhe të tjerëve, mirëpo shumë rrallë. (Siç ishte ëndërra e mbretit jobesimtar, të cilën e komentoi Jusufi [alejhis-selam]). Ëndërr e vërtetë është ajo ëndërr që ndodhë në realitet ashtu siç është parë në ëndërr.


- Ëndërra të përziera, të cilat nuk japin të kuptosh gjë. Këto janë disa lloje:


Një: lojëra të shjetanit për ta mërzitur njeriun që e sheh këtë ëndërr; sikur sheh ëndërr duke iu këputur koka, ose sheh ëndërr se ka rënë në humnerë dhe s’ka kush t’i ndihmojë, etj.


Dy: të sheh në ëndërr se disa melek e urdhërojnë të bëjë ndonjë gjë që është e ndaluar ose është e pamundur, etj.


Tre: të sheh në ëndërr gjëra për të cilat mendon gjatë ditës ose shpreson t’i ketë, e të njejtat i sheh në ëndërr. Në këtë lloj hynë edhe ato ëndërra në të cilat ndodhin ato gjëra që i kanë ndodhur këtij njeriu gjatë ditës ose që përputhen me natyrën e tij. Këto ëndërra zakonisht flasin për të ardhmen, e shumë herë për të tashmen, kurse rrallë herë për të kaluarën (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 352-354).


10- Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse ndokush prej jush sheh ëndërr që e pëlqen, le ta dijë se është prej All-llahut, le ta falënderojë për këtë All-llahun dhe le t’ua tregojë tjerëve, e nëse sheh ëndërr që nuk i pëlqen, le ta dijë se është prej shejtanit, le të kërkojë strehim nga sherri i saj dhe mos t’ia përmend askujt, sepse aspak nuk mundet ta dëmtojë” (Buhariu dhe Muslimi).


Ebu Katadeja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra e mirë është prej All-llahut, kurse e keqja është prej shejtanit. Andaj ai që sheh ëndërr që nuk i pëlqen, le të pshtyjë në të majtë tre herë dhe le të kërkojë strehim kundër shejtanit, sepse kjo aspak nuk mundet ta dëmtojë” (Muslimi).


Ibën Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Rezymeja e asaj që u përmend rreth ëndërrave të mira, përmbledhet në tre gjëra: Ta falënderojë All-llahun, të përgëzohet me të dhe t’ia tregojë atij që e don, e jo atij që s’e don. Kurse rezymeja e asaj që u përmend rreth ëndërrave të këqija përmbledhet në katër gjera: Të strehohet në All-llahun nga sherri i saj, të strehohet në All-llahun nga sherri i shejtanit, të pshtyjëë në të majtë tre herë kur të zgjohet dhe mos t’ia tregojë askujt. Kurse në sahihul-Buhari përmendet edhe vepra e pestë: Të ngritet të falë namaz. E në Sahihul-Muslim, vepra e gjashtë: Ta ndërrojë krahun në të cilin ka fjetur (shiko: “Fethul-Bari”, 12/370).


11- Sipas haditheve që flasin rreth ëndërrave dhe kujt duhet treguar e kujt jo, del në shesh se ëndërra i tregohet: atij që e do, atij që është mendjeprehtë, atij që jep këshilla dhe dijetarit. Kadi Ebu Bekër ibën Arabi thotë: “Ëndërrat i tregohen dijetarit, sepse ai i komenton sa të ketë mundësi për të mirë, kurse këshilluesi, e udhëzon në të dobishmen dhe atë që i ndihmon në te, kurse mendjeprehti ia komenton ëndërrat që duhet komentuar ose hesht, kurse i dashuri nëse e di se komenti i kësaj ëndërre është për të mirë ia tregon, e nëse nuk e di ose dyshon në komentin e asaj ëndërre, hesht” (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 369).


12- Imam Begaviu [rahimehull-llah] thotë: “Dije se komenti i ëndërrës është i llojllojshëm: mund të komentohet duke u bazuar në Kur’an, ose në Sunnet, ose në shembujt e përhapur mes njerëzve. Komenti i ëndërrave mund të bëhet në bazë të emrave, të kuptimeve ose në bazë të të kundërtës (Shiko “Sherhus-Sunneh”, 12/ 220).

 
  Today, there have been 63 visitors (128 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free