nehatbe
  *Shpirti i varfer*
 

Shpirti i uritur, i pastrehuar, i zhveshur, i papastër dhe i paedukuar


 Trupi dhe shpirti

 Ushqimi i shpirtit

 Strehimi i shpirtit

 Petku i trupit dhe petku i shpirtit

 Pastërtia e shpirtit

 Shpirti komandues

 Agjërimi- Edukim i shpirtit

 Vdekja, ringjallja dhe gjykimi.



I falënderohemi Zotit xh.sh. Atij i mbështetemi dhe prej Tij kërkojmë mbrojtje nga dëmet e epsheve tona dhe nga veprat e këqija. Kerkojmë mbrojtje nga të këqijat e shejtanit dhe insanit. Atë që Ti e udhëzon nuk ka kush ta humbë e atë që Ti Allah Fuqiplot e humbë s'ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se s'ka zot tjetër pos All-llahut xh.sh dhe se Muhammedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij!
Nga dëshira për t’i kontribuar Islamit kemi menduar që ta bëjmë këtë shkresë në lidhje me shpirtin. Por, kurrsesi nuk jemi përzier në Diturinë e Allahut xh.sh në lidhje me krijimin e shpirtit sepse vetë Allahu xh.sh në Kur’an thotë: 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije". Por vetëm kemi shkruar në lidhje me mënyrat e të ushqyerit të shpirtit. Hamdi (falënderimi i përgjithshëm) i takon Allahut xh.sh, andaj nëse mendoni ta lavdëroni autorin e kësaj shkrese atëherë më mirë kishte me qenë që ta lavdëroni dhe falënderoni Allahun xh.sh për mundësinë që ia dha këtij njeriu për bërjen e kësaj shkrese. Kemi parë të nevojshme të shkruajmë këtë lloj materiali, ngase njeriu mendon se ai që duhet të jetë i pastruar është trupi. Që ta dijmë se trupi ka nevojë për pastrim por jo më shumë se shpirti.
“Ju këshilloj të kapeni pas dijës, se nëse jeni të varfër, ajo të bëhet pasuri, e nëse jeni të pasur ajo të bëhet bukuri” (Zubejr ibn Ebu Bekr).

1. TRUPI DHE SHPIRTI

Zoti xh.sh njeriun e ka krijuar prej dy elementeve: Ana matriale (trupi) dhe ajo shpirtërore (shpirti). Ne jemi të njoftuar nga Allahu xh.sh se si Ai e ka krijuar njeriun: 15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun). 22:5. “...Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj...” (vazhdon). Por Allahu xh.sh nuk ka dhënë detaje në lidhje me krijimin e shpirtit. Ja siq thotë Allahu xh.sh në Kur’an: 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
Ky ajet tregon se ne nuk jemi të njoftuar në lidhje me krijimin e shpirtit andaj Allahu xh.sh thotë se kjo çështje është çështje e Tij.
Sa i përketë shpirtit ne as që do të flasim për krijimin e tij por ne do të hulumtojmë dhe t’iu tregojmë juve se çfarë nevoja ka shpirti ose se me çfarë ushqimi duhet të mbahet shpirti dhe çfarë roli ka shpirti i mirë (në jetë-në shoqëri) në trup. Shpirti është ai i cili komandon trupin. (varet a e komandon në mënyren siq thotë Allahu xh.sh apo siq ka thotë shejtani i mallkuar).
Trupi dhe shpirti nuk kanë qenë bashkë, por ato i bashkon Zoti xh.sh në mitrën e nënës duke ia dhënë shpirtin fëmisë i cili gjendet ne mitër. Këtë e argumentojnë ajetet në vijim: 23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
3:6 Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
Ashtu siq Allahu xh.sh ia jep shpirtin njeriut në fillim, në mitrën e nënës, Ai Allahu xh.sh serish ia merr, atëherë kur njeriut i vie fundi i jetës në këtë botë (dunja), atë ditë kur vie vdekja. Që nga njëherë ne friksohemi... e që është e panevojshme frika nga vdekja sepse pas jetës së përkohëshme (dunja) vjen jeta e përherëshme (ahiret).
56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
Do të thotë se ne nuk jemi në gjendje as shpirtin të ndalim e të mos dal, por gjithashtu nuk guxojmë ta qesim shpirtin e të dal (Është shirk ndaj Allahut). Trupi si trup vdesë por shpirti kurrë nuk vdesë. Shpirti jeton gjithmonë por varet nga veprat tona se ku: në xhennet apo në xhehennem.
Zoti xh.sh e krijojë njeriun prej dheu (tokës) dhe prej një pikë uji. Do të thotë trupin e krijojë kështu: nga toka dhe uji gjithashtu edhe ushqimin (e trupit) Allahu xh.sh e sjell në të njejtën menyrë nga toka dhe uji që do të thotë ushqimi i trupit vjen nga i njejti vend sikur se edhe vet trupi nga është krjiuar.
Ushqimi i trupit vjen nga toka sepse toka është themeli i njeriut, se nga toka është krijuar edhe prej tokës ushqehet dhe në tokë do të kthehet për t’u takuar me Zotin e vet.
Arrijmë në përfundim se këto dy elemente si trupi edhe shpirti që e përbejnë njeriun kanë nevojë për ushqim. Por jo ushqim të njejtë për të dytë (shpirtin dhe trupin).
Ushqimi i shpirtit nuk vjen nga toka sepse shpirti nuk është i krijuar nga ajo. 17:85 Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije". Dija për krijimin e shpirtërave i takon vetëm Allahut xh.sh.
Ne, njerëzit nuk e dimë se si Zoti xh.sh e ka krijuar shpirtin. Ky është një sekret i Zotit xh.sh
Por Zoti xh.sh shpirtit i ka sjellur edhe furnizimin-ushqimin Vet nga qielli. Do të thotë se ne e dijmë se si ta ushqejmë atë. E ushqimi i shpirtit erdhi nga i Madhi Zot xh.sh nëpërmjet Xhibrilit a.s. deri tek Muhammedi a.s. 26:193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). E ai është Libri i shenjtë; Kur’ani Famëlartë. Ushqimi shpirtit është Kur’ani, në të gjenden të gjitha nevojat që e ushqejnë shpirtin (butësi, respekt, dituri, namaz, e shumë të tjera).
Në Kur’an i gjejmë të gjitha për të cilat kemi nevojë. Në të gjejmë ushqim, strehim, shërim, petka për veshje si të trupit ashtu edhe të shpirtit. Edhe shpirti ka nevojë për të gjitha këto që janë cekur më lartë. Shpirti ushqehet nga qielli sepse nga qielli ka ardhur edhe në qiell do të kthehet që të takojë Allahun xh.sh. Ashtu sikur trupi që kthehet në tokë.
2:46. Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.
Ne nuk do të ikim anës matriale (trupit ) por më shumë do të spjegojmë për shpirtin dhe rolin e tij në trup. Shpirti në brendsinë e trupit mund të sillet sipas edukatës së Kur’anit apo sipas arrogancës e cila është edukatë negative e hartuar nga shejtani e që është një aktrim negativ e kur ne e dijmë se roli negativ gjithmonë në fund humb dhe pastaj vjen zjarri për atë shpirt që ka luajtur rol negativ në shoqëri. Është për çudi sepse ai njeri i cili vepron gjëra negative nëse e pyetim atë se a është mirë kështu që ti po vepron keq ai më siguri se do të gënjej nuk do ta thotë të vërtetën sepse çdo njeri e din se çfarë vepron dhe se ç’është keq dhe ç’është mirë mirëpo shumica e njerëzve po mendojnë se me sjellje të tilla mund të rrisin famën jo por përkundrazi ata e ulin vetën në një gradë të ulët më të ulët se sa kafshët.























2. USHQIMI I SHPIRTIT

Prej ushqimeve të shpirtit janë ; pesë kushtet e Islamit (dëshmija apo shahadeti, namazi, agjërimi, zeqati dhe vizita e Qabës për ata të cilët kanë mundësi). Këto janë ushqimet bazë të shpirtit të cilat kanë ardhur nga i Madhi Zot xh.sh, deri tek Muhammedi a.s për gjithë njerëzimin, si dritë për njerzinë si në gjendje trupore ashtu edhe në atë shpirtërore.
Kur’ani është zbritur nga qielli ashtu sikur edhe shpirti qe vjenë nga qielli dhe kthehen në qiell, që e argumentojnë edhe ajetet në vijim: 51:22.E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. Namazi është ushqimi i shpirtit që nuk guxon të mbetet shpirti pa këtë ushqim. Nëse nuk e ushqejmë shpirtin me namaz është sikur trupin t’mos e ushqejmë me ushqim tokësor-ujë e bukë. Po në qoft se trupin nuk e ushqejmë me siguri se do të jemi të uritur. Kështu që, a duhet shpirti të betet i uritur e kur atë e pret një kohë e gjatë në këtë botë pa e ushqyer? E që ai shpirt do t’i ketë pasojat më të rënda në botën tjetër? Ta dijmë se shpirti ka dy llojë ushqimi; ushqimi nga Allahu xh.sh (që shpie drejt në xhennet) dhe nga shejtani (që shpie drejt në xhehennem).
Shpirti që ushqehet me këto ushqime si; Pesë kushtet e Islamit, respekti, dashuria, mirësjellja ndaj njëri tjetrit, shumë e shumë gjëra të tilla që ndikojnë në të mirë me siguri, se shpirti ndjen rehati në vete sikur se trupi kur ngopet me ushqim dhe rehatohet me ushqimin që preferon më së shumti. Ai shpirt që ushqehet me këto gjëra që përmendëm më lartë ndjen rehati dhe shpreson se në një ditë që në atë ditë askush nuk të ndihmon pos vetja jote bashkë me veprat e tua ose shkurt dita kur do të flasin veprat e mira do të jetë prej të fituarve apo prej të përgëzuarve me xhennet. Ajo ditë është dita e gjykimit. Namazi është ushqimi kryesorë që shpirtin e bënë të fortë që ti rezistojë (qendrojë) atyre veprave të këqija e që vijnë nga djalli i mallkuar që ndër to janë; Alkooli, zinaja, përgojimi, kamata, sharjet, dhuna (ose më së shkurti veprat e këqija që janë të kurdisura nga i larguari i Mëshirës së Allahut xh.sh, nga shejtani).
E nëse njeriu nuk e ushqen shpirtin me atë se çfarë Zoti xh.sh e ka obliguar të ushqehet atëherë shpirti i tij/i saj është shumë i lënduar dhe përshkak të ushqimit të helmuar (që është i kurdisur nga shejtani) që ne po i japim shpirtit po ndikon në prishjen e rendit shoqëror, me gjithëçka të keqe që ne po e bëjmë. Ja siq na tregon neve Ndihmësi më i mirë Allahu xh.sh për ‘taktikën’ e shejtanit për të na mashtruar neve:
5:91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
Në këtë ajet thotë se shejtani nuk dëshiron tjetër veç se ti ushqejë njerëzit me furnizimet e veta te hidhura (helmuara) me verë e bixhoz të cilat vëtrtetë armiqësojnë njerëzit në mes veti dhe i largojnë ata nga rruga e drejtë nga namazi dhe nga të gjitha veprat e mira. Por Zoti xh.sh në fund të këtij ajeti na bën pyetje në form vëretjes:
Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?...”
Që të ruhemi nga fryma e keqe e shejtanit ne duhet se pari të lexojmë se si duhet të ruhemi. E kush përveç Kur’anit të mëson të këshillon, udhëzon, urdhëron, strehon, shëron, të mbron, gezon të garanton xhennetin, lumturin, paqen, (e shumë të tjera) ?! Që të gjitha fjalët e Kur’anit janë fjalët e Zotit xh.sh. Tani ti lexo këtë ajet lidhur me namazin, se namazi vërtetë mbron njeriun:
29:45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.
Në këtë ajet Zoti na tregon dhe na këshillon se namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat. Ky është një argument se namazi të mbron nga ai ushqimi i shejtanit që shpirtin e njeriut e helmon dhe njeriu bëhet kundërshtar i vetvetës dhe njerëzisë duke u ushqyer me dukuri negative (alkool, bixhoz; sharje, rrahje, përgojim-gibet, mosrespekt etj)


































3. STREHIMI I SHPIRTIT

Në Kur’an ka vend edhe për lutje, për strehim të shpirtit. Dy prej sureve që neve na mësojnë se si t’i lutemi Allahut xh.sh që të na mbrojë janë Suretu El Felek dhe Suretu En Nas. Me këto dy sure ne lutemi që të na ruaj neve Allahu xh.sh nga të këqijat. Ja se çka i lutemi ne Allahut xh.sh me këto dy sure të Tij:
113. Suretu E Felek
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
113:1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
113:2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
113:3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
113:4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
113:5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
114. Suretu En Nas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
114:1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
114:2. Sunduesin e njerëzve,
114:3. Të adhuruarin e njerëzve,
114:4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
114:5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
114:6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".
Zoti xh.sh i mbron njerëzit sidomos ata të cilët kërkojnë strehim, falje dhe mbrojtje tek Ai dhe ata të cilët mbeshtetën në fuqinë e Tij qe ti mbroj nga të këqijat e shërbetorve të shejtanit
(falltarët...). Allahu i mbron njerëzit të cilët i nënshtrohen Atij dhe i luten vetëm Atij duke mos i bërë rival-kundershtar në lutjet drejtuar Atij.
36:83. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni. Kërkojmë strehim që të na mbrojë nga djalli i mallkuar (shejtani) dhe nga njerëzit e prishur. Ne kemi nevojë që të kërkojmë strehim te Zoti xh.sh që të na mbrojë sepse këtë e kemi gjetur në Kur’an ku Zoti xh.sh tregon se shejtani është armik i juaj i përbetuar dhe i hapët. E kujt tjetër duhet të lutemi përveç Allahut xh.sh që të na mbrojë nga shejtani?!
2:168. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
Sipas këtij ajeti ne shohim se garantohet që shpirti i njeriut mund të gjej strehim vetëm në Besimin Islam; në Kur’an. Tërë Kur’ani prej fillimit deri në mbarim është strehim dhe paqe (qetësim) për shpirtin e njeriut. Gjithmonë duhet te jemi të futur nën ombrellen e Kur’anit në terësi (komplet). Në qoftë se nuk e lexojmë dhe e praktikojmë Kur’anin me siguri se do të kemi pasoja... sikur nëse ne nuk hyjmë në ombrellë në terësi, prapëseprap do të lagemi (do të na kap shiu). Ja se çka thotë Allahu xh.sh:
2:208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
Që do të thotë se Besimi Islam është i gjerë dhe se duhet përqafuar në tërësi. Që do të thotë se ne nuk guxojmë të punojmë asgjë pa plan të mirë. E, a ka plan më të mirë se plani të cilin Allahu xh.sh e ka hartuar për ne. Duhet vepruar gjithëçka të mirë me Emrin e Zotit xh sh i Cili na krijojë dhe na udhëzojë me librin e Tij të shenjtë Kur’anin Famëlartë që është një libër udhëzues që njeriut i tregon se çfarë është e keqe dhe çfarë është e mirë duke shkuar me suksese drejt rrugës së mbarë, pra xhennetit. Me Kur’an i dallojmë ngjyrat (e së mirës dhe të keqës). Kur’ani është dritë për sytë e mendjes. Pa Kur’an në jetën e kësaj bote është sikur njeriu pa shtëpi ashtu është shpirti pa Kur’an, apo të themi është ombrella e shpirtit që duhet të jetë e hapur për ta mbrojtur shpirtin.
Ja një shembull:
Në qoft se bie shi i dëmshëm (acidik-kripëror) dhe kemi me vete ombrellën (çadrën), ne do ta hapim atë (ombrellën) nëse dojmë të mbrohemi nga ai shi i dëmshëm për trupin. Por nëse nuk e hapim ombrellën, çka do të ndodhë me ne? Do të lagemi dhe pastaj vijnë pasojat; ftohje, kollitje pastaj shpenzimi i parave në medikamente apo edhe dëmtimi i lëkurës nga ai shi i dëmshëm acidik. Ashtu është edhe me Kur’anin Famëlart. Ne fatmirësisht kemi Kur’an (El hamduil-lah) por nuk po e hapim (shpalosim që ta lexojmë dhe ta praktikojmë atë bile në një masë). Psh: Në Kur’an ndalohet rreptësisht pirja e alkoolit dhe nëse ne e praktikojmë mospirjen e alkoolit neve nuk do të prek ndonjë e keqe nga ai (alkooli) sepse ne lexojmë Kur’an dhe Kur’ani ndalon alkoolin (dëmet) për njerëz sikur ombrella që ndalon shiun nëse e hapim. Normal po të mos e hapnim për ta lexuar Kur’anin nuk do të dinim se Allahu xh.sh përmes Kur’anit ndalon vetëm gjërat e këqija. Zoti xh.sh nuk e ka dërguar Kur’anin për të mos e lexuar duke e ruajtur në orman nga pluhurat. Për më tepër ja se ç thotë Allahu xh.sh për ata që nuk zbatojnë urdhërat e Zotit xh.sh:
62:5. Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
Gomari bartë barrën në shpinën e tij por ai është një gomar që nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka mbi trup. Kjo është ajo që do të thotë se Kur’ani nuk është për ta vendosur në ormane vetëm për t’u parë se ne kemi Kur’an por duhet zbatuar atë (Kur’anin) se për ndryshe ... Ne nuk duam të jemi prej atyre njerëzve që Allahu xh.sh i ka barazuar me gomarë.


















4. PETKU I TRUPIT DHE PETKU I SHPIRTIT

7:31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
Sipas këtij ajeti Allahu xh.sh na urdhëron që namazi është në rend të parë, pastaj na urdhëron që të hamë e të pimë por të mos e teprojmë se All-llahu xh.sh nuk i do ata të cilët e teprojnë. 7:31. “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)...”
A thua a jemi ne në gjendje të vishemi bukur për çdo namaz ashtu siq na udhëron Zoti xh.sh në ajetin e mësipërm? Sipas jetës së njeriut ne më siguri se nuk jemi në gjendje të vishemi bukur për çdo namaz.
Ka raste kur ne jemi duke punuar dhe rrobat do t’i bëjmë të palara, por vallë a guxojmë që namazin ta falim me ato rroba? Ne patjetër duhet të falim namazin edhe me rroba të punës por Zoti xh.sh në këtë ajet urdhëron qe të vishemi bukur për çdo namaz a thua se për çfarë është fjala në këtë ajetë?! Për çfarë veshje; të trupit apo të shpirtit?
Në këtë ajet Zoti urdhëron: 7:31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)...”. Këtu nuk është cekur se për çfarë rroba për ato të trupit apo të shpirtit?
Gjithashtu në këtë ajet 7:26. “...Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri...”
Në këtë ajet gjejmë se All-llahu është Ai i cili kujdeset për ne ku thotë: 7:26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
Në këtë ajet shihet qartë që bëhet fjalë për rrobat e trupit që ti mbulojmë vendet e turpshme dhe petk zbukurues, por edhe shihet qartë që bëhet fjalë për rrobat e shpirtit që shpirti ka nevojë. Për këtë Zoti xh.sh na tregon në të njejtin ajet ku thotë 7:26. “...Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri...” Qe do te thotë te jesh i devotshëm shpirtërisht e jo veq matrialisht (me trup të jesh i pastër). 7:31”O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)...”
Të vishemi ashtu duke i mbuluar pjesët e turpshme por dhe shpirtin ta veshim më devotshmëri (që është më e rëndësishme tek Allahu xh.sh). Cilat janë ato petka të devotshmërisë e ato janë urtësi, butësi, mëshirë, besnikëri, moral etj. Kur e veshim trupin dhe shpirtin me siguri se namazi pranohet dhe lutjet tona, nëse veprojmë kështu matrialisht dhe shpirtërisht duke mos e lënë anjërin anash; as trupin, as shpirtin. Ja se çka thotë Omeri r.a :
"Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës; pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria; pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria; Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla; pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi."
“Ruaju nga gjërat e ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm...” Domethënë: Të kesh kujdes e mos bjer në haram sepse adhurues i Allahut xh.sh nuk është vetëm ai që falet, agjëron, jep zekatin, e kryen haxhin, por adhurues i vërtetë është edhe ai i cili largohet nga gjërat e ndaluara; Nga vrasja e atij të cilin Allahu e ka bërë haram të vritet përveçse me të drejtë, nga amoraliteti, pirja e alkoolit dhe pijeve dehëse, kamata, bixhozi dhe ai i cili largohet nga dëmtimi i njerëzve, fyerja e tyre, mallkimi i tyre dhe cenimi i nderit të tyre. Mu për këtë Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Ruaju nga gjërat e ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm”. Kështu duhet ruajtur nga mëkatet dhe duhet ta veshim shpirtin me vepra të mira (devotshmëri).
2:186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
Si dhe shih cilat janë detyrat tona:
2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
Nëse ndalemi pak dhe mendojmë ky ajet tregon se nëse nuk i përgjigjemi Zotit xh.sh ashtu siq na urdhëron Ai; të jemi drejtë, të jemi të butë ndaj të tjerëve, të sillemi mirë, të jemi të mëshirshëm bile dhe ndaj kafshës, ndaj njërëzve, të kemi durim, t’i respektojmë prinderit, t’i ushqejmë të varfërit, bonjakun e tjera.
Nëse ne nuk ia veshim shpirtit tonë petkun më të mirë me siguri se shpirti mbetet i zhveshur lakuriq sepse Zoti xh.sh tregon se petku më i mirë është petku i devotshmërisë 7:26. “...Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri...”
E për të qenë të devotshëm duhet ti kemi këto cilësi të këtij ajeti: 2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
E ne duhet që t’ia veshim shpirtit tonë petkun më të mirë që kur t’i arrijmë gjitha këto cilësi, atëherë ne me të vërtetë do të jemi të veshur bukur për çdo namaz 7:31 “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)...” Përpos petkave të trupit që mbulojnë vendet e turpshme janë edhe petkat e shpirtit.
E nëse nuk i praktikojmë urdhërat qe gjenden në Kur’an, a thua vëlla se ne po i përgjigjemi Zotit xh.sh ashtu siq na urdhëronë? Ja se ç’thotë Allahu në këtë sure:

Suretu Maun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
107:1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
107:2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
107:3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
107:4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
107:5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
107:6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
107:7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
Në ajetet:
107:4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
107:5 Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.

Për çfarë është fjala në këta dy ajete? Fjala është për ata të cilët nuk janë të kujdesshëm ndaj namazit të vet. Lloji i ketyre njerëzve është ata të cilët nuk i përgjigjen Zotit xh.sh në urdhërat e Tij të cilat janë të cekura në Kur’an që ato duhet t’i plotësoj njeriu me anë të shpirtit e jo veç matrialisht (me anë të trupit). Shumica e njerëzve mendojnë se duhet të qendrojmë bukur gjatë faljes së namazit të mos lëvizim në namaz, të jemi të kujdesshëm e pas namazit të sillemi prap si me parë me urretje, xhelozi e tjera. Do të thotë të sillemi mirë në xhami e pas kryerjes së faljes të bëjmë gjëra të hidhura; prap me inat, xhelozi, bixhoz, urrejtje, vjedhje.
E nëse ne falemi vetëm matrialisht (me trup) e jo edhe shpirtërisht (me shpirt) atëherë ne jemi prej atyre që Zoti xh.sh na ka përmendur në suren Maun. 107:6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Më këtë ajet Zoti na tregon se ai e din se çfarë ne kemi ne zemrat tona apo në shpirt dhe së për çfarë ne flasim. Ja edhe ky ajet: 9:78. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjitha të fshehtat.
Pra obligim për ne është i tërë Kur’ani më të gjitha urdhërat që gjenden në të. Duhet t’i përgjigjemi dhe t’i praktikojmë nëse dëshirojmë që Zoti xh.sh të na përgjigjet në lutjet tona.
2:186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
Si dhe cilat janë detyrat tona lexo:
4:146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shperblim të madh.Vllazër të dashur këto janë detyrat tona e nëse kështu veprojmë do të shpëtojmë dhe vetëm kështu do të jemi në radhët e besimtarëvë sepse nëse vetëm flasim e nuk i praktikojmë ato që i themi nuk do të këtë dobi sepse fjala dhe vepra (praktika) kanë një distancë pothuajse sa gjithë jeta e atij që vetëm fol e nuk vepron. Që do të thotë të gjitha ato vite tregojnë distancën nga fjala dhe vepra. Ne duhet ti përgjigjemi Zotit xh.sh jo veq me fjalë por me vepra të mira
2:277. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
Në këtë ajet Zoti xh.sh na premton që nuk do të ketë kurrfarë frike as brengosje për ata të cilët besojnë,veprojnë mirë etj.
2:208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.










5. PASTËRTIA E SHPIRTIT

Të kthehemi të pastër ashtu siq kemi ardhur në këtë botë pa mëkate sepse neve Zoti xh.sh kur në barqet e nënave tona na dhurojë shpirta të pastër e ne atë shpirt të pastër ta kthejmë të ndotër në botën tjetër nuk është një sjellje e mire e njeriut ... (Nuk do të jemi falënderues ndaj Allahut xh.sh)
91:9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
Si të pastrojmë shpirtin kur ai është i ndotur me ndytësi? E cilat janë ndytësitë që janë në shpirt? Si ta pastrojmë shpirtin nga zinaja, bixhozi (kumorja), inati, përgojimi, alkooli e shumë e shumë tjera.Të gjitha këto janë ndytësit e shpirtit dhe askush nga ne nuk e pëlqen një njeri me një shpirt të tillë. Por kur shpirti është i ndotur me këto ndytësi ekziston edhe uji i shpirtit që pastron atë (shpirtin).Uji shpirtit është pendimi (teube). Me pendim ne pastrojmë shpirtin dhe largohemi nga këto ndytësi. Më këtë argumenton thënia e Allahut xh.sh 7:153. E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
Kush dëshiron ta pastroj shpirtin, le ta përdorë këtë ujë (pendimin) që gjendet në Kur’an sikur se edhe të gjitha nevojat tjera te shpirtit që të gjitha i gjejmë po në të njejtin vend, në Kur’an. Këtu argumenton vetë ajeti në vijim
25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
Vetë ajeti tregon se Allahu xh.sh nga mëshira që ka ndaj nesh e ka lënë këtë mundësi – PENDIMIN për ne. Që me pendim të pastrojmë shpirtin dhe të gjitha ato të këqija që më parë ai njeri i ka bërë Allahu xh.sh robit të Vetë ja shndërron në të mira që do të thotë shpirti pastrohet në tërësi. “Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni”. (Hud, 3)
“O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë” (Tahrim, Ne duhet të jemi falënderues ndaj Zotit xh.sh për mëshirën që ka ndaj nesh. Ka bërë edhe këtë mundësi që të na shpëtoj nga zjarri. Po të mos egzistonte pendimi apo kjo mundësi për t’u pastruar në shpirt me siguri së ne do të ishim prej të humburëve ose do të themi në ditën e gjykimit se neve nuk na është dhënë mundësi që të përmisohemi.
Mundësia egziston duhet shfrytzuar se Zoti xh.sh askënd nuk e lenë në errësirë pos nëse njeriu vetë dëshiron të qëndroj në terr.
Faleminderimi i takon vetëm Zotit xh.sh , Zotit ë botërave dhe vetëm Atë e falemnderojmë.
Ai askënd nuk e harron
87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
Ky ajet tregon se ka shpëtuar ai që është pastruar në shpirt e jo veq në trup por edhe në trup e jo veç në shpirt. Trupi ashtu edhe shpirti duhen patjetër të jenë të pastër sepse është kusht prej Zotit xh.sh . Do të thotë se të dyjat të jenë të pastërta e jo veç shpirti apo veç trupi sepse ka njerëz jomusliman të cilët janë të pastër vetëm në trup e në shpirt jo... Athua se kanë shpëtuar këta njerëz? Me siguri së jo. Vetëm se më një kusht:
5:69. S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
Që do të thotë kushti për të shpëtuar duhet të pranojnë të derguarin e fundit Muhammedin a.s (që do të thotë Fenë Islame) sepse ai është një shpirt i pastër qe vetëm nga ai mund të mësohen për të gjitha gjërat e mira (pastrimin e shpirtit)
Tani të lexojmë hadithin në vijim dhe të analizojmë atë:
Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh'arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush krejt në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur'ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron”. (Muslimi)
Në këtë hadith gjejmë shumë analiza të cilat flasin për pastërtin. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), por në këtë hadith nuk është cekur se për cilën pastërti të trupit apo të shpirtit ( të dyjave). Dhe në të gjejmë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim...”
Gjitha këto janë pastërti e shpirtit që shpirti bën dritë e shkëlqen por vetëm me këto vyrtyte.
“...kurse Kur'ani është argument për ty ose kundër teje” . Nëse e lexon Kur’anin për të marrur mësim nga ai, ai do të jetë argument pozitiv në Ahiret dhe nëse nuk e lexon atë, ai do të jetë si argument ‘negativ’ që do të deshmojë kundër teje si rezultat i mosleximit të tij, gjë që ka ndikuar në mospermisimin tënd o njeri.
Sa i përketë pastërtisë shpirtërore ne kemi shkëputur disa ajete të cilat i kemi marrë nga Kur’ani dhe të cilat tregojnë dhe argumentojnë për pastërtinë shpirtërore.
2:129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2:151. (Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
3:42. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
16:32. Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
24:21. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
24:30. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
33:69. O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë.
80:1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
80:2. Ngase atij i erdhi i verbëri.
80:3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
80:4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi!
80:5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
80:6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
80:7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
80:8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
80:9. Dhe meqë ai frikësohet,
80:10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
80:11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.






















































6. SHPIRTI KOMANDUES

Trupi i njeriut sipas fesë Islame gjithmonë i nënshtrohet Allahut xh.sh deshti apo s’deshti. Të gjithë trupat në këtë botë qofshin edhe pabesimtarë apo të gjithë ata të cilët thonë se nuk janë muslimanë por edhe ata muslimanë i nënshtrohen Të Madhit Zot xh.sh. Zoti argumentonë në Kur’an:
3:83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
13:15.Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
Tani do flasim për trupin musliman edhe atë jomusliman. Ata nuk kanë fare dallim njëri me tjetrin sespe në anën matriale janë të barabartë dhe i kanë nevojat e njejta. Shumë thjesht si trupat muslimanë edhe ai trupat jomuslimanë kanë nevojë për ushqim ashtu edhe për ujë. Ne nuk dallojmë në mes vete (muslimani nga pabesimtari) në krijatur dhe këtë e deshmon libri i Zotit xh.sh, Kur’ani:
16:78. All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
Ne të gjithë e dimë se askush prej nënave nuk bartin foshnjën në mitrën e saj më shumë se nëntë muaj ; ato gra muslimane dhe ato jomuslimane shihet qart se nuk kanë dallim në mes vete. Ajeti fletë për të gjithë njerëzit e jo veç për një grup njerëzish.
Edhe disa shembuj; muslimanët flejnë dhe pabesimtarët gjithashtu flejnë, apo ne punojmë për të gjallëruar po ashtu edhe jomuslimanët punojnë për gjallërim. Gjumi është pushim për njerëz në përgjithësi.
25:47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
Këtë botë e shfrytëzojnë edhe muslimanët edhe të pafetë (jomuslimanët). Deshën njerëzit apo nuk deshën trupat e tyre i nënshtrohen si natës si ditës si javës si muajit si vitit kështu njerëzit arrinë deri në pleqëri që do të thotë se nuk munden ti ikin pleqëris as muslimanët e as jomuslimanët. Deshën apo nuk deshën edhe sëmundja vjen nga Zoti xh.sh në trupat e njerëzve. Qofshin muslimanë apo pabesimtarë sëmundja i godet e pastaj vjenë vdekja. A thua kush mundet të shpëtojë ( nënshtrimit të All-llahut)? Me këtë deshëm të sqarojmë se Zoti nuk e ka dalluar njeriun musliman nga ai jomusliman nga asgjë. Të gjitha këto që i kemi cekur do të na godasin deshëm apo nuk deshëm sepse Zoti xh.sh na ka krijuar dhe vetëm Atij i nënshtrohemi dhe së të Ai do të kthehemi. Sepse e tërë gjithësija,univerzi i nënshtrohen Zotit xh.sh përshkak se i tërë univerzi është musliman (nënshtrues ndaj Zotit xh.sh). 3:83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
Trupi i nënshtrohet Zotit xh.sh si ata muslimanë dhe ata jomuslimanë.
Sa i përketë shpirtit, ai është komandues i trupit sepse shpirti e aktivizon trupin dhe e dallon njeriun musliman nga ai jomusliman. Edhe shpirti jomusliman mund të jetë si ai musliman vetëm duke u kapur fort në litarin e Allahut xh.sh. 3:103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur. Pas vdekjes sonë, në Ahiret do të dëshmojnë gjymtyrët tanë trupore për veprat që i kemi bërë duke e pasur shpirtin tonë aq të papastër (pëshkak të shpirtit tonë të papastër).
41:22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
24:24. Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
Në këto ajete shihet qartë se i tërë trupi atë ditë para Zotit xh.sh do të dëshmojë dhe do të thotë të vërtetën dhe nuk do të gënjej aspak. Me këtë dua të them se trupi gjithmonë i është nënshtruar Zotit xh.sh, por shpirti i vet iu ka nënshtruar më shumë atij të larguarit nga mëshira e Allahut xh.sh (shejtanit të mallkuar). Atë ditë e sheh se më të vërtet i ka bërë padrejtësi vetës (shpirti trupit përshkak të mosleximit të Kur’anit) dhe atë ditë do të habitet me trupin e vet apo nga gjymtyret e trupit të vet se si dëshmojnë ata. Pastaj zjarri do të jetë edhe më habitës për atë njeri. 16:33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.
Si mund të vërtetojmë se trupi është vetëm një mjet bartës i shpirtit (do të thotë shofer i trupit)? Do marrim një shembull; Automjeti është një trup që nuk mund të lëviz vetëvetiu pa anë të shoferit. Në këtë rast shoferi është komandues i automjetit përshkak se automjeti nuk do të të lëviz si të dojë, por si do shoferi dhe nga don ai (shoferi). Shoferi është komandues. Kur shoferi zbret apo del nga automjeti, automjeti nuk është në gjendje më të lëviz. Kjo është njejtë edhe me njeriun dhe me shpirtin e tij komandues.
39:42. All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
E çfarë bënë kur njeriut i merret shpirti në çdo natë e ai trupi a është ne gjendje të lëviz apo të bëjë mëkate kur ai është në gjum apo të bëjë ndonjë vepër të mirë? Jo, kursesi nuk mund të bëjë as mirë as keq...Përderisa është në gjum qëndron në një shtrat (fjetur) dhe deri sa t’i kthehet shpirti qëndron aty në shtrat. Kjo tregon se shpirti është ai që aktivizon trupin.
Është edhe një shembull; Kur njeriu vdes, engjujt ja marrin shpirtin me udhërin e Allahut xh.sh dhe kur shpirti ngritet lart, por çfarë ndodh me trupin? Mbetet aty ku është. Largimi i shpirtit nga trupi rezulton në mos lëvizjen e trupit.
Pastaj e marrim dhe e varrosim. Po në qoftse e lëmë aty ku është ai më siguri se nuk do të leviz.














7. AGJËRIMI-EDUKIM I SHPIRTIT

2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. 2:184 “...Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. Zoti xh.sh na bëri obligim agjërimin por jo vetëm të qëndrojmë pa ngrën dhe pa pirë por vetëm që të arrijmë devotshmërinë ( të jetë i kënaqur Allahu xh.sh me ne-shpirtin tonë). Devotshmërija i përketë shpirtit e jo trupit. Ne nuk jemi të obliguar të agjërojmë vetëm duke e mbajtur stomakun të zbrazët sepse agjërimi veq me trup është i kotë. Këtë e thotë edhe hadithi i Muhammedit a.s : "Zoti nuk ka nevojë për njeriun që e braktisë ushqimin e pijen e nuk e braktisë fjalën e keqe dhe veprën e ligë." (Buhariu). Por agjërimi më i mirë është ai me shpirt. Në muajin Ramazan ne shohim se të gjithë ata që agjërojnë ndryshojnë; bëhën të mirë që do të thotë se agjërimi i jep edukatë shpirtit në të gjitha sferat Ramazani është edukues... Zoti xh.sh Kur’anin e zbriti në muajin e Ramazanit që më anë të këtij libri hyjnor të edukojë njerëzimin që janë zhytur në errësirat e kësaj bote dhe për ta nxjerr vetëm në një dritë ( Në Islam). Shpirti ka nevojë për edukatë të pastër e a ka edukim më të mirë që Allahu xh.sh na ka dërguar për të arritur devotshmërinë?! Ku ka muaj më të mirë se Muaji Ramazan që ndikon drejtëpërdrejt në pastrimin tonë shpirtëror dhe trupor? Pastaj Kur’ani është burimi kryesorë ku rrjedhin të gjitha mundësit e të kompletuarit të epitetit njeri. Fjala e parë që Allahu xh.sh i tha Muhammedit a.s ishte ‘lexo’ (ikra): 96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Ai Muhammedi a.s nuk dinte të lexojë sepse ishte analfabet. 29:48.Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
Nuk do të thotë se i devotshëm bëhesh vetëm duke lexuar shkronjat që gjinden në Kur’an (siq thonë disa me fitu sevap). Njeriu lexon edhe kur dëgjon... Më i miri është ai i cili edhe e praktikon atë të mirë që e mëson sepse Muhammedi a.s ishte ai i cili e lexonte Xhibrilin kur ai ia lexonte (thonte) ajetet e Kur’anit por Muhammedi a.s edhe i praktikonte urdhërat e Zotit xh.sh, do të thotë i ka lexuar shpirtërisht duke i praktikuar ato.
Në muajin e ramazanit ne më se shumti edukohemi. Marrim shembull nga rregullat e agjerimit; Në ramazan në tërë muajin është rregull se ne duhet të ngritemi në syfyr për të ngrën dhe e kemi të caktuar se deri kur kemi drejt të hamë. Për këtë e kemi shkëputur nga 2:187 “...dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje...”.
Zoti xh.sh dëshiron që me anë të ushqimit në syfyr ti praktikojë njerëzit që të kaliten (ta mësojnë gjumin) që të ngriten afër agimit, jo vetëm se të hanë por edhe të falin namazin e mëngjesit sepse shumica e njerëzve ngriten për shkak të ushqimit se frikohen se pa ngrën ushqim në syfyr nuk do të munden të agjërojnë (qendrojnë pa ngrën syfyr). Kur njerëzit ngriten për syfyr rresht një muaj ata me siguri se edhe pas muajit të Ramazanit zgjohen në të njejtën kohë e kjo tregon se Zoti xh.sh e ka për qëllim që të të edukojë e të mësohesh ta falësh namazin e sabahut sepse vetë ajeti tregon se për çfarë e vendosi syfyrin pak para agimit të mëngjesit. Këtë argumenton edhe hadithi
Zejd ibnu Thabiti r.a. thotë: “Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin”. Njëri prej të pranishmëve pyeti: “Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?” Zejdi u përgjigj: “Sa pesëdhjetë ajete!” (Muttefekun alejhi)

Intervali në mes syfyrit dhe namazit të sabahut është një kohë shumë e afërt prej syfyrit deri në mëngjes -pesëdhjetë ajete- me siguri se nuk marrin shumë kohë. Ne po mundohemi të sqarojmë se për çfarë arsye Zejd ibn Thabiti tha pesëdhjetë ajete kuranore është intervali kohor mes syfyrit dhe sabahut? Pse nuk tha Zejd ibn Thabit se intervali kohor mes syfyrit dhe sabahut është sa të numërosh prej 1-50, por ai tha sa pesëdhjetë ajete kuranore? Qëllimi kryesor se pse ka thënë Ibn Thabit pesëdhjetë ajete kuranore është intervali kohor mes syfyrit dhe sabahut është shtimi i diturisë. Nëse ne lexojmë nga pesëdhjetë ajete kuranore për çdo syfyr, rresht tridhjetë ditë sa është Ramazani (1500 ajete) ne do të mësojmë shumë nga Kur’ani. Edhe dihet se leximi në mëngjes është më i mirë ngase truri është i kthjellët.
Kjo ishte një analizë... e sa i përketë obligimeve, këshillave, urdhërave nga All-llahut xh.sh dhe të Muhammedit a.s ne kemi dobi dhe përfitime të mëdha por ne pak i dimë. Kur’ani është si një det që gjithëmonë gjenë diqka të re.
38:29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
Tani do të shohim mos ndonjëherë Zoti xh.sh e ka ndaluar namazin, do të thotë të mos bëjmë namaz sikurse na ka ndaluar ushqimin trupor (gjat muajit Ramazan). Ramazani është për ata të cilët janë të shëndoshë fizikishtë dhe psiqikishtë ndërsa namazin duhet ta falin edhe ata të cilët janë edhe të sëmur. Namazin e kemi obligim edhe në luftë... Do të thotë se shpirti ka më shumë nevojë për ushqim (namaz) se sa trupi .
3:79. S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.
4:146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shperblim të madh.
Në këtë muaj të bekuar Ramazan ne përpos që na ndalohet ushqimi gjatë ditës por ne edhe falim namaz edhe me shumë se sa në muajtë e tjerë që do më thënë ne falim namazin e taravive pos kësaj edhe nafile (namaz natës). Dhe se Kur’ani lexohet ma shumë në këtë muaj por edhe praktikimet fetare ndodhin më së shumti në këtë muaj.
Nëse e dijmë, ky muaj është një shkollë për njerëzit. Por jo vetëm një muaj e pastaj 11 muaj tjerë krejt ndryshe. (siq kanë qenë më parë me vepra të këqija).
Ja një shembull; Nëse njeriu shkon në shkollë për ndonjë profesion për jetë (për ta mbajtur veten), në shkolla nëpër të cilat mësojnë teorinë dhe praktikën dhe kur e përfundojnë shkollimin ata njerëz edhe tërë jetën e tyre e vazhdojnë me atë drejtim më të njetën praktikë (punë-profesion). Për një jetë ku mund të rehatohet njeriu dhe të jetojë në mënyrë më të mirë për shkak të profesionit.
Pra kështu është Muaji Ramazan është shkollë (edukatë) një muaj në vit që të sillesh me edukatë të kesaj shkolle edhe 11 muaj tjerë ashtu që të jemi të devotshëm
Sepse këtë e thotë Zoti xh.sh në Kur’an në suren. 2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Sipas këtij ajeti agjërimi na është bërë obligim që të bëhemi të devotshëm, por jo vetëm në muajin Ramazan e pastaj prap si me parë me dukuri negative sepse gjërat e ndaluara në Muajin Ramazan janë të ndaluara edhe në muaj tjerë ose më mirë të themi në tërë jetën.
E ne sipas këtij ajeti jemi të obliguar me agjërim që të jemi të devotshëm tërë jetën dhe se vdekja kur ti vijë të na gjejë të devotshëm e të pastruar.

Nëse ne nuk e arrimë atë se më çfarë na ka urdhëruar Zoti xh.sh në muajin Ramazan që të fitojmë dituri, edukatë, mësimë sepse për këtë është muaji Ramazan e nëse jo atëherë nuk do të fitojmë gjë tjetër pos etjes e urisë
Siq argumenton edhe hadithi:
Për këta njerëz, Muhammedi a.s. ka thënë se agjërojnë barqet e tyre kurse gjymtyrët bëjnë mëkate: "Shumë agjërues nuk fitojnë gjë, përpos urisë dhe etjes".


































8. VDEKJA, RINGJALLJA DHE GJYKIMI

1. Ne duhet të vdesim para së të vdesim (atëherë kur Zoti xh.sh na i merr shpirtat).
2. Ne duhet te ringjallemi para së të na ringjallë Zoti xh.sh në ditën e gjykimit.
3. Ne duhet ta llogarisim vetën para së të na llogarit Zoti xh.sh në ditën e gjykimit .

Por si?

TË GJITHA ARRIHEN PËRMES KUR’ANIT FAMËLARTË

Ai Kur’ani është pasqyrë ku njeriu mund të sheh shpirtin e vet se çfarë shpirti ka,
qoftë i mirë apo i keq dhe Kur’anit është pasqyre ku njeriu vetëm aty mund ta sheh botën e ardhshme Ahiretin dhe se ai Kur’an është një hartë hyjnore e cila të tregon rrugën apo vijat nëpër të cilat mund të arrimë nga kjo botë deri në botën tjetër (Ahiret). Kur’ani tregon për dy rrugët e botës së ardhshme atë rrugën për në xhenet dhe rrugën për në xhehenem.
E sa i përketë këtyre dy rrugëve Zoti xh.sh nëpërmjet të Kur’anit na tregon që ta zgjedhim rrugën për në xhennet.
E për atë rrugën e xhehenemit nuk na thërret por na tërheq vërejtjen se ajo të shpie në xhehenem, në zjarrë.
E këto janë dy rrugë; E drejta dhe e shtrembërta.
10:108. Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj!"
Pra hulumtoni në atë hartën hyjnore (Kur’anin ) se vetëm në të mund të gjeni rrugën e drejtë dhe të shpëtimit
17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
E në këtë rrugë të xhenetit nuk shkohet pa mjet bartës sepse është një rrugë që nuk mund të arrihet pa mjetë bartës e mjeti bartës i shpirtit që të dërgon deri në xhennet është Kur’ani. Ai është i vetmi mjetë bartës për në xhennet por në të ka shumë rregulla, obligime (urdhëra ) po në qoft se ato nuk zbatohen ashtu si duhet ne do të ngelim në mes të rrugës. Ne duhet të mirremi me Kur’anin në tërësi siq na urdhëronë Zoti xh.sh.
2:208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.

1;1; Ne duhet të vdesim para se të vdesim (atëherë kur Zoti xh.sh na i merr shpirtat).
Ne nuk guxojmë të bëjmë vetëvrasje sepse kjo është mëkatë (shirk), por ne duhet të bëjmë vetëvrasje shpirtërore. Shpirti është ai i cili duhet ta mposhtim dhe të vdesë mirëpo në realitet shpirti nuk vdesë kurrë, por ne po flasim që shpirtin tonë ta vrasim për sende të këqija që të jetë sikur se një i vdekur a mund të ngritet e të bëjë vepra të këqija ashtu duhet të arrimë që ta edukojmë shpirtin që të largohet nga punët e liga sikur se atë ditë kur Zoti xh.sh e merrë shpirtin nga kjo botë e pastaj ai shpirt nuk është në gjendje të bejë më asgjë e nëse Zoti xh.sh na merrë shpirtin para se ne ta vrasim (mbysim) shpirtin për punët e liga me siguri se atëherë është vonë e nëse ne me kohë e shpalosim Kur’anin dhe e lexojmë me vëmendje ne në të do të gjejmë shumë udhëzime dhe mësime se si mundemi ne që shpirti ynë të vdesë njëherë e përgjithmonë për punët e liga e nëse dëshirojmë të jemi të sinqertë me siguri se do të gjejmë armën me të cilën mundemi ta vrasim atë shpirt i cili luan rolin sipas shejtanit apo rrugës së tij. E kjo është ajo se si të vdesim para se të vdesim (atëhere kur Zoti na i merr shpirtat).
Në brendsinë e trupit fshihet shpirti e ndërsa në brendësinë e shpirtit mund ti gjejmë shumë dukuri negative që shpirti i posedon ato në brendësinë e tij gjatë kësaj jete.
Ndërsa dukurit negative në brendësinë e shpirtit i sheh secili prej nesh në shpirtin e vet përmes pasqyrës së shpirtit Kur’anin. Kush dëshiron të sheh shpirtin e vet më mirë le të shiqojë Kur’anin. Nëse e dini Kur’ani është pasqyrja e shpirtit ku njeriu sheh vetën se si po i rrin një gjë shpirtit të vet. Ai Kur’ani është pasqyre e vetme e shpirtit. Është pasqyrja ku mund të sheh botën e ardhshme dhe se çfarë vendi e pret por nëse jemi shpirtkeq atëherë duhet t’i pranojmë gabimet tona dhe ta ndrrojmë rolin e shpirtit të keq dhe do ta shndrrojmë atë shpirt në të mirë. Njeriu duhet ta përdorë atë pasqyre (Kur’anin) sikur se pasqyren e zakonshme ku ne e rregullojmë vetën në anën trupore. Kur ne shiqojmë vetën në pasqyre se a jemi rregulluar mirë dhe aty i shohim rrobat cilat na përshtatën apo jo... Ato të cilat nuk na duken se po na rrinë mirë atëherë ato i lëmë duke mos i veshur fare. Apo ndonjë rrobë e cila nuk na pëlqen fare atë nuk do ta veshim për shkak se nuk po na pëlqen
E kjo është njejtë edhe për shpirtin. Nëse e rregullojmë shpirtin me pasqyre (Kur’an) aty ne do ti gjejmë ato petka që shpirtit nuk i sjellin dobi apo nuk i rrijnë mirë.
Bukurija e njeriut që njeriun e zbukuron është morali. E morali fitohet vetëm me anë të Kur’anit e jo në atë pasqyren që është e varur në mur.
Trans­me­tohet nga Ebu Hure­jre Abdurrahman ibn Sahr r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja”. (Muslimi). Me siguri se njeriu vetën e sheh se çfarë shpirti ka vetëm në Kur’an. Kur ne shiqojmë në Kur’an ku Zoti xh.sh në disa ajete na tregon se çfarë shperblimi kanë ata të cilët veprojnë mirë kështu që ne shpresojmë se do të jemi në atë grup të njerëzve. E kur lexojmë për denimin që Zoti xh.sh ka përgaditur për ata shpirtëra të këqinjë ne me siguri se friksohemi dhe se nuk na pëlqen kurse ndoshta edhe ne jemi prej atyre qe e kemi një dukuri negative që shëtitet mbrenda shpirtit tonë, por këto dukuri negative që shëtiten mbrenda shpirtit tonë duhet t’i shndrrojmë në të mira që të shpresojmë e të jemi në grupin e atyre që shperblehen me xhennet.
Mirëpo vetëm duke e mbytur vetën për gabimet që i kemi bërë (duke mos i bërë më kurrë) dhe për besimin e dobët që kemi.
2:54. Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin.
Në këtë ajetë Musai a.s popullit të vet për gabimin që kanë bërë duke i besuar viçit ju drejtua e ju tha mbyteni vetveten, kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj.
Por jo në menyrë që të bëjnë vetëvrasje por të pendohen për atë që kanë bërë... sikur se të jenë të vdekur për ato punë (besimin në viç) që do të thotë të jemi të vdekur për punët dhe veprat e liga. Kjo është një luftë apo betejë e madhe ku njeriu duhet të luftojë me veten. Ky është xhihadi më i mirë. Nëse nuk e mposht vetën si do ta mposhtësh armikun e armiku ynë apo i tërë njerëzimit është një armik e ai është shejtani i cili është armik i mbarë njerëzimit. Ai është iniciatori i cili armiqëson njerëzit në mes veti dhe i largon njerëzit nga rruga e drejtë.

1;2; Ne duhet te ringjallemi para së të na ringjallë Zoti xh.sh në ditën e gjykimit.
Si të ringjallemi para se të na ringjallë Zoti xh.sh?
Me siguri se nëse i hapim sytë e mendjes në duhet të ringjallemi vetë para se Zoti xh.sh të na ringjallë. Por si...?
Prap me Kur’an shpirti edukohet të ringjallët në punët e mira të cilat i kanë munguar në të kaluarën. Nëse ata njerëz dëshirojnë t’i ikin dënimeve të cilat janë të cekura në Kur’an më mirë është që shpirtin ta ringjallin në këtë botë vet para se Zoti xh.sh te na ringjallë. Por si mundemi ne ta ringjallim shpirtin? Me siguri se me anë të Kur’anit më dëshminë (shehadetinë) namaz, agjërim, zeqat dhe vizitën e Qabës. Këto janë kushtet bazë që e ringjallin njeriun në shpirt, por ende kushte të tjera dhe më shumta; mirësjellja me njerëz, me kafhsë, vepra (puna) e mirë kur kryhet me qëllim Allahu xh.sh të jetë i kënaqur me ty etj.
Shpirtin mundemi të ringjallim më shumë me namaz sepse namazi është obligim ditor dhe atë pesë kohë në ditë duhet ta bëjmë me plot besim e frikë në Zotin xh.sh sepse nëse nuk ringjallemi vetë para se Zoti xh.sh të në ringjallë, nëse ne nuk pendohemi, nuk besojmë dhe nuk frikesohemi prej Zotit xh.sh në këtë botë atje do të jetë vonë që të besojmë apo të frikesohemi se atë ditë kur Zoti xh.sh do të na ringjallë me siguri se më nuk ka kthim prapa në dunja atë ditë disa prej njerzëve do ta lusin Zotin xh.sh që t’i kthej prap në këtë botë që tani jemi, duke i thënë Zotit xh.sh t’i kthej ata në atë botë ku ishin më parë (në dunja) ne do ta falim namazin jo veq pesë kohët e namazit por pesëdhjetë vakte do t’i falim për ty por atë ditë është vonë dhe së më nuk ka kthim më. 35:37. Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
32:12. E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".

Mu për këtë po themi se njeriu duhet të ndryshoj për të mirë. Ta ringjallë vetën e vet sepse në ditën e gjykimit nuk ka pastrim shpirtëror (s’ka teube). Atë ditë mund të jetë shumë vonë...
Ja si e ka përshkruar një motër nga Pakistani ditën e gjykimit:
“Dalin prej tij (tokës) njerëzimi…Të zhveshur, të zbathur…Janë të pluhurosur me dheun e varrit…Të gjithë nxitojnë dhe i përgjigjën thirrjes. Ajo ditë është Dita e Kijametit, që nuk mund të flasësh... Shikojnë njerëzit rreth vetës sikurse te çmendur…A është kjo tokë, në të cilën jetuam?! Kodrat u shkatërruan…Lumenjtë u thanë…Detërat u ndezën flakë ndërsa toka u shndërrua ne tokë tjetër…Qielli u shndërrua ne qiell tjetër…Nuk mund t'i ikësh kësaj thirrjeje…Ndodhi e pritura…Të gjithë heshtin dhe të gjithë mendojnë vetëm për vetën dhe belanë e tyre…Tani u tubuan të gjitha krijesat: njerëzit, xhinët, djajtë, egërsirat, të gjithë qëndrojnë ne një vend të vetëm…Rastësisht…Sytë ngrihen lart kur ja qielli lëshon një zë trishtues nga çarja e tij…Zbresin nga qielli melaike në forma trishtuese…Te gjithë
qëndrojnë ne një saf (rend), të përkulur dhe nënshtruar…Njerëzit frikësohen dhe pyesin: A është me ju Zoti ynë? Dridhen melaiket nga frika…I pastër është Allahu ynë! Nuk është me ne por Ai do të vjen…Zbresin melaiket radhë-radhë derisa te vijnë melaiket, te cilat kanë bartur Arshin e Allahut xh.sh, që në heshtje te krijesave madhërojnë Allahun xh.sh me zë të lartë…Pastaj zbret Allahu i Madhërishëm, ashtu siç i ka hije madhërisë se Tij, dhe thotë: O njerëz dhe xhin! Unë prej se iu kam krijuar kam heshtur ndaj jush: Kam dëgjuar fjalët
tuaja dhe kam parë veprat tuaja, ndërsa ju tani, heshtni, ngase tani do t'iu lexohen veprat tuaja dhe do t'iu jepen regjistrat tuaj, që të shikoni se çfarë keni bërë. Kush gjen mirë, le ta falënderojë Allahun xh.sh, ndërsa kush gjen tjetër, le të mos e qortojë askënd përveç vetës së tij”.
Më këtë po ju them vëllazër të nderuar që ngjallemi vetën në këtë botë se pesë kohë namaz në ditë nuk janë shumë, janë katëdhjetë e pesë herë më pak se pesëdhjetë kohë namaz. E si mundemi ndryshe ta ngjallim vetën pos me namaz e namazin duhet ta bjellim në brendësinë e shpritit.


Suretu Infitar
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
82:1. E kur të çahet qielli.
82:2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
82:3. Dhe kur të përzihen detet.
82:4. Dhe kur të trazohen varret.
82:5. Atë botë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
82:6. O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
82:7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
82:8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
82:9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
82:10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!
82:11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
82:12. Ata e dinë se çka punoni.
82:13. E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).
82:14. Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.
82:15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
82:16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
82:17. E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?
82:18. Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?
82:19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!


1;3Ne duhet ta llogarisim vetën para se të na llogarit Zoti në ditën e gjykimit
Kur ne vdesim vet para së të vdesim nga ana Zotit xh.sh dhe të ringjallemi para se Zoti xh.sh të na ringjallë. Kur arrijmë që të vdesim vet dhe të ringjallemi vet atëherë duhet ta llogarisim vetën para se Zoti xh.sh të na llogaritë. Sa herë që të na kujtohen mëkatet jemi të detyruar të bëjmë istigfar (teube- kerkim falje prej Allahut xh.sh) për ato mëkatet që i kemi bërë në të kaluarën. Matematikanti më i mirë është ai i cili numron apo llogarit gabimet e veta në këtë jetë sepse në atë botë do të na thonë kështu sipas ajetit :
17:13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
A të presim ne për atë libër në të cilin janë shënuar të gjitha vepra tona.
Se cili njëri din për atë se çfarë është shënuar në librin e tij sepse ai vetë i ka bërë ato mëkate (shkrime qofshin mekate apo edhe vepra t’mira) por shumë pak i kujton ato gabime që i ka bërë më parë atë ditë kur thonë:
17:14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
Që do të thotë librin tënd e jo të prindërve apo të fëmijëve tu apo të vllait tënd apo të kujshisë apo të filan filanit, por vetëm 17:14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
Po sikur të mirremi me mëkatet apo gabimet tona secili prej nesh e të udhëzohemi në rrugën e drejtë me siguri se punët do të jenë më mirë. E jo të flasim për të tjerët. Dhe jo që na “dhimbsen” ata por vetëm se për t’i përgojuar ata kështu duke folur për ata dhe për t’i treguar të tjerëve për mekatet e filanit.
17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
Të gjithë e dimë se nuk është mirë të mirremi më punët gabimet e të tjerëve; Me përgojime, por në të kundërtën ne duhet ta këshillojmë njëri tjetrin për të mirë e kursesi ti shpalosim mëkatet e njëri tjetrit e nëse ia shpalosim mëkatet njëri tjerit a nuk e dimë se çfarë na pret? Jo me siguri se e dimë. Të lexojmë ajetin Suren 49 ajeti 12
49:12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.
Nuk është detyrë e jona dhe neve nuk na takon ta llogarisim dikënd. Sikur se e kemi zakon duke thënë se filani kështu filani ashtu e vetën e harron. A mos vallë të ka garantuar ndokush xhenetin?! Jo këtë nuk mund të dinë askush. Detyrë e jona është ta llogarisim vetën se për mëkatet e të tjerëve ka kush mirret dhe ka kush i shënon.
6:59. Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh).
Ky ajetë tregon qartë se Zotit xh.sh nuk mund t’i fshihet asgjë për pa u shënuar në librin e Tij.
54:52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
54:53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
Kështu që vëllezër ne duhet të kemi kujdes sepse për të gjithë ne ka përcjellës nga ana e Zotit xh.sh. Nuk do të mbetet asgjë për pa u shënuar
Deshtëm të themi se mjafton ta llogarisim vetën në këtë botë dhe t’i shohim mëkatet tona e jo të mirremi më mëkatet apo veprat e të tjerëve sepse në atë botë na pret një ditë shumë e madhe ku nuk të ndihmon askush pos veprat e tua të mira.
2:48. Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
E ai që e ka llogaritë veten në këtë botë ai veë ka besuar Zotin xh.sh dhe ditën e gjykimit
Nga Ebu Ja'la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë”. (Tirmidhiu thotë: hadith ha­sen)
Sipas këtij hadithi shohim se mendjeprehtë është ai që e kontrollon vetveten, do të thotë e llogaritë vetën se çfarë është duke bërë dhe punon për jetën pas vdekjes, ndërsa sa i përketë atij që ndjek dëshirat e epshit të vet ai vetëm kot shpreson për në xhennet.
Ja disa ajete kuranore:
84:7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,

84:8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
84:9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
84:10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
84:11. Ai do t'i ndjellë vetes shkatërrim,
84:12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
21:1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
Dhe për fund...
Hadith...
Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë:
"Shko dhe shih se ç'kam pregaditur për banorët e tij". Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha:
"Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!"
Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit:
"Kthehu dhe shikoje përsëri!" meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha: "Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!" Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha:
"Shko te zjarri dhe shih se ç'kam përgaditur për banorët e tij!" Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa - një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha:
"Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!"
Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit:
"Këthehu në të!" ai u kthye dhe tha: "Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të"

Një thënie e Uthmanit. Njëri nga halifet.
"U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon të qeshë; u çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë); u çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara; u çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri; u çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate; habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij; habitem me atë që njeh xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me dynjanë; habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë)."
Disa ajete kuranore...
35:5. O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
39:53. Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"
39:54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë.
6:32. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?

 
  Today, there have been 40 visitors (51 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free