nehatbe
  *Vlera e faljes se namazit*
 

FALJES SË NAMAZIT
                              DHE RREZIKU I MOSFALJES SË NAMAZIT


Ai që i falë namazet do të fisnikrohet nga All-llahu me pesë cilësi:
 1. Do t’i lehtësohen brengat e jetës,
 2. Do të shpëtojë nga dënimi i varrit,
 3. All-llahu do t’i japë atij librin në dorën e djathtë,
 4. Do ta kaloj urën e siratit sikurse vetëtima,
 5. Do të hyjë në Xhennet pa kurrfarë llogarie.
Ndërsa ai që nuk i falë namazet dhe nuk i përfillë ato, do të dënohet nga All-llahu me pesëmbëdhjetë (14) dënime: pesë dënime do t’i ketë në këtë botë, tri në momentin e vdekjes, tri në varrin e tij/saj dhe tri gjatë daljes nga varri në Ditën e Gjykimit.

Pesë dënime në këtë botë janë:

 1. Nuk do të ketë bereqet (begati) jeta e tij/saj,
 2. Do t’i fshihen shenjat e njerëzve të mirë nga fytyra e tij/saj,
 3. Çfarëdo vepre që ai/ajo vepron, All-llahu nuk do ta shpërblej për të,
 4. Lutja e tij/saj nuk ngritet në qiell (para Zotit),
 5. Ai/ajo nuk ka kurrfarë fati dhe pjesë në lutjen e të devotshmëve.
Tri dënimet në momentin e vdekjes janë:

 1. Vdes i/e poshtëruar,
 2. Vdesi/e uritur,
 3. Vdes i/e etur, edhe sikur ta pinë të gjithë ujin e botës nuk do t’i kaloj etja.
Tri dënimet në varr janë:

1.      I ngushtohet varri, saqë i përzihen eshtrat,
2.      Varri i tij/saj ndizet me zjarr dhe ai/ajo rrotullohet nëpër gaca ditë e natë,
3.      I hudhet përmbi një gjarpër me emrin Esh-shuxha El-Akre’ (është emër i një gjarpëri shumë helmues), sytë e tij janë nga zjarri dhe thonjët i ka të hekurt, çdo thua i tij është i gjatë sa udhëtimi një ditë, ky gjarpër i bie të vdekurit dhe i thotë: “Unë jam Esh-shuxha El-Akre’, e zëri tij është si gjuajtja e murmurimës, pastaj ai i thotë: “Më ka urdhëruar Zoti im që të godas deri në lindjen e diellit sepse nuk e ke falur namazin e Sabahut, më ka urdhëruar të godas prej Drekës deri në Ikindi, sepse nuk e ke falur namazin e Drekës, më ka urdhëruar të godas nga Ikindia deri në Aksham, sepse nuk e ke falur Ikindin, më ka urdhëruar të godas deri në Jaci sepse nuk e ke falur Akshamin dhe më ka urdhëruar të godas deri në agim për Jacinë që nuk e ke falur”. Sa herë që ky gjarpër i bie atij e fundos në tokë shtatëdhjetë krahë dhe ai njeri dënohet kështu deri në Ditën e Gjykimit.
Tri dënimet gjatë daljes nga varri kur ringjallemi dhe në Ditën e Kjametit janë:

1.      Llogaria e ashpër,
2.      Hidhërimi i Zotit ndaj tij/saj,
3.      Hyrja në Xhehnnem.
Në një transmetim tjetër thuhet: Ai/ajo në Ditën e Kijametit del me tre rreshta të shkruar në fytyrë: 1. O humbës i/e hakut të All-llahut, 2. O i/e veçantë me hidhërimin e All-llahut, 3. Ashtu si e humbe hakun e All-llahut në dunja, sot humbe edhe ti shpresën nga mëshira-rahmeti i All-llahut.
Pasha All-llahun nuk ekziston gëzim më i madh se gëzimi i besimtarit në namaz, besimtarit i cili përgatitet për takimin me Zotin e vet,i cili shpreson në Mëshirën e Tij dhe i cili gjithça që bën, e bën në emër të Krijuesit të vet për kënaqësinë e Tij.
All-llahu qoftë i kënëqur me të gjithë. Aminë!

Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botrave.
          E tërë kjo e vërtet që është thënë këtu është bazuar në Kur’an dhe Hadithe-
                                                   
 

Ai që i falë namazet do të fisnikrohet nga All-llahu me pesë cilësi:  Në një transmetim tjetër thuhet: Ai/ajo në Ditën e Kijametit del me tre rreshta të shkruar në fytyrë: Pasha All-llahun nuk ekziston gëzim më i madh se gëzimi i besimtarit në namaz, besimtarit i cili përgatitet për takimin me Zotin e vet,i cili shpreson në Mëshirën e Tij dhe i cili gjithça që bën, e bën në emër të Krijuesit të vet për kënaqësinë e Tij.All-llahu qoftë i kënëqur me të gjithë. Aminë!Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botrave.                                                   

 
  Today, there have been 49 visitors (104 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free