nehatbe
  *Xhelozia tek femijet*
 

Në mënyrë që të mos bëhet xheloz fëmija i madh nga fëmija  i porsalindur

 

Sic e dimë fëmija përfiton veti të mira dhe jo të mira nga veprimet e prindërve dhe te afërmve. Prindërit duhet ta dine se shtimi i disa zakoneve të reja e të dobishme, mbi disa zakone trashëgimtare formojnë personalitetein e fëmijës e cila fillon që nga koha e lindjes e deri ne moshën e pjekurisë. Gjatë kësaj periudhe dalin në dukje tek fëmija disa sjellje normale, pra nuk kërkon ndërhyrjen e askujt. E disa sjellje jo-normale qe kërkon ndërhyrjen e mjekesise për shërimin e  tyre, e disa te tjera te cilat nuk shërohen me te por me kalimin e kohës si p.sh. humbja e oreksit, frika, xhelozia etj.

 

Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: Xhelozia është dicka e natyrshme e cila gjendet tek të gjithë fëmijët dhe në pamje te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Duhet që nëna t'i vërë re këto gjëra dhe të mundohet ti eliminojë ato.

 

Doktor Harithi shton: "Në mënyrë qe te mjekojmë xhelozinë na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta pengojmë atë. Ja si fillon ajo. Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali, kur del nga spitali është akoma e lodhur dhe ka nevoje te pushoje, ai mundohet të afrohet pranë nënës së tij për mungesën e gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu sic ai e do. Pasi nena rehatohet, cohet e interesohet për të voglin, dhe kështu natyrisht koha për interesimin e tij zvogelohet. Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, pra cdo gjë dhe gjithë koha për musafirin e ri, keto jane te gjitha mesime per te, ndikojne pozitivisht apo negativisht kjo varet sesi nena e tij do te veproje me te.

 

Vazhdimisht i vogli eshte në kraharor të nënës e ai shkon në krevat i mërzitur ngaqë nëna është e zënë gjithmonë më te voglin. Dhe  në këtë mënyrë mendon se e ka humbur dashurinë e nënës së tij, e mbasi rritet pak shikon se  dënohet per gjëra të cilat lejohen të kryhen nga vëllai i tij i vogël, dhe ai nuk e kupton këtë apo është i vogël për të kuptuar shkakun. Prandaj në këtë rast shtohet xhelozia.

         Ndërsa xhelozia tek fëmija e vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e ai ne pikë të gëzimit e  percjell për në shkollë.
 

Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranojë fëmija dy-vjecar ardhjen e fëmijës së dytë dhe ai me urdhërat: mos bëj kështu e mos bëj ashtu. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, ose eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe mjekimin e saj.

 

Nga bazat e mjekimit të xhelozizë është: të dukesh përpara fëmijës se cdo gjë që ai e bën është normale, dhe duke komunikuar me të me dashuri dhe respect.  Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmi jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta bëjë fëmijën e saj të lumtur. 

 

Duhet që nëna të pakësojë dënimin e tij edhe sikur ai të dëmtojë vëllain e tij të vogël. Qëllimi është që ai të lozë me të e të ndihmojë nënën e tij në kujdesjen e vëllait  të vogël. Në rast se ai e rreh atë atëherë duhet që nëna ta largojë nga vëllai i tij duke e  bërë që të jetë i zënë, ose te luaj larg tij, e mos ta dënojë aspak por përkundrazi ti dhurojë atij dashuri dhe siguri. Gjithashtu në rast se fëmija thyen apo prish lodrat e tij mos i bertit, por mundohu qe ai të luaje me dicka tjetër përvec atyre që prish, dhe dhuroji atij dashuri, ngrohtësi e siguri, cdo mënyrë dënimi do ta shtonte problemin më shumë.

 

Nga sjelljet e xhelozizë gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Mjekimi i kësaj është të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të mos ndiejë siguri, dhe mjekimi i saj jo vetëm në pamjen e jashtme, por ta mjekojmë atë me themel, në mënyrë që të jetojë i madhi dhe i vogli në lumturi, në lidhje te devotshme familjare.

 
  Today, there have been 52 visitors (121 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free