nehatbe
  *10 Skaqet qe kenaqet All-llahu*
 
Dhjetë shkaqe

Se si të arrihet kënaqësia e All-llahut?



1.     LEXIMI I KUR’ANIT – një nga arsyet  të cilat janë shkak i sigurtë i dashurisë së All-llahut xh.sh, është leximi i Kur’anit, duke menduar dhe duke i kuptuar mësimet  e tij. El-Hasen ibn Alijj r.a thotë: “Paraardhësit e juaj Kur’anin  e shihnin si letra nga Zoti i tyre. Ata gjetë natës mendonin për ato letra, kurse gjatë ditës i kërkonin ato”.

“...ai(Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë. Për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë...”(Ja sin:69-70)

2.     TË AFRUARIT TE ALL-LLAHU ME NAFILE – është e njohur se kryerja e obligimeve të caktuara paraqet formën më të çmueshme të afrimit te All-llahu xh.sh. atij i cili i kryen, mjafton që atë ta bëjë me përpikmëri, sepse i është premtuar shpëtimi nga zjarri dhe hyrje në xhennet. Nafilet janë shtesë për llojetë ndryshme të namazeve, zekatit, agjërimit etj. Në një hadith-kudsij i dërguari i Zotit transmeton: “ Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më  afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ec. I këtilli nëse kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë”.

3.     TË PËRMENDURIT E PËRHERSHËM TË ALL-LAHUT – dhikri bëhet me gjuhë, zemër dhe vepër. “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurim), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”.(El-Bekare: 152).

  “...përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve) All-llahu e di ç’punoni ju”.(El-Ankebut: 45).

E  mos u bëni si ata që harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten!...” ( El-Hashr:19)

4.     DHËNIA PËRPARËSI ASAJ QË E DO ALL-LLAHU MË TEPËR SE ATË QE E DO TI – dhënia përparësi asaj që do All-llahu përpara gjërave tjera, qartë shihet në tri gjëra përmes të cilave robi ngritet në gradën e kënaqësisë së All-llahut, po edhe nëse ajo ngjitje të jetë e vështirë. Ato janë: Mposhtja e lakmisë, kundërshtimi i lakmisë, lufta kundër shejtanit dhe ushtarëve të tij, mallkimi i All-llahut qoftë mbi ta. “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit”.(Fatir: 6)

5.     KËRKIMI I ZEMRËS PËR EMRAT DHE CILËSIT E ALL-LLAHUT, TË VROJTUARIT DHE NJOHJA E TYRE- njohja është një nga gradët e lartësuara të besimtarit dhe gradë e posaçme e atyre të cilët shkojnë në shtëpinë e të shpëtuarve. Ai i cili njeh All-llahun në emrat , cilësitë dhe veprat e Tij, All-llahu pa kurrfarë dyshimi, do ta dojë. “...por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër...”(El-Bekare: 225)
6.     VËREJTJA E BAMIRËSISË, MIRËSISË, DHURATAVE TË FSHEHTA DHE TË DUKSHME DHE DHUNTIVE TË TIJ – krejt kjo thërret dashurinë e Tij.  Dhuntia, bamirësia dhe butësia janë karakteristika që zgjojnë emocionet, sundojnë me shqisat, si dhe nxisin dashuri ndaj Atij nga i Cili rrjedh dhuntia dhe i Cili udhëzon për të mirë. “ Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat(vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frytave...” (El-bekare:22) .                                                                             “...e në shërbimin tuaj vuri edhe lumenjtë” (Ibrahim:32)    “...vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shume përbuzës”(Ibrahim: 34)

7.     PËRULËSIA E PLOTË E ZEMRAVE - ky eshte një nga shkaqet më interesante: perulje, respekt, frikë, dëgjueshmëri, devotshmëri. “Është e sigurtë  se kanë shpëtuar besimtarët:Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”                                                      (El-Mu’minun: 1-2)

8.     TË VETMUARIT GJATË ZBRITJES SË ALL-LLAHUT NË QIELLIN E TOKËS, PËR T’JU DREJTUAR ALL-LLAHUT DHE TË MËSUARIT E AJETEVE TË TIJ – ky është një shkaq shumë i suksesshëm i dashurisë. Sepse është shenja më e vërtetë e sjellljes  së mirë në ibadet. E kjo duhet të kurorëzohet me pendim dhe kërkim faljeje.  “ ...dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran:17)

9.     SHOQËRIMI ME ATA QË E DUAN ALL-LLAHUN DHE ME TË SINQERTIT -    Marrja e shprehjeve më të bukura të fjalimeve të tyre, ashtu siç mblidhen frytet më të bukura. Mos fol përveç nëse sheh se më e dobishme është të flitet sesa të heshtet, edhe kur e di se me këtë do ta përmirësosh gjendjen tënde dhe do t’u bësh dobi të tjerëve. Në një hadith kudsij thuhet: “Dashuria Ime është e obliguar për ata të cilët duhen në emrin Tim. Dashuria Ime është e obliguar për ata të cilët shoqërohen në emrin Tim. Dashuria Ime është e obliguar për ata të cilët vizitohen në emrin Tim”.

10.                        LARGIMI I GJITHÇKAJE QË QËNDRON SI PENGESË NDËRMJET ZEMRËS DHE ALL-LAHUT – mbret i trupit është zemra. Kur të prishet zemra, njeriu nuk do të gjejë dobi në përmirësimin e saj përmes gjërave të dunjasë. Nuk do të gjejë dobi apo fitim në botën tjetër.   “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët”.(Esh-Shuara: 88) .  Zemra e shëndoshë është zemra e drejtë, ajo është e privuar prej të gjithave mangësive dhe të papëlqyarve. Zemra e dyftyrëshit është e sëmurë. “Në zemrat e tyre kanë sëmurje...”(El- Bekare:10)



O All-llahu ynë, na dhuro dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre të cilët të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave të cilat na afrojnë te dashuria Jote!                                                                   
O All-llahu ynë, na dhuro dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre të cilët të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave të cilat na afrojnë te dashuria Jote!                                                                   
O All-llahu ynë, na dhuro dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre të cilët të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave të cilat na afrojnë te dashuria Jote!                                                                   
 
  Today, there have been 63 visitors (129 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free