nehatbe
  *Martesa ne Islam*
 

Martesa, 'alla-Muslimane'!

 

Martesa në Islam

Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."

Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

Që martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

  1. Duhet te behet propozimi i qarte.

  2. Duhet te behet pranimi i qarte.

  3. Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).

  4. Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).

Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje çmim per nusen apo familjen e nuses.

Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.

  • Vendimi për Martesë
    Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t'i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes. [lexo...]
     

  • Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë
    Këto pyetjet  kanë për qëllim t'ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t'i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t'i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t''ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme. [lexo...]

Duaja për të martuarit:
"Baraka Allahu leke, ue baraka alejke, ue xhemea bejnekuma fi hajrin."
Shqip
: Allahu të dhëntë bereqet ty dhe pasardhësve të tu, dhe ju të dy ju bashkoftë në të mirë.
AMIN!

 

 

Sekreti për një martesë të gjatë dhe të lumtur:

Respekt, dashuri dhe mirësjellje midis paleve

 

 

... Ajo e kupton nga fytyra e tij se ai ka nevoje per nje fjale inkurajuese. Ai e di se asaj i pëlqen heshtja ne mengjes. Shpesh ata e perfundojne fjaline me shprehjen "Ti e di se cfare dua te them?!". Gjate viteve ata jane rritur bashke, kane kaluar momente te veshtira dhe tani kur i sheh bashke duket se ndjehen shume rehat me njeri tjetrin.

Ne Kur'an Allahu thote: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30:21)

Kur nje grua dhe nje burre martohen, arritja e ketij portreti dashurie, shoqerie dhe qetesie behet qellimi i tyre. Por arritja e ketij qellimi nuk eshte dicka e lehte dhe e thjeshte. Me pune dhe vendosshmeri nga ana e te dy partnereve, martesa mund te zgjase dhe te jete e sukseshme.

 
  Today, there have been 45 visitors (91 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free