nehatbe
  *Dituria qe permbahet ne Kuran*
 

DITURIA QE PERMBAHET NE KURAN

Gjithçka qe kemi pare deri tani na tregon qarte se: Kuani eshte nje liber per te cilin gjithe ngjarjet e treguara ne te (apo fenomenet qe jane pershkruar ne te) jane provuar se jane te verteta. Faktet e paraqitura ne Kuran per çeshtje shkencore apo te dhenat qe jepen ne te per te ardhmen, jane te tilla qe asnje njeri nuk i ka ditur ne kohen qe eshte bere shpallja e ketij libri. Eshte e pamundur qe keto informata te kene qene te ditura krahasuar me nilevin e diturise dhe teknologjise ne ate kohe. E te gjitha keto tregojne teper qarte se Kur'ani nuk eshte fjale e njeriut. Perkundrazi, Kurani eshte fjale e Zotit te Madheruar, Krijuesit te gjithe gjerave, Atij qe mbulon çdo gje me diturine e Tij.

Ne nje ajet ne Kuran, Allahu thote: "... Sikur të ishte (Kurani) prej dikut tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie." (Kur'an, 4:82) Jo vetem qe nuk ka asnje kunderthenie ne Kur'an, por edhe çdo informate ne te shfaq/paraqet mrekulline e ketij libri hyjnor çdo dite e me teper.

Per njeriun mbetet atehere te kapet fort tek ky liber i shenjte i shpallur nga Zoti, dhe ta perdore ate si udhezimin e tij te vetem. Ne nje ajet tjeter Kuranor thuhet: "Dhe ky eshte libri dobi prurës (te cilin) Ne e zbritëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni ashtu që të mëshiroheni." (Kur'an, 6:155)

Ndersa ne disa ajete te tjera, Allahu thekson:

  • "E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë..." (Kur'an, 18:29)

  • "Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush don, merr mesim nga ai (Kur’ani) (i cili) është këshillë në flet të çmueshme, me vlerë të lartë e të ruajtur." (Kur'an, 80:11-14)

 
  Today, there have been 33 visitors (68 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free