Gjatë Ramazanit isha drejtuar kah Zoti, i kisha shtuar veprat vullnetare, e ndisha kënaqësin e adhurimeve, ma shumë lexoja Kur'an, nuk e leja pas dore namazin me xhemat, ikja nga shikimi i haramit, mirëpo pas Ramazanit më iku kënaqësia e adhurimeve, të cilën e gjeja gjat Ramazanit, nuk e gjej atë kujdes të madh që kisha për adhurimet, shumë herë më ikë namazi me xhemat, jam larguar prej shumë veprave vullnetare dhe nga leximi i Kur'anit….
Vallë, ky problem ka zgjidhje?!
Vëllau im, ja dhjetë mjete për vazhdim në vepra të mira pas Ramazanit:
1- Së pari dhe para çdo gjëje kërko ndihmë nga All-llahu [subhanehu ve teala] për udhëzim dhe përqëndrim në të vërtetë. All-llahu [subhanehu ve teala] e ka lavdëruar duanë e thelluarëve në dije, të cilët janë lutur:
"ÑóÈøóäóÇ áÇ ÊõÒöÛú ÞõáõæÈóäóÇ ÈóÚúÏó ÅöÐú åóÏóíúÊóäóÇ æóåóÈú áóäóÇ ãöäú áóÏõäúßó ÑóÍúãóÉð Åöäøóßó ÃóäúÊó ÇáúæóåøóÇÈõ".
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran: .
2- Shpeshto uljen me njerëz të mirë, kujdesu për tubimet e dijes dhe dhikrit, siç janë ligjeratat, vizitat, etj.
3- Mëso jetëpërshkrimin e burrave të devotshëm, duke lexuar në libra ose duke dëgjuar audi kaseta, në veçanti interesohu për jetëpërshrkimin e sahabeve, sepse kjo ngjall në zemrën ambicien e lartë.
4- Sa ma shumë dëgjo kaseta islame me ndikim, qofshin hutbe, këshilla, etj.
5- Kujdesu për farzet, siç janë farzet e namazeve, kompenzimin e ditëve që të kanë mbetur nga Ramazani, sepse në zbatimin e farzeve ka mirësi të madhe.
6- Kujdesu për nafilet, edhe në qoftë se janë të pakta, sepse:
"Çä ÃÍÈ ÇáÃÚãÇá Åáì Çááå ÃÏæãå æÅä Þá"
“Veprat më të dashura te All-llahu janë ato të vazhdueshmet, edhe pse janë pak”. Siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
7- Fillo me mësim përmendsh të Kur'anit, lexoje vazhdimisht, ate që e mëson përmendsh lexoje gjat namazeve farze dhe nafile.
8- Shtoje përmendjen e All-llahut [subhanehu ve teala], kërkimin e faljes (istigfarit), sepse është punë e vogël, mirëpo e shton besimin dhe e forcon zemrën.
9- Iku maksimalisht gjërave që e prishin zemrën, siç janë shokët e këqinjë, televizioni, muzika, shikimi në revista imorale, etj.
10- Në fund të porosis vëllau im i dashur me pendim të shpejtë, sepse pendimi i sinqertë nuk të pejon të kthehesh sërish në mëkate, pasiqë All-llahu gëzohet me të madhe me njeriun që pendohet.
Vëllau im i bekayr, mos u ban nga ata që Zotin vetëm në Ramazan e njohin. Për ta muslimanët e parë kanë thënë:
"ÈÆÓ ÇáÞæã áÇ íÚÑÝæä Çááå ÅáÇ Ýí ÑãÖÇä"
“sa të këqinjë janë ata që All-llahun vetëm në Ramazan e njohin”.
Lamtumirë vëllau im deri në Ramazanin e ardhshëm, duke iu lutur All-llahut për ty shëndet dhe përqëndrim në fenë e All-llahut.