1. LEXIMI I KUR’ANIT – një nga arsyet të cilat janë shkak i sigurtë i dashurisë së All-llahut xh.sh, është leximi i Kur’anit, duke menduar dhe duke i kuptuar mësimet e tij. El-Hasen ibn Alijj r.a thotë: “Paraardhësit e juaj Kur’anin e shihnin si letra nga Zoti i tyre. Ata gjetë natës mendonin për ato letra, kurse gjatë ditës i kërkonin ato”.
“...ai(Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë. Për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë...”(Ja sin:69-70)
2. TË AFRUARIT TE ALL-LLAHU ME NAFILE – është e njohur se kryerja e obligimeve të caktuara paraqet formën më të çmueshme të afrimit te All-llahu xh.sh. atij i cili i kryen, mjafton që atë ta bëjë me përpikmëri, sepse i është premtuar shpëtimi nga zjarri dhe hyrje në xhennet. Nafilet janë shtesë për llojetë ndryshme të namazeve, zekatit, agjërimit etj. Në një hadith-kudsij i dërguari i Zotit transmeton: “ Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ec. I këtilli nëse kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë”.
3. TË PËRMENDURIT E PËRHERSHËM TË ALL-LAHUT – dhikri bëhet me gjuhë, zemër dhe vepër. “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurim), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”.(El-Bekare: 152).
“...përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve) All-llahu e di ç’punoni ju”.(El-Ankebut: 45).
“ E mos u bëni si ata që harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten!...” ( El-Hashr:19)
4. DHËNIA PËRPARËSI ASAJ QË E DO ALL-LLAHU MË TEPËR SE ATË QE E DO TI – dhënia përparësi asaj që do All-llahu përpara gjërave tjera, qartë shihet në tri gjëra përmes të cilave robi ngritet në gradën e kënaqësisë së All-llahut, po edhe nëse ajo ngjitje të jetë e vështirë. Ato janë: Mposhtja e lakmisë, kundërshtimi i lakmisë, lufta kundër shejtanit dhe ushtarëve të tij, mallkimi i All-llahut qoftë mbi ta. “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit”.(Fatir: 6)
5. KËRKIMI I ZEMRËS PËR EMRAT DHE CILËSIT E ALL-LLAHUT, TË VROJTUARIT DHE NJOHJA E TYRE- njohja është një nga gradët e lartësuara të besimtarit dhe gradë e posaçme e atyre të cilët shkojnë në shtëpinë e të shpëtuarve. Ai i cili njeh All-llahun në emrat , cilësitë dhe veprat e Tij, All-llahu pa kurrfarë dyshimi, do ta dojë
. “...por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër...”(El-Bekare: 225)
6. VËREJTJA E BAMIRËSISË, MIRËSISË, DHURATAVE TË FSHEHTA DHE TË DUKSHME DHE DHUNTIVE TË TIJ – krejt kjo thërret dashurinë e Tij. Dhuntia, bamirësia dhe butësia janë karakteristika që zgjojnë emocionet, sundojnë me shqisat, si dhe nxisin dashuri ndaj Atij nga i Cili rrjedh dhuntia dhe i Cili udhëzon për të mirë. “ Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat(vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frytave...” (El-bekare:22) . “...e në shërbimin tuaj vuri edhe lumenjtë” (Ibrahim:32) “...vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shume përbuzës”(Ibrahim: 34)
7. PËRULËSIA E PLOTË E ZEMRAVE - ky eshte një nga shkaqet më interesante: perulje, respekt, frikë, dëgjueshmëri, devotshmëri. “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët:Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit” (El-Mu’minun: 1-2)
8. TË VETMUARIT GJATË ZBRITJES SË ALL-LLAHUT NË QIELLIN E TOKËS, PËR T’JU DREJTUAR ALL-LLAHUT DHE TË MËSUARIT E AJETEVE TË TIJ – ky është një shkaq shumë i suksesshëm i dashurisë. Sepse është shenja më e vërtetë e sjellljes së mirë në ibadet. E kjo duhet të kurorëzohet me pendim dhe kërkim faljeje. “ ...dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran:17)
9. SHOQËRIMI ME ATA QË E DUAN ALL-LLAHUN DHE ME TË SINQERTIT - Marrja e shprehjeve më të bukura të fjalimeve të tyre, ashtu siç mblidhen frytet më të bukura. Mos fol përveç nëse sheh se më e dobishme është të flitet sesa të heshtet, edhe kur e di se me këtë do ta përmirësosh gjendjen tënde dhe do t’u bësh dobi të tjerëve. Në një hadith kudsij thuhet: “Dashuria Ime është e obliguar për ata të cilët duhen në emrin Tim. Dashuria Ime është e obliguar për ata të cilët shoqërohen në emrin Tim. Dashuria Ime është e obliguar për ata të cilët vizitohen në emrin Tim”.
10. LARGIMI I GJITHÇKAJE QË QËNDRON SI PENGESË NDËRMJET ZEMRËS DHE ALL-LAHUT – mbret i trupit është zemra. Kur të prishet zemra, njeriu nuk do të gjejë dobi në përmirësimin e saj përmes gjërave të dunjasë. Nuk do të gjejë dobi apo fitim në botën tjetër. “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët”.(Esh-Shuara: 88) . Zemra e shëndoshë është zemra e drejtë, ajo është e privuar prej të gjithave mangësive dhe të papëlqyarve. Zemra e dyftyrëshit është e sëmurë. “Në zemrat e tyre kanë sëmurje...”(El- Bekare:10)
O All-llahu ynë, na dhuro dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre të cilët të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave të cilat na afrojnë te dashuria Jote!
O All-llahu ynë, na dhuro dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre të cilët të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave të cilat na afrojnë te dashuria Jote!
O All-llahu ynë, na dhuro dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre të cilët të duan Ty, si dhe dashurinë ndaj veprave të cilat na afrojnë te dashuria Jote!