Nënë për here të parë
Nuk ka dyshim se një nga cilësitë më të cmueshme që ia ka dhënë All-llahu i madhëruar femrës është të qënit "NËNË".
Dhe gjëja më e cmueshme që mund ti japë nëna fëmijës së saj është dashuria. Shfaqja e dashurisë nuk përmblidhet vetëm në ngrohtësinë që mund ti japë nëna fëmijës, por cdo mund që bën për ti shërbyer fëmijës si: kujdesin e tij shëndetësor e ushqimor. Fëmija lind i dobët nuk posedon vetëm se ankesën me lot e gëzimin me buzëqeshje. Sepse bota e fëmijës është bota e ndjenjave, nëse fëmija jot ndjehet i qetë e e interesuar për të , atëherë ai do të ndjejë se kjo është dashuri.
Prandaj do tu paraqes disa këshilla në mënyrë që fëmija jot të ndjehet sa më i lumtur insha'All-llah.
Pastërtia e fëmijës
Duhet që patjetër të kujdesesh për pastërtinë e lëkurës së fëmijës sepse ajo është shumë e ndjeshme, ajo ka nevojë për shumë kujdes, në mënyrë që të mos preket nga asgjë që i shkakton infeksion. Prandaj duhet që cdo ditë të lahet ta supozosh këtë si e drejta jote dhe e tij, fëmija e ndjen interesimin dhe kujdesin që i bëhet gjatë të larit.
Ja disa pika të cilat duhen të kihen parasysh para dhe mbas të larit:
-
Sigurohu se dhoma është e ngrohtë e nuk bën korent (me nje fjalë nuk ka hapur derën dhe dritaren)
-
Sigurohu se thonjtë i ke të shkurtuara, e unazat të hequra.
-
Sigurohu se temperature e ujit është e përshtatshme për fëmijën - 37 gradë
-
Mbaji afër cdo gjë që të duhet gjatë të larit si:
1. Dy peshqirë të pastër.
2. Ndërresa të pastërta.
3. Sapun të vecantë për fëmijën dhe sfungjer të butë i vecantë për fëmijë.
4. Shampo të vecantë për fëmijën.
5. Lodra të cilat futen në ujë.
-
-Vishe fëmijën menjëherë mbas larjes.
Zhvillimi i dhëmbëve të fëmijës
Zhvillimi i dhëmbëve normalë tek fëmijët është si më poshtë:
Formimi i dhëmbëve të fëmijës poshtë mishit të tyre fillojnë qysh para lindjes. Fillojne që ti dalin nga mosha 6 muajsh e deri në 10 muajsh. I plotësohen atij 20 në moshën 36 muaj, është mirë përdorim i indonjë mjeti plastike i vecantë për këtë punë në mënyrë që fëmija ta shtrëngojë me mishin e dhëmbëve, e kjo e ndihmon procesin e daljes së dhëmbëve.
Numri i orëve të gjumit të fëmijës tënde
Javën e parë: 8 orë ditën e 8 orë e gjys natën.
1 muaj: 7 orë ditën e 10 orë natën.
3 muaj: 5 orë ditëne 10 orë natën.
6 muaj: 2 orë e gjys ditën e 12 orë natën.
9 muaj: 3 orë ditën e 11 orë e gjys natën.
12 muaj: 2 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.
18 muaj: 2 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.
2 vjet: 1 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.
3 vjet: 1 orë e gjys ditën e 11 orë e gjys natën.
4 vjet: 1 orë ditën e 11 orë e gjys natën.
5 vjet: 1 orë ditën e 11 orë natën.
6 vjet: 1 orë ditën e 10 orë e gjys natën.
Vini re:
Ji e kujdeshme ndaj vaksinimit të fëmijës kundra sëmundjeve ngjitse, gjithashtu edhe ato të përsëriturat në kohën e tyre të caktuar, në mënyrë që ta mbrosh fëmijën nga sëmundjet, me lejen e All-llahut të madhëruar.
Dhe së fundi lus All-llahun e madhëruar që ta ruajë e ta mbrojë nga cdo e keqe, u rrittë në kënaqësinë e dashurisë dhë ngrohtësisë tënde, e bëftë All-llahu prej pasardhësve të khajrit (mines-salihin) e gjithë mundin dhe kujdesjen tënde ndaj tij All-llahu ta vëntë në peshojën e veprave të mira..