nehatbe
  *Dobitë e agjerimit*
 

AGJËRIMI DHE DOBIT E TIJA

 

Lavdërimet aq sa i meriton, qofshin mbi Zotin, lavdërime që me to shtohen të mirat e tija dhe largojnë zëmrimin e Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut, të vetëm që nuk ka shoq e ortak; i cili e krijoj njerzin kur e krijoj pa patur nevojë për adhurimin e tyre, me që bindja e tyre nuk i sjell as një të mirë Atij, por është për të mirën e tyre, dhe kur nuk i shtrohen urdhërave të tija, Ai nuk dëmtohet, por dëmtojnë vehtet e tyre. Sikur dëshmoj që Muhammedi, A.S. është robi dhe i dërguari i Zotit, na mësoi si të jemi të sinqertë në adhurime, dhe na tregoi si të ruhemi nga veprat e liga.
O Zot i Madh, derdhi paqën dhe bekimet tuaja mbi Profetin Muhammed, A.S. familjen dhe mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që ftojnë dhe besojnë në ftesën e tij deri në ditën e fundit.
Agjërimi është një prej pesë shtyllave të fesë Islame. Agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit është bërë detyrë në vitin e dytë të Emigrimit të Profetit, A.S., në Medine. Agjërim në terminologjinë e fesë Islame do të thotë të ndalohesh nga ngrenëja, pirëja dhe marëdhënjet seksuale me gruan prej para agimit deri në perëndim të diellit.
Kur’ani i shenjtë thotë: “A ju që keni besuar, agjerimi është përshkruar për ju sikundër është përshkruar për ata para jush, që kështu të ruheni nga të ligat.”
Nga ky vërset kuptojmë se agjërimi është një formë adhurimi i vjetër botëror, përshkruar për ne Muslimanët sikur ka qenë përshkruar për ferat tjera para nesh, qysh në kohërat më të moçme.
Sheh Muhammed Abdo, një ndër shkollarët Musliman me famë botërore të shekullit tonë, në komentimin e Kur’anit që thirret: “Tefsirul Menar” tuke komentuar këtë verset thotë: “Agjërimi është një formë e vjetër adhurimi që është njohur nga ferat e parakaluara bile dhe nga idhujtarët. Ka qenë bazë themelore në çdo fe. Ishte i njohur nga egjiptianët e vjetër dhe prej tyre kaloj në grekët e moçëm, të cilët e bënë me tepër të detyrëshëm veçanërisht për gratë e tyre. Edhe Rromakët e praktikuan agjerimin, si dhe paganët e Indisë, dhe sot në shumë vende tjera e mbajnë agjerimin në një formë ose një tjetër.
Prof. Behij El-Huli, një shkollar i njohur egjiptian në librezën e tij mbi: Agjërimin, përmend dhe këto popuj që kanë agjëruar:
1. – Sabainët e Haranit, ishin të urdhëruar prej fesë së tyre që mos të hanin dhe të pinin prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij, për tridhjet ditë.
2. – Manoitët: (Pasuesit e Manit) Feja e tyre i urdhëron që të ndalohen nga ngrehja dhe pirja të njëjtën mënyrë dhe kohë sikur Sabainët, d.m.th. tridhjet ditë prej lindjes deri në perëndim të diellit.
3. – Indianët kanë ditë të caktuara në të cilat agjërojnë. Për të arritur një shkallë të lartë shpirtërore, sipas besimit të tyre, duhet të agjerojnë një muej vazhdimisht. Nësa për të arritur shkallën më të lartë shpirtërore duhet të agjërojnë të tërë vitin, duke e prishur vetëm një herë në muaj, në fillim të çdo muaji, për dymbëdhjet muaj.
Në Dhjatën e Vjetër nuk gjejmë ndonjë tekst të prerë që agjerimi ka qenë i detyrëshëm për çifutët. Por gjejmë rekomandime për agjerimin dhe ate që e mbanë. Dihet se Musaj, A.S., agjëroj 40 ditë para se të merrte revelatën. Çifutët tani agjerojnë një javë për të përkujtuar zhgatrrimin e Jeruzalemit, sikur agjërojnë dhe një ditë në Gusht, sikur raportohet se ata ishin të urdhëruar t’a agjeronin ditën e dhjetë të muajit të shtatë. Ata e agjëronin ditën bashkë me natën, dhe ndoshta ky ishte që e thirrëshin Ashura. Ata kanë dhe ditë të tjera që e agjërojnë.
Isai, A.S. (Krishti) e ka agjëruar vetë dhe e ka porositur ate, ne lexojmë në Ungjill: “Edhe kur të agjëroni, mos bëhi të vërerët, posi ipokritëritë... Me të vërtetë po u them juve, ata e kanë marrur pagën e tyre. Po ti kur të agjëronjë, lyej kryetë t’atë, edhe lajë fytyrënë  t’ënde; që mos të dukesh ndë njerëzit se e agjëron, po tek yt Atë, që është ndë të fshehëtë; edhe yt Atë që sheh fshehurazi, do të çpaguanjë tyj faqeza.” Pas Matheut: 6:16-18.
Vërseti që përmendëm sipër përfundon: që kështu të ruheni nga të ligat.
Në arabisht është përdorur fjala tettekunë që e kemi përkëthuar: Të ruheni nga të ligat. Njëjsi i sajë është takwa. Ubej bin Kaëbi, një prej shokëve kompetent të Profetit, A.s., e ka shpjeguar këtë fjalë të ruajsh vehten nga gjërat e liga.
Na raportohet se një herë Ymeri, sunduesi i dytë i Muslimanëve, e pyeti Kaëbin që t’ia shpjegonte atij kuptimin e fjalës takwa. Ai i tha: “A ke ecur ndonjë herë në ndonjë udhë të mbushur me ferra?” Ai ju përgjegj: “Po.” “Çka bëre ti atëhere?” Pyeti Kaëbi. Ymeri ju përgjegj: “Eca duke u ruajtur dhe me kujdes.”Ajo është takvaja, të ruhesh nga të ligat dhe të kujdesesh që mos të bijsh në to.” I tha Kaëbi.
Pastaj vjen vërseti që pason: “(Agjërimi është i detyrëshëm) Në ditë të numëruara. Por ai nga ju që është i smurë ose në udhëtim (mund t’a prishi) dhe (të agjerojë) në tjera ditë të njëjtin numër (që prishë). Nësa ata që nuk mund t’a mbajnë, ata e paguajnë duke ushqyer për çdo ditë (që prishin) një të varfër; por po të japin më tepër është më mirë për ta. Por agjërimi është më i mirë për ju po t’a dini.”2:184.
Në këte vërset na tregohet se agjërimi është caktuar ditë të numëruara, dhe se lejohen t’a prishin ata që janë të smurë ose në udhëtim, por që t’i agjërojnë po atë numër ditësh kur të sherohen ose të kthehen nga udhëtimi. Nësa ata që janë shumë pleq ose kanë smundje që nuk shërohen, në qoftë se janë në gjendje të mirë financiare duhet të ushqejnë për çdo ditë një të varfur, por po të ushqejnë më tepër njerëz është më mirë për ta.
Pastaj pasohet nga vërseti tjetër ku thohet: “Muejin e Ramazanit, në të cilin ka zbritur Kur’ani udhërrëfyes për njerëzinë dhe me prova të kjarta udhëzuese dhe dallonjës (i së mirës nga e keqja) Kushdo prej jush që t’a dëshmojë ketë muaj le t’a agjerojë. Kush prej jush është i smurë a por në udhëtim, le të agjerojë të njëjtat ditë më vonë. Zoti don për ju lehtësim dhe jo vështërsi. Por ditët e caktuara t’i plotëson dhe të madhëroni Zotin që ju ka udhëhequr që kështu të jeni mirënjohtës.” 2:185.
Në këte verset na tregohet se për të agjeruar është zgjedhur muaji i Ramazanit, që është muaji i nëntë i kalendarit Musliman hënor, sepse në këtë muaj ka filluar të zbresi Kur’ani udhërrëfyes për njerzimin dhe dallues i të mirave na të ligat, dhe përsëritet këtu leja që t’a prishin ata që janë të smurë ose udhëtojnë me konditë që t’i agjerojnë më vonë të njëjta ditë, kur të shërohen ose të këthehen nga udhëtimi; duke shtuar se me këte Zoti don t’u bëjë lehtësime juve dhe nuk don që të keni vështërsina të mdhaja, por ditët e caktuara duhet të plotësoni agjerimin dhe të lavdëroni e madhëroni dhe t’i faleni Zotit që ju udhëheqi dhe ju drejtoj.
Tani që mbaruam së përmenduri çka thotë Kur’ani mbi agjerimin, e shofim të arsyeshme të tregojmë shkurtazi dobirat që na sjell ai, të cilat janë të shumë anëshme, dhe vetëm në pikpamje mjekësore janë shkrojtur me qindra artikujsh si nga shkencar musliman ashtu dhe jo musliman, që vetëm nga kjo pikpamje mund të bëhej një libër i madh, por këtu ne do të mjaftojmë të përmendim dobit e tija vetëm në disa pikpamje.
Agjerimi mbi të gjitha është një vepër bindje dhe nënshtrimi urdhërit të Zotit. Ky nënshtrim dhe dorëzim bazohet në dashurin që kemi për Zotin, Krijuesin dhe Mirëbërësin tonë, dhe përpjekjet e pareshtura për të fituar kënaqësin e tij dhe u larguar zëmrimit të Tij. Po të ishte vetëm ky përfundimi i agjërimit, me të vërtetë do të ishte i mjaftë.
Agjërimi e ushtron besimtarin për t’u larguar nga të ligat. Kur një përson largohet nga ushqimi i lejuar dhe seksi, me dëshirën e tij, për t’u bindur Zotit, nuk ka dyshim se pregaditet më mirë për t’u larguar nga gjërat dhe veprat e ndaluara.
Agjerimi është një vepër që na pregaditë për t’u pajosur me virtyte të larta. Ai nuk është vetëm ndalim nga ngrehja, pirja dhe seksi, por ka një kuptim më të gjerë: kur agjërojmë duhet të largohemi nga çdo e ligë. Profeti Muhammed, A.S., ka urdhëruar e ka thënë: “Në qoftë se personi që agjëron nuk largohet nga fjalët dhe veprat e liga, Zoti nuk ka nevojë për ndalimin e tinga ngrehja dhe pirja.” Dhe në një fjalë tjetër thotë: “Agjerimi nuk është vetëm të ndalohemi nga ngrehja dhe pirja por dhe të largohemi prej fjalëve dhe veprave të liga. Në qoftë se ndonjë njeri don të ngatrrohet me ty dhe të shanë ty, thuaji: Jam me agjërim.. Jam me agjërim.” D.m.th. largoju nga ai dhe lëshoji udhën.
Agjërimi e bën njeriun që të jetë më bujar me të varfurit, se duke agjëruar e ndjen vetë urinë dhe vuajtjet e saja dhe e kupton sesa vuanë i varfuri dhe prandej shtyhet t’a ndihmojë më bujarisht.
Agjëruesi për një muaj të tërë kalon në një ushtrim të mrekullueshëm që e bën të ndrrojë rutinën e përditëshme të jetës. Nuk nuk është vetëm ringjallës por e pregaditë t’i adaptohet konditave dhe rrethanave të ndryshme të jetës, e bën të zotrojë epshet dhe deshirat e tija dhe jo të bëhet skllav i tyre.
Mjekët na tregojnë se agjërimi sjell këto të mira: zhdukë substancën e majme të dëmëshme nga gjaku, dhe ndihmon për të shëruar disa lloj smundje stomaku dhe për përsëritjen e hundëve (tissues) të trupit e tjera.
Profeti Muhammed ka urdhëruar e ka thënë: “Kushdo që agjiron muejin e Ramazanit, me besim të plotë, për hir të Zotit, atij i falen të gjitha mëkatet e kaluara. Zoti na bëftë prej këtij grupi.

 
  Today, there have been 45 visitors (90 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free