nehatbe
  *Agjerimi i pare*
 

Agjërimi i parë

"Ti nuk do të hash asgjë sot gjersa të perëndojë Dielli"

Një shprehje e tillë mund të jetë frikë e tmerrshme për një fëmijë të vogël. I duket një kohë shumë, shumë e gjatë.

Shumë të rritur muslimanë mund të përkujtojnë agjërimin e parë të Ramazanit, që e kanë mbajtur kur kanë qenë ende fëmijë. ثshtë shpesh një përkujtim prekës.

Vështirësia e kësaj dite është lehtë të mbahet në mend.

Megjithatë, kur agjërimi kryhet me sukses për të parën herë, ndjenja apo përshtypja e triumfit dhe e gëzimit që ndihet në këtë ditë të bën të mbash mendim të gjallëruar për agjërimin gjatë tërë jetës.

 

Një grua përkujton këtë ditë si vijon:

Ishte një kohë shumë e hershme, porse ende mund të mbaj në mend disa detaje të kësaj dite. Më kujtohet qëndrimi im, ndihesha krenare midis vëllezërve të mi.

Isha vetëm unë që agjëroja. Pak para perëndimit të diellit, ata sollën ëmbëlsira dhe u mblodhën rreth e rrotull të hanë. Nuk munda ta përballoja kur i shihja në atë mënyrë. Këtë ditë, e prisha agjërimin tim. Ditën tjetër, e përmbajta veten nga sfida.

Në këtë ditë të dytë unë triumfova, falë Zotit.

 

Një grua tjetër tregon këtë ndodhi të saj:

Kush mund t’i harrojë këto ditë? Agjërimi ishte shumë i vështirë për ne. Nëse familjet tona e merrnin vesh që ne ishim duke agjëruar, do të na ndalonin dhe do të na detyronin të hanim. Me treguar të vërtetën, nuk mundja t’i bëja ballë erës së ushqimit. Kjo ishte e mjaftueshme që ta prishja agjërimin.

 

Gruaja e tretë tregon ndodhinë e saj të fëmijërisë:

U zgjova vonë një ditë të Ramazanit. Ishte pasdite. U ndjeva jashtëzakonisht e uritur, por vendosa të agjëroj. Më vonë, pasdite, nëna ime më dërgoi tek fqinjët të merrja ca pluhur për pije. Duke u kthyer, isha shumë e uritur, kështu që e prisha agjërimin duke e provuar atë që e mora prej fqinjëve.

 

Një grua tjetër tregon ndodhinë e saj:

Ditët ishin shumë të gjata. Unë u ngjitja në kulmin e shtëpisë vonë pasdite për të shikuar Diellin se deri ku ka shkuar.

 

Disa këshilla për nënat

Një numër nënash i ndajnë me ne eksperiencat e tyre, duke u mësuar fëmijëve sesi të agjërojnë.

 

Një nënë na tregon:

Do të doja të mësohem të agjëroj shpesh, për t’ia bërë me dije atyre për të mirat dhe shpërblimet që merr një agjërues. Do të doja t’u mësoja atyre urtësinë e agjërimit. Gjithashtu, do të doja t’i inkurajoja nënat që të përgatisin ushqimin e tyre më të mirë për iftar. Do të doja që t’i preokupoja fëmijët me ndonjë punë të dobishme, qoftë edhe me lodra, në mënyrë që t’u vinte sa më shpejt koha e iftarit. Një strategji e suksesshme ishte rrënjosja e shpirtit garues në ta. Fëmijët konkurrojnë me njëri-tjetrin, se cili prej tyre po agjëron më shumë ditë.

 

Një nënë tjetër na tregon duke thënë:

Do të provoja t’i jepja forcë fëmijëve të mi, duke u treguar përvojën tonë: “Kur ishim të vogla, e kishim zakon t’i shihnim nënat tona se si agjëronin, kështu që edhe ne nisëm të agjërojmë me ato”. Do t’ia kujtoja për të mirat që ata do të marrin, duke i bërë me dije se edhe i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të, ishte njeri që agjëronte.

 

Një nënë e tretë na tregon:

اdoherë, një fëmijë hante diçka. M’u kujtua çuditërisht një ndodhi për të qeshur. E pashë vajzën time të vogël që futi një çamçakëz në gojën e saj, kështu që i kujtova asaj se ishte duke agjëruar. Ajo e nxori nga goja çamçakëzin, e shikoi atë pak, pastaj shpejt e ktheu prapë në gojën e saj dhe e gëlltiti atë. Pastaj më shikoi dhe më tha: „Kjo e zgjidh problemin“

 

Ne duhet të agjërojmë, që edhe fëmijët tanë të agjërojnë. Kur të shkojmë në xhami, duhet t’i marrim edhe ata. Kur ndodh që një fëmijë qan për ushqim, ne duhet t’i japim këtij fëmije lodrat. Duhet të bëjmë këtë ose diçka tjetër që ia largon mendjen nga ushqimi, gjersa të vijë koha e iftarit, mënyrë kjo që e përgatit për agjërim të vazhdueshëm.

Të parët tanë nuk ia imponuan agjërimin fëmijëve në mënyrë të vrazhdë, “ja bëje ja s’ka”, por gjetën formën e duhur, duke rrahur ta mbushnin kohën e fëmijës me të tjera veprimtari, me qëllim që t’ia lehtësonin agjërimin.

 

A është fëmija im gati për të agjëruar?

Për disa fëmijë, agjërimi është më i vështirë sesa për disa tjerë. Fëmijët që kanë një shtat (formim fizik) të dobët nuk janë të aftë të agjërojnë. Gjithashtu, fëmijët që kanë zakon të hanë shpesh mund të kenë vështirësi në agjërim.

Fëmijët që tregohen shpesh aktivë në lojëra janë gjithashtu midis atyre që kanë vështirësi gjatë agjërimit.

ثshtë detyrë e prindërve të përcaktojnë nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm apo jo për agjërim. Ata e dinë më mirë shëndetin e fëmijëve të tyre. Sidoqoftë, prindërit nuk duhet të jenë tolerues për shkak të mëshirës që kanë për ta. Qëkur fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ai duhet të fillojë pak e nga pak agjërimin, në një formë, ose tjetrën.

Dr. Rashad Lashin ka këshillën vijuese, për t’ia bërë fëmijëve tanë të lehtë agjërimin:

Në moshën 7-9 vjeçare, është e mundur që ta njohësh gradualisht fëmijën me agjërimin. Në fillim, ata duhet të inkurajohen që të agjërojnë deri në ora 10 paradite. Pastaj koha mund t’u rritet deri në namazin e drekës, më pastaj deri në namazin e ikindisë.

Në këtë çështje ne mund t’i nxisim ata, duke i thënë: „Hajde, bëhu tash trim. Vazhdo agjërimin deri në perëndim të Diellit dhe plotësoje një ditë të tërë.

Fëmija i shëndetshëm i moshës 10 vjeçare mund të agjërojë. Sipas mjekësisë, trupi i tij është i aftë të përballojë agjërimin. Ne mund t’i themi një fëmije të kësaj moshe: “Hajde, na trego sa trim dhe i fortë je. Bëj diçka vërtetë të madhe dhe agjëro tërë ditën”.

ثshtë me rëndësi për ne si prind, t’ia përshtatim përmasat vijuese kështu që fëmijët tanë mund të marrin maksimumin e fitimit nga përpjekjet e tyre të agjërimit dhe të mos i shndërrojmë aftësitë e tyre në gënjim dhe mashtrim.

1. Ne duhet të punojmë që të rrënjosim në zemrat e fëmijëve tanë dëshirën e flaktë për të agjëruar. Kjo nënkupton se detyrimi është jashtë loje në këtë çështje. Duke i detyruar ata të agjërojnë nuk është një mënyrë e mirë dhe e vazhdueshme që të zhvillojmë brendësinë e tyre për këtë pikë.

Me këtë, mund t’i kultivohet një karakter i keq, duke manifestuar elemente të hipokrizisë, gënjeshtrës, frikës dhe mashtrimit.

2. Përforcimi dhe mbështetja pozitive bëjnë çudira dhe mund ta bëjë më të lehtë që fëmijët tanë të agjërojnë. Lëvdatat dhe inkurajimi janë më se të rekomanduara. Gjithashtu, çmimet, si materiale, po ashtu edhe çmime nderi ndër familjarët mund t’i dhurohen fëmijëve, për stimulim.

3. Një mënyrë efikase për t’i inkurajuar fëmijët tanë të agjërojnë është të kultivojmë një shpirt konkurrues (garues) midis atyre. Kjo është veçanërisht e dobishme kur fëmijët kanë shokë bashkëmoshatarë që agjërojnë dhe falen në xhami.

4. Nuk duhet të neglizhojmë përdorimin e trajtimit gradual me fëmijët tanë. Ky trajtim duhet të përdoret, kështu që fëmija me siguri rrit çështjen e agjërimit deri në një dite të plotë.

 

"Jam duke agjëruar, nënë" (por vetëm kur të më shikosh)

اka do të bëjë një nënë kur të merr vesh se fëmija i saj nuk ka qenë duke i agjëruar ditët e Ramazanit, por e ka gënjyer?

Dr. Hiba Isaëi, një profesoreshë e Psikologjisë në shkollën ‘Ajn Shems’ të Mjekësisë, ia drejton këtë pyetje nënave muslimane. Ajo thekson se agjërimi i fëmijëve të vegjël është një përgjegjësi e nënës, qëkur fëmijët janë shumë të ri për ta kuptuar rëndësinë e agjërimit. Andaj, kur një nënë zbulon se fëmija i saj ka ngrënë, duke u fshehur prej saj, ajo duhet të ndërmarrë këto hapa:

1. Ta nxisë agjërimin te fëmija, duke i dhënë një ushqim të preferuar dhe lëvdatë për çdo ditë që e ka agjëruar suksesshëm.

2. Të mos e kundërshtojë fëmijën për shkak të gabimit. Të mos e quajë atë gënjeshtar. T’i tërheqë fëmijës vëmendjen indirekt, përmes shembullit dhe ndodhive të të tjerëve, duke i treguar se sa serioze dhe e dëmshme është të prishet agjërimi i Ramazanit dhe të gënjesh.

3. Të mos presë që një fëmijë i vogël të agjërojë një ditë të plotë, që nga lindja e diellit deri në perëndim. Ta shtrijë gjatësinë e agjërimit të fëmijës në varësi të moshës dhe aftësisë së tij.

4. Kur fëmija agjëron, prindi duhet të mos harrojë ta lëvdojë fëmijën dhe t’i japë vlerësimin karshi të tjerëve të familjes.

5. Ta nxisë fëmijën të agjërojë, të mos e hetojë, porse të vendosë si kusht që në tavolinën e shtruar për të marrë iftar të kenë privilegj të ulen aty vetëm agjëruesit. Në këtë mënyrë, fëmija do ta kuptojë se prishja e agjërimit më herët (para kohe) është një gabim i madh.

6. Të mos vendosë ëmbëlsira dhe ushqime përpara syve të fëmijës gjersa të vijë koha e iftarit, se kjo ia rikujton urinë.

Këto elemente nuk nënkuptojnë që të dobësojmë vendosmërinë e fëmijës me joshje të tilla.

7. Të kultivojë një atmosferë fetare dhe festive në shtëpi, me qëllim që fëmija ta kuptojë rëndësinë e këtij muaji, duke e bërë atë ndryshe nga muajt tjerë të vitit. Ramazani duhet të jetë diçka e veçantë.

 
  Today, there have been 72 visitors (158 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free