nehatbe
  *Menyra e te ftuarit te femijeve ne namaz*
 

Mënyra e të ftuarit të fëmijëve në namaz

 

Per fëmijët ne moshë të vogël (fëmijët me zhvillim të hershëm e deri në moshën 9 vjet)

Në këtë moshë cështja është e lehtë, disa fjalë të ëmbla e të buta për mirësitë e shumta që Allahu i madhëruar na ka dhënë me një sërë shembujsh, gjithashtu edhe dashurinë e All-llahut për robërit e Tij. Bëhet fëmija vetvetiu të ketë dëshirë për të fituar kënaqësinë e Allahut subhanehu we teala. Në këtë moshë duhet të interesohemi t'u flasim sa më shumë për All-llahun e madhëruar, vetitë dhe emrat e Tij të bukur. Përbri këtyre duke i folur edhe për domosdoshmërinë e bindjes së urdhërave të Tij, bukurinë e bindjes ndaj Tij, lehtësimet në këto urdhëra, dhe thjeshtësinë e tyre.

 

Në të njëjtën kohë duhet që i vogli të shikojë shembull të mirë para syve të tij, me shikimin e babait apo të nënës të cilët janë të rregullt në faljen e tyre 5 herë në ditë pa u mërzitur e pa përtuar, ndikon pozitivisht në shikimin e fëmijës për bindjen ndaj këtij urdhëri, e don atë sepse edhe shembulli I mirë i tij e don. Bëhet i rregullt në kryerjen e tij sikur cdo zakon i tij ditor. Por në mënyrë që mos shndërrohet  namazi në zakon, të ketë gjithmonë vendin e adhurimit duhet që ta shoqërojmë atë me disa mësime, sikur akidja, është shumë e përshtatshme këtu tregimi i historise " Isra e Mi'raxh, obligimi I namazit" apo histori nga disa sahabe e lidhja e tyre me namazin…etj.

 

Të kihet kujdes: - Ti shmangemi krejtesisht dhunës, apo mënyrave të kërcënimit. Duhet që patjetër të shfrytëzojmë mënyrat positive, me një fjalë, nxitja e fëmijës për namaz derisa të bëhet namazi një pjesë e jetës së tij. Kujdesu për të patur ujë të ngrohtë në dimër, sepse ka mundësi që fëmija t'i largohet namazit se nuk merr dot abdes me ujë të ftohtë.
 

Përsa I përket vajzave: t'ua bëjmë të dashur namazin në këtë moshë, edhe pse mund të duket si e kotë falja e saj, por ndikimi që lë tek ajo nuk mund ta marrësh me mend. Psh.- blerja e një shamije të vogël të bukur me lule apo edhe një sixhade të vogël të vecantë për të.   

Ndërsa djemtë: Nxitja e të voglit 9 vjecar të shoqërojë babain e tij për në xhami. Duke pasur parasysh që këpucët e tij të jenë të përshtatshme për këtë punë. (Eshtë mirë që të mos përdorë këpucë me lidhëse të cilat kërkojnë kohë e durim nga i vogli të lidhen), gjithashtu edhe faltorët nuk mund të presin derisa i vogli të lidhë këpucët e tij.

 

 

Per fëmijët  me zhvillim të vonuar dhe adoleshentët

    Mbas moshës nëntë vjecare vërejmë tek fëmijët në përgjithësi ndryshim kundrejt namazit, dhe mosrregullsinë e të falurit. Pra nëse ndodh dicka e tillë dijeni se është normale. Vërejmë dembelizëm, largim, justifikime, me një fjalë kalim në një fazë tjetër të jetës, e cila eshte e mbushur me plot emocione, pakontrollueshmeri të mirë të vetes, vështirësi në drejtimin e personalitetit. E këtu duhet që patjetër të sillemi e të bashkëpunojmë me fëmijët plot zgjuarsi dhe mencuri.

    Largimi nga pyetjet direkte: si psh. A e fale ikindinë? Sepse djali apo vajza me këtë mënyrë mund të detyrohen të gënjejnë, e përgjigja jote do të jetë ose të nevrikosesh për gënjeshtrën ose mbyllja e cështjes edhe pse ti e di "gënjeshtrën". Është mirë që në këtë rast të përkujtohet djali apo vajza për namaz duke thënë "ikindia o rini" një herë dy, tre, derisa të cohen. Nëse nuk cohet me këtë mënyrë të ulet pranë tij babai ose nëna duke i thënë: unë jam duke prit dicka të domosdoshme duhet patjetër të kryhet para se të ikë koha e tij", në mënyrë të prerë por jo me nerva e as në mënyrë kërcënuese.

    Nxitja përsa u përket vajzave mjafton thënia: "Unë do të falem hajde falemi bashkë" vajzat mënjanojnë nga namazi me xhemat se është më me pak mund dhe nxitës.   

    Ndërsa përsa u përket djemve mund t'i nxitësh për faljen në xhami, duke e supozuar kete dalje e rehatim nga studimi i gjatë që mund të ketë bërë, gjithashtu mund ta lidhim shkuarjen e tij për në xhami me kryerjen e ndonjë pune të vogël si: blerje të bukës, të pyesë për fqiun, etj. 

    E në të dyja rastet - si tek vajza apo tek djali - mos harrojmë nxitjen dhe dhënien vullnet me mënyra jo kërcënuese. Ngulitjen në mendjet e tyre se falja e namazit me rregullsi është cilësia më e mirë që ne na pëlqen në personalitetin tuaj, dhe se ajo është cilësi e cila i mbulon të gjitha mangësitë dhe gabimet e tjera.  

 
  Today, there have been 134 visitors (163 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free