nehatbe
  *Agjerimi*
 

Agjërimi i muajit Ramazan është detyrë e obligueshme (farz) sipas Kur'anit, Sunnetit të Pejgamberit, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe pajtimit (ixhmasë) së muslimanëve. Allahu në Kur'an thotë:

"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse, që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju". (el- Bekare : 183 -184)

Pejgamberi Muhamed, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Islami qëndron mbi pesë shtylla: Të dëshmuarit se askush nuk duhet të adhurohet, përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, kryerja e namazeve, dhënia e Zekatit, kryerja e Haxhit në Mekke dhe agjërimi i muajit Ramazan." (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).

ثshtë konsensus i muslimanëve se agjërimi i muajit Ramazan është detyrë e obligueshme në Islam (farz). Prandaj, kush e mohon agjërimin e muajit Ramazan është kafir (jobesimtar), të cilit duhet dhënë mundësia për t'u penduar. Në qoftë se ai pendohet dhe bindet se muaji Ramazan është farz, atëherë nuk duhet të ndëshkohet; përndryshe, shteti Islam e ekzekuton si qafir.

Agjërimi i Ramazanit u urdhërua në vitin e dytë hixhri, ndërsa Pejgamberi Muhamed, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, agjëroi nëntë Ramazane.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyrë për çdo musliman të rritur dhe me arsye të shëndoshë. Agjërimi nuk është i obligueshëm për qafirin dhe nuk pranohet nga ai derisa të bëhet musliman. Agjërimi gjithashtu nuk kërkohet nga fëmijët, deri sa ta arrijnë pjekurinë.

Nga fëmijët mund të kërkohet të agjërojnë po qe se mund ta bëjnë këtë pa i shkaktuar dëm vetvetes, e kjo me qëllim që, duke u rritur, të mësohen me të.

Të çmendurit dhe personat e pavetëdijshëm nuk duhet të agjërojnë. Për këtë arsye, nga pleqtë në moshë të thyera, të cilët nuk janë mendërisht të aftë dhe nuk mund të bëjnë dallimin mes gjërave, nuk pritet të agjërojnë dhe nuk ka nevojë që të ofrojnë ushqim për mos agjërimin e tyre.

 

Dobitë e agjërimit

Njëri nga emrat e Allahut të madhërishëm është edhe El-Hakim (i Urti). Urtësia është atribut i bërjes së gjërave në mënyrë të përsosur dhe në perspektivën e tyre të duhur. Prandaj, çdo gjë që krijoi Allahu, ose që na urdhëroi ta kryejmë duhet të jetë për shkak të një urtësie të lartë, të cilën ne ndoshta mundemi ose nuk mundemi ta kuptojmë.

Agjërimi, ashtu siç është përshkruar nga Allahu, ka dobitë vijuese: Ai është një akt adhurimi, përmes të cilit muslimani përpiqet ta kënaqë Zotin e tij duke abstenuar nga gjërat siç janë ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime, në mënyrë që të fitojë miratimin dhe shpëtimin e Allahut. Në këtë mënyrë, muslimani përmes vetëmohimit tregon se, në vend të asaj që ai e pëlqen, e ka pëlqyer atë që e ka zgjedhur Allahu dhe se në vend të kësaj jete, ai e ka zgjedhur jetën e amshuar.

Një dobi tjetër është se agjërimi paraqet njërën nga arsyet që e bëjnë njeriun t'i frikësohet Allahut. Allahu thotë: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."

Agjëruesi duhet të jetë person që i frikësohet Allahut të Lartësuar, duke iu bindur urdhrave të Tij, si dhe duke u përmbajtur (abstenuar) nga gjërat, të cilave Ai na ka urdhëruar që t'u shmangemi. Ky është qëllimi përfundimtar i agjërimit. Nuk është qëllimi që të torturohet agjëruesi, duke e ndaluar atë nga ngrënia, pirja apo marrëdhënia seksuale. Pejgamberi Muhamed, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu nuk ka nevojë për një person që përmbahet nga ngrënia dhe pirja, nëse personi i tillë nuk përmbahet nga gënjeshtrat, nga veprimi dhe shprehja e injorancës së tij sipas këtyre gënjeshtrave." (Buhariu).

"Të vepruarit sipas gënjeshtrave" përfshin të gjitha veprimet armiqësore ndaj të tjerëve përmes mashtrimit, rrahjes, tradhtisë ose vjedhjes. Kjo përfshin të dëgjuarit e gjërave të cilat nuk lejohen të dëgjohen, deri te dëgjimi i këngëve dhe instrumenteve të ndaluara.

Po qe se një person agjëron në përputhje me ajetet Kur’anore dhe me thëniet e Pejgamberit, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, atëherë agjërimi i tij do ta shpjerë drejt përmirësimit të vetes si dhe drejt përmirësimit të moralit dhe sjelljes së tij, ndërsa ai do të vërejë se me përfundimin e Ramazanit, ka përparuar shumë në moralin e tij personal.

Një nga dobitë e agjërimit është se personi i pasur është në gjendje ta çmojë bamirësinë e Allahut ndaj tij. Ai kupton se Allahu e ka furnizuar atë me një qasje të lehtë dhe të lejuar ndaj gjërave që ai dëshiron, siç janë ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime. Një njeri i tillë duhet ta falënderojë Zotin e tij për dhuratat e Tij dhe t'i ketë ndërmend vëllezërit e tij të varfër, të cilët nuk i kanë këto gjëra. Prandaj, ai duhet të jetë bamirës ndaj tyre, duke u ofruar ndihma (sadaka) dhe mirësjellje.

Një dobi tjetër e agjërimit është që ta stërvitë agjëruesin që të kontrollojë shpirtin e tij, në mënyrë që ta udhëheqë atë drejt interesit dhe lumturisë së vërtetë, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Ai do ta ruante veten nga të jetuarit si një kafshë, e cila nuk mund ta ruajë veten nga dëshirat dhe epshet e saj.

Dobitë e tjera të agjërimit lidhen me higjienën; janë dobi që vijnë nga pakësimi i ushqimit të futur në trup dhe nga mos ngarkimi i sistemit të tretjes.

 

Agjërimi i të sëmurit dhe udhëtarit:

 

Përkitazi me agjërimin e personit të sëmurë apo udhëtarit, Allahu thotë: "…e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë."

Ekzistojnë dy lloj të sëmurësh:

Lloji i parë: personi, sëmundja e të cilit është e vazhdueshme dhe e pashërueshme, siç është kanceri, leukemia, anemia etj.

Një njeri me të tilla sëmundje nuk duhet të agjërojë, për shkak se ai nuk mundet në asnjë kohë ta durojë agjërimin. Sidoqoftë, ai duhet t'u ofrojë ushqim (kompensim) të varfërve për çdo ditë që lë pa agjëruar. Në këtë drejtim, ai mund t'i mbledhë një grup të varfërish, të barabartë me numrin e ditëve që ka lënë pa agjëruar, dhe atyre t'u ofrojë drekë ose darkë, siç vepronte Enes b. Maliku kur u mplakë. Ose, mund t'i shpërndajë ushqim një grupi të varfërve, të barabartë me numrin e ditëve të paagjëruara. اdo personi të varfër duhet dhënë një çerek te "sa'aut të Pejgamberit", që është një sasi e ushqimit e barabartë me pesëqind e dhjetë gramë grurë të mirë. ثshtë e preferuar që kësaj sasie t'i shtohet sasia e duhur e mishit apo vajit, e nevojshme për gatim.

I ngjashëm është edhe personi në moshë të thyer, i cili nuk është në gjendje të agjërojë, ai duhet t'i ofrojë ushqim një të varfëri për çdo ditë që e ka lënë pa agjëruar.

Llojit të dytë i takon personi që është përkohësisht i sëmurë (p.sh. personi në ethe), ndërsa në këtë rast kemi tri kategori:

Kategoria e parë:

Ai që vëren se agjërimi për të nuk është i vështirë dhe i dëmshëm. Në këtë rast duhet të agjërojë për shkak se nuk ka kurrfarë arsyeje për mos ta bërë këtë.

Kategoria e dytë:

Ai që sheh se agjërimi për të është i vështirë, por jo edhe i dëmshëm. Në këtë rast agjërimi nuk është i këshillueshëm për të, për shkak se është më mirë që ai ta shfrytëzojë lejen e Allahut, pasi që agjërimi do të ishte i vështirë për të.

Kategoria e tretë:

Ai, për të cilin agjërimi do të ishte i dëmshëm. Në këtë rast agjërimi është i ndaluar (haram), për shkak se Allahu thotë: "As mos e vrisni (ose shkatërroni) vetveten, për shkak se vërtet Allahu ka qenë shumë i Mëshirshëm ndaj jush", dhe ka thënë: "Dhe mos bëni që me duart tuaja ta shkatërroni vetveten."

Ndërsa në një hadith, Pejgamberi Muhammed, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Mos dëmtoni (vetveten) e as mos dëmtoni (të tjerët)." (Transmetuar nga Ibn Maxhe dhe Hakimi).

Dëmi i agjërimit mbi një njeri të sëmurë mund të verifikohet si nga vetë i sëmuri, ashtu edhe nga ndonjë mjek i besueshëm. Kështu, po qe se një njeri i kësaj kategorie e ndërpret agjërimin e tij, ai duhet t'i agjërojë ato ditë menjëherë posa ta marrë veten (të shërohet). Mirëpo, po qe se vdes para se të shërohet, atëherë obligimi lihet, për shkak se ai ka pasur për qëllim që t'i plotësojë ato ditë të lëna në ditët që nuk arriti t'i jetojë.

Për sa u përket udhëtarëve, ekzistojnë dy lloj syresh: njeri, i cili përpiqet t'i shmanget agjërimit duke u nisur për udhëtim. Kjo nuk i lejohet, për shkak se mashtrimi për shmangien e një detyre të obligueshme të Allahut, nuk e eliminon vetë atë detyrë. Për sa i përket llojit të dytë (udhëtarit të vërtetë), ekzistojnë dy grupe:

Grupi i parë:

Udhëtari i cili përjeton vështirësi të jashtëzakonshme. Në këtë rast agjërimi është haram (i ndaluar), për shkak se Pejgamberi, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, që ishte duke agjëruar gjatë fushatës fitimtare (Fet'hi Mekke), kur kuptoi së disa njerëz që ishin me të përjetonin vështirësi të mëdha nga agjërimi, ndërsa ishin duke bërë pikërisht atë që bënte edhe ai, e piu një kupë me ujë, pas namazit të ikindisë, kur njerëzit ishin duke e shikuar. Në atë rast i treguan se disa njerëz ende agjëronin. Atëherë, ai tha: "Ata janë mos bindësit, ata janë mëkatarët." (shënon Muslimi).

Grupi i dytë:

Këtij lloj udhëtari, agjërimi i duket vështirë, por jo jashtë mase. ثshtë e preferuar që ky udhëtar të mos agjërojë, për shkak se, me vetë agjërimin, ai do ta refuzonte lejimin e Allahut e gjithashtu do t'i shkaktonte vështirësi dhe vuajtje vetvetes.

Grupi i tretë:

Këtij udhëtari, agjërimi nuk i duket i vështirë. Ai duhet të bëjë atë që është më e lehtë për të (d.m.th. ai zgjedh mes agjërimit dhe mos agjërimit), për shkak se Allahu thotë: "Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju."

Udhëtari konsiderohet se është në udhëtim që nga çasti kur lë qytetin (vendin) e vet e derisa të kthehet prapë, madje, edhe po qe se ai qëndron në qytetin e destinacionit për një periudhë të caktuar kohore, nëse qëllimi i tij është që mos të mbetet në të pasi ta kryejë atë për çka ka udhëtuar.

Në këtë rast ai i shfrytëzon lejimet e dhëna për udhëtarin, madje, edhe nëse qëndrimi vazhdon për një kohë të gjatë, për shkak se kurrfarë veçantish nuk janë shënuar nga Pejgamberi Muhammed mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, lidhur me periudhën kohore që e përcakton udhëtimin.

Nuk ekziston kurrfarë dallimi ndërmjet udhëtimeve (me lejimet e bashkëngjitura) që janë të rëndësishme, si ato të Haxhit apo të Umrës, ose vizitat e ndonjë kushëririt ose tregtia e të ngjashme dhe atyre të bëra me shoferët e taksive apo të kamionëve. Shoferët e tillë konsiderohen si udhëtarë që nga çasti kur lënë vendbanimin e tyre, ndërsa mund t'i gëzojnë të gjitha lehtësimet e lejuara për udhëtarët, siç janë mos agjërimi në Ramazan, shkurtimi i namazeve prej katër rekatesh, bashkimi i dy namazeve kur është e nevojshme, siç janë dreka e ikindija, dhe akshami e jacija.

 

Gjërat që e prishin agjërimin:

 

Ekzistojnë shtatë gjëra që e prishin agjërimin:

1. Marrëdhëniet seksuale: Kur një agjërues kryen marrëdhënie seksuale, agjërimi i tij prishet. Po qe se ai është njëri nga personat, nga të cilët kërkohet të agjërojnë, ndërsa marrëdhënia seksuale ka ndodhur gjatë ditës, atëherë do të obligohet të shpaguaj për këtë. Në rastin e këtillë shpagimi do të ishte njëra nga gjërat vijuese përkatësisht: e para është lirimi i një robi; po qe se kjo nuk është e mundshme, atëherë ai duhet të agjërojë dy muaj pa ndërprerje. Nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë ai duhet t'i ushqejë gjashtëdhjetë persona të varfër.

2. Ejakulimi (dalja e spermës) përmes prekjes, puthjes ose përqafimit. Puthja pa dalje të spermës nuk e prish agjërimin.

3. Marrja e çfarëdo lloj ushqimi apo pije që arrin deri në bark ose përmes hundës apo përmes veshëve. ثshtë e ndaluar për personin që agjëron të thithë tym që arrin deri në bark. Marrja erë parfumeve është e lejuar.

4. اdo gjë që i ngjan ngrënies ose pirjes. Për shembull, çfarëdo injeksioni vitaminoz që vepron si ushqim. Përndryshe, injeksionet e tjera lejohen gjate agjërimit.

5. Nxjerrja e gjakut përmes prerjes ose hapjes së venave, kur kjo shkakton plogështinë e trupit. Nxjerrja e sasisë së vogël të gjakut është e lejuar.

6. Vjellja e qëllimtë.

7. Paraqitja e të përmuajshmeve (menstruacioneve), ose gjakderdhja pas lindjes.

 

Efektet e shtatë gjërave të lartpërmendurave u nënshtrohen tre kushteve vijuese.

Kushti i parë:

Personi që agjëron duhet të jetë i vetëdijshëm për rregullin në atë kohë. Prandaj, nëse një person pi duhan gjatë agjërimit, duke qenë i bindur se kjo nuk e prish agjërimin e tij, atëherë agjërimi i tij nuk do të prishet, për shkak se ai nuk i di rregullat.

Kushti i dytë:

Të mos jetë me harresë. Kështu që, nëse një person që agjëron ha ushqim duke harruar se është duke agjëruar, agjërimi i tij nuk prishet.

Kushti i tretë:

Të mos jetë i detyruar me dhunë. Po qe se detyrohet të hajë apo të pijë, agjërimi i tij nuk prishet.

Ngjashëm me këtë, po qe se ai duke e shpërlarë gojën me gargarë, ose duke hedhur ilaç me pika në sytë e tij, disa pika të ujit ose të ilaçit arrijnë pa qëllim deri te barku i tij, agjërimi i tij nuk prishet.

Vlen të shënohet se përdorimi i furçës së dhëmbëve nuk e prish agjërimin. Përkundrazi, është sunnet të pastrohen dhëmbët gjatë agjërimit.

Personit që agjëron i lejohet të bëjë çka do që i pakëson telashet për shkak të vapës dhe etjes, siç është përdorimi i ujit për ta freskuar trupin. Pejgamberi, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, derdhte ujë mbi kokën e vet derisa agjëronte. Ibën Omeri e lagte një copë rrobe dhe e vente mbi trupin e vet.

Gjërat e këtilla janë lehtësime, të cilat Allahu na ka lejuar t'i gëzojmë.

 

(version i shkurtuar nga broshura me këtë titull, e botuar në vitin 199?; botues: Driton LEKAJ)

Muhamed b. Uthejmin

 
  Today, there have been 63 visitors (136 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free