nehatbe
  *Nje minut mjafton*
 

Një Minute i Vetëm Mjafton
nga Dr. Hasan Shemsi Basha

Shumë diskutojnë njerëzit sot për edukimin e fëmijëve të tyre: Si t'i drejtojnë e udhezojne ata ne rruge te drejte pa përdorur mënyra të gabuara.

Nëse ankohesh nga parregullsia e femijeve te tu, apo ndjen se ke problem në edukimin e tyre mundohu te perdoresh menyren " Vetem Nje Minute", një mënyrë e re kjo në edukimin e fëmijëve. Si realizohet kjo në një minutë?

Kritike në një minutë

  • Fillimisht lajmëro fëmijët e tu se ti nuk do që të jesh gjykues i tyre e as ata gjykues të tu, dhe se ti nuk don që të jesh diktator në shtëpi, e që sot e tutje do të ndjekim një mënyrë të re në edukim.
  • Lëri fëmijët e tu që të ndjehen të pakënaqshëm në kryerjen e gabimit të tyre, por të kënaqur ndaj vetes së tyre.
  • Nëse fëmija bën ndonjë gabim mos e shiko drejt në sy, kritikoje shkurtimisht për atë që bëri pa marrë nga koha jote vetëm se disa sekonda, bëje të ndjehet se ti je e zemëruar nga veprimi i tij dhe të ndjejë të njëjtën gjë që ti ndjen, në gjysmën e parë të minutit. Pra nuk ka kohë që fëmija të diskritohet, por ka shumë rëndësi ta ndjejë këtë kritikë. Bëje të ndjehet se ai nuk e pëlqen veprimin e kryer, përkrah kësaj moskënaqësia jote. Asnjë nuk don të diskritohet apo të ç'vlerësohet. Më pas merr frymë thellë, dhe ndjehu e qetë shpirtërisht, pastaj shiko drejt e në sy të tij , në gjysmën e dytë të minutit, në mënyrë që të ndjejë se ti je përkrah tij e jo kundra, dhe se ti e don shume por nuk të pëlqejnë veprimet e tij. Thuaji gjithashtu se ti je djalë i mirë dhe se ti je e kënaqur prej tij, porse nuk je e kënaqur nga veprimet që ai kryen, e unë nuk të lë të gabosh sepse të dua.
  • Përqafoje fëmijën fort në kraharor në mënyrë që të ndjehet se koha e kritikës mbaroi.
  • Do të ndjehen fëmijët tu mbas një farë kohe se:

    së pari: Veprimet e tyre të gabueshme nuk do të kalojnë aq lehtë pa u llogaritur.

    Së dyti: Se ata janë fëmijë të mirë.

    E së treti: Se ata janë të dashur tek prindërit e tyre.
  • Në këtë mënyrë ndjehen fëmijët se duhet të jenë të sinqertë me prindërit e tyre, ulen e bisedojnë me ta e u tregojnë atyre për mendimet dhe ndjenjat e tyre. Ndjehen të nevrikosur nga vetvetja në momentin e kryerjes së gabimit. Pastaj e shfaqin dashurin që kanë për prindërit.
  • Në rast se djali yt kthehet me vonesë në shtëpi, e këtë vonesë ai e ka përsëritur më shumë se një herë gjatë javës. Shikoje drejt e në sy, e thuaji: "Je kthyer me vonesë, e kjo u përsërit dy herë gjatë kësaj jave". E më pas duhet ta shfaqësh zemërimin tënd me thënien: "Unë jam e mërzitur dhe jo e kënaqur prej teje sepse kjo u përsërit dy herë".
  • Do të ndjejë djali yt mbas këtyre fjalëve të shkurtra, e shfaqjen e zemërimit tënd me sinqeritet se ai nuk e do këtë lloj veprimi. Sepse askush nga ne nuk don të diskritohet nga askush. E kjo është ajo që ti don në gjysmën e parë të minutit: don që djali yt apo vajza të ndjehen të pakënaqshëm ndaj verpimit te bere.
  • Porse cfarë bën nëse djali yt mërzitet e fillon të justifikohet? Këtu duhet të plotësosh gjysmën tjetër të minutit e cila është celësi i suksesit të kritikës që je duke bërë.
  • Shikoje drejt e në sy, në mënyrë që të ndjehet se ti je përkrah tij e jo kundra, e thuaji atë që ai dëshiron të dëgjojë nga ti se: Ai është person I mirë dhe se ti je e kënaqur prej tij porse nuk je e kënaqur nga veprimi I tij I sotshëm, dhe se kjo cështje të mërzit. Pastaj shtrëngoje fort në kraharor në mënyrë që ta ndjehet se kritika ndaj gabimit mbaroi pa e përmëndur një gjë të tillë.
  • Kështu që në gjysmën e parë të minutit e kritikove fëmijën tënd në një kohë shumë të shkurtër, ia përcaktove gabimin e bërë, dhe e shfaqe zemërimin tënd ndaj gabimit të kryer. Ndërsa gjysma tjetër e minutit është e mbushur përplot dashuri, qetësi, besim e prehje. Në këtë mënyrë ndjen fëmija jot se cështja është më e fortë sesa kur rrihet, dhe se gabimet e tij nuk kalojnë pa llogari.
  • Imam el-Gazali- rahimehull-llah- e ka zbuluar dobinë e kësaj mënyre para disa shekujsh, i cili ka thënë në mjekimin e gabimit të fëmijës: "Duhet që fëmija të kritikohet në fshehtësi, e t'ia zmadhojmë gabimin e bërë ( pa e marre vesh askush)e t'i thuhet: "Kij kujdes mos bësh gabim të tillë herë tjetër". Mos ia përmënd gabimin e bërë herë pas here, sepse i bëhet dicka normale më pas të dëgjojë fjalë të tilla, dhe se me pas fjalët nuk i zënë vend në zemër".

Shpërblimi i tij në një minutë

  • Nëse fëmija jot kryen ndonjë veprim që i takon të shpërblehet, bëje të ndjehet i lumtur kur kryen vepra të mira ashtu sikur e bëre të ndjehet fajtor kur bëri gabim. Ji e vëmëndshme në momentin kur fëmija jot kryen vepra të mira, e përdor me ta mënyrën më të mirë për të cilën merituan shpërblimin.
  • Bëji me dije ata- në gjysmën e pare të minutit- për cka vepruan, dhe se ky veprim të ka gëzuar. Qëndro më pas disa sekonda mos fol, qetësia jote i bën ata të ndjehen të kënaqur nga vetvetja. Pastaj thuaju se ti i do shumë, dhe në fund vulose shpërblimin tënd me një të përqafuar apo me ferkim të kokës me ngrohtësi. E gjithë kjo nuk do të marrë prej teje më shumë se një minutë. Porse ndjenja e tyre e kënaqësise në vetvete do t'i shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ndoshta mënyra e shpërblimit në një minutë do të ishte dhurata më e bukur që ua bëjnë prindërit fëmijëve.

 
  Today, there have been 24 visitors (30 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free