Fjalor i faqes
Allah - Allahu eshte Zoti dhe Krijuesi i Universit, Meshiruesi, i Gjithedituri, Mbrojtesi, i Madheruari, Furnizuesi, qe degjon e sheh çdo gje, i Pari, i Fundit dhe i Perjetshem. Ne Kur'ani permenden 99 emrat e bukur te Allahut te cilat shprehin cilesite Tij permes te cilave Muslimanet mund te kuptojne dhe njohin Ate.
Abdes - Nje lloj pastrimi qe duhet bere para se dikush falet ose para se te lexoje Kur'an.
Ezan - Thirrja para kohes se faljes quhet Ezan. Personi i cili therret Ezanin quhet Mu'ezin. Muezini therrer Ezanin pese here ne dite kur Muslimanet falin namazin e tyre. Ezani ka disa fjale dhe shprehje specifike qe recitohen me ze te larte ne gjuhen Arabe qe te lajmeroje njerezit se koha per t'u falur erdhi.
Es-selamu Alejkum - Kjo eshte pershendetja e Muslimaneve kur takojne njeri tjetrin. Kuptimi i te ciles eshte "Paqja qofte mbi ju!" Kjo pershendetje mund te ndeshet edhe ne keto forma: "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullah" qe do te thote "Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi ju"; ose "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu", e cila perkthehet "Paqja, Meshira dhe Bekimi i Allahut qofte mbi ju!"
Bismilah - Do te thote "Ne emer te Allahut". Me kete shprehje Muslimani fillon aktivitetet e tij ditore, leximin e Kur'anit, etj. Forma e gjate e shprehjes eshte "Bismilahir rahmanir rahim" qe do te thote "Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit".
Da'ua - Kuptimi i kesaj fjale eshte "Te ftosh te tjeret ne Islam".
Dhiker - Permendja e Allahut
Dua - Nje lutje/ kerkese drejtuar Allahut xh.sh.
Dynja - Kjo bote ku jetojme aktualisht, ose jeta ne kete bote, ndryshe nga Ahireti - Jeta tjeter.
Farz - Dicka ose nje veprim qe eshte i detyrueshem per nje Musliman, si psh namazi 5 here ne dite, etj.
|