nehatbe
  *Si te marim abdes*
 

Si te marrim abdes?

Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem. Per kete arsye, kemi ndertuar kete faqe modeste me disa shembuj (fotografi). Nese nuk doni kete version me imazhe, ju mund te shkoni ne seksionin pa imazhe.. Ne kete seksion jemi munduar te shtjellojme aktin e abdesit dhe gjithashtu kemi sjelle disa spjegime si psh: 

 Si duhet te jete uji me te cilin merret abdesi?
 Cfare e prish Abdesin

Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim. 
Me pas: 
 
 

·Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyçe. 

 

 

·shpelajme gojen dhe hundet tre here 

  

· pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes) 

  

· pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes. 
·Te njejten gje bejme dhe me doren e majte. 

 

· me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes. 

 

· me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve. 

 

· Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten). 

Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut). 

 


Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).

 

- Duhet te jete i paster. 
- Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur. 
- Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet. 
- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR. 
- Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te). 

 

 


Cfare e prish Abdesin?

- Abdesi prishet kur njeriu fle gjume. 
- Kryen nevoja personale . 
- Nxjerrja e gazrave. 
- Ngrenia e mishit te deves. 

 
  Today, there have been 63 visitors (131 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free