nehatbe
  *Disa keshilla para iftarit*
 
DISA KËSHILLA PARA  IFTARIT …!





All-llahu I lartesuar thote :
”pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje”{El Bekare}





Shpejtimi i Iftarit është mirësi:


Sehl ibn Sead r.a transmeton se i Dërguari I All-llahut ka thënë :
Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi  përderisa e shpejtojnë Iftarin'' …(transmeton Buhariu dhe Muslimi)


Shpejtimi i Iftarit është Sunneti i të Dërguarit të All-llahut :

Nëse umeti musliman e shpejtojnë iftarin,ai vazhdon të jetë në rrugën dhe sunnetin e të Dërguarit të All-llahut  dhe të parëve tanë të sinqertë.

Sigurisht që nëse ata vazhdojnë të kapur me dhëmball në këtë rrugë rrefuzojnë çdo gjë që del nga bazat e saj,ata nuk kanë për të humbur kurrë me lejen e All-llahut të Madhëruar.

Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari I All-llahut ka thënë :” Feja do të vazhdojë të jetë triumfuese përderisa njerëzit e shpejtojnë iftarin ,për atë se çifutët dhe krishterët e vonojnë atë (transmeton Ebu Davudi dhe Ibn Hibani me zinxhir të mirë)

 

Bërja iftar para faljes së Akshamit:

I Dërguari I All-llahut alejhi selam bënte Iftar para se të falej ,pasi shpejtimi i Iftarit është nga morali i Pejgambërve.Bënte Iftar e më pas falej.

Transmetohet nga Ebu Derda r.a se ka thënë:
''tri gjëra janë nga morali profetik ; shpejtimi i iftarit,vonimi i syfyrit dhe vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në namaz
''.



Me çfarë çelet Iftari :

I Dërguri i All-llahut alejhi selam nxiste gjithnjë që agjërimi të çelej me hurma nëse nuk i gjente ato atëherë me ujë, dhe gjithnjë kujdesej për ummetin e tij dhe këshillimin e tyre .


Zoti I Botëve I Cili e dërgoi Muhammedin alejhi selam mëshirë për mbarë njerëzimin ,thotë
 ''Juve ju ka ardhur një I Dërguar (Muhammedi) nga mesi I juaj.Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim a vështirësi. Ai kujdeset dhe është lakmues I Rrugës së Drejtë për ju ,është I ndjeshëm dhe I mëshirshëm për besimtarët'' {Teube:128}


Lutjet para iftarit:

Ebu Hurejre r.a transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë :”Tre personave nuk u refuzohet lutja, agjëruesit kur bën dua-lutje para Iftarit ,duaja-lutja e udhëtarit,dhe duaja-lutja e atij që i është bërë padrejtësi.”


Andaj vëlla e motër shfrytëzoje këtë kohë sa më shumë në lutje që kemi nevojë unë dhe ti dhe gjithë robërit e All-llahut …!

Ndërsa dhe ja disa dua qe mund të bëhen para Iftarit po citojmë një prej tyre :

“Kaloi etja, u mbushën venat dhe u arrit shpërblimi InshAll-llah-në Dashtë All-llahu(transmeton Ebu Davudi etj dhe cilësohet si hadith hasen-i mirë )


Të dhënurit iftar Agjëruesit:

Mundohu vëlla dhe motër, All-llahu të shpërbleftë dhe të mundësoftë për punë të mira dhe të mbara, që të ushqesh agjëruesin, për shpërblimin e madh dhe të mirat e pafundme që vijnë nga kjo gjë .

I Dërguari I All-llahut alejhi selam thotë :” Kush i bën Iftar një agjëruesi, ai ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar duke mos i mangësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë “
(transmeton Tirmidhiu, Ibn maxhe dhe Ibn Hibani –hadithi cilësohet i saktë )



All-llahu na pranoftë neve dhe juve namazet, agjërimin, lutjet -duatë ,

Amiiin



Shkëputur një pjesë nga libri"Agjërimi i Muhammedit s.a.v.s në Ramazan"

autor:Selim ibn Ijd el Hilali,Ali Hasen ali Abdulhamid

përktheu:Unejs Shuajb Murati



Esselamu alejkum we rahmetulah "





Comments on this page:
Comment posted by Guestsoupt( samburton202aol.co.uk ), 12/31/2017 at 11:04pm (UTC):
guest test post
<a href=" http://kioppoerk.com/ ">bbcode</a>
<a href="http://kioppoerk.com/">html</a>
http://kioppoerk.com/ simple



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:

 
  Today, there have been 19 visitors (276 hits) on this page!  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=